Baloteli: Në Angli më kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë

18 Maj 2013, 12:21Sport TEMA

Mario Baloteli është shprehur shumë i lumtur për largimin e tij nga Anglia. Sipas tij, në Angli e kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“A më kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë në Angli? Po. Por nuk dua të flas nëse jam trajtuar keq apo jo. Nuk më intereson. Tani jam larguar nga Anglia dhe jam i lumtur për një gjë të tillë. Tani jam shumë i lumtur pasi jam pranë familjes dhe miqve të mi. Mund të qetësohem dhe të gjej pak nga privatësia ime, më shumë sesa në Angli ku isha shpesh i vetëm”.

“Gjërat që kanë shkruar nëpër gazeta, që thuhet se kam bërë në Angli, shumë pak janë të vërteta. Pjesa më e madhe janë vetëm pjesë e imagjinatës së gazetarëve. Por kur të krijohet imazhi i një personi të atij lloji, më pas të gjithë mendojnë se je i tillë dhe të gjithë i marrin edhe gënjeshtrat për të vërteta të mirëqena. Në jetën time kanë ndodhur gjëra të veçanta, por nuk mendoj se kanë ndodhur gjëra të cilat mund të shtyjnë njerëzit të mendojnë se unë jam i çmendur”, tha Baloteli.

“Jam një njeri normal. Por e rëndësishme për mua është se njerëzit që më njohin, e dinë se si jam”, vijoi më tej 21-vjeçari, që kaloi dy sezone e gjysëm tek Mançester Siti./b.l

3 komente në “Baloteli: Në Angli më kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ju lutem ,vetem e shihni ne fytyre dhe i vini nje CMIM .

    1. roland says:

      po perpiqem ta shoh, por spo e gjej dot ftyren

  2. Erjon V says:

    Shume te paskan respektuar o Balotel se te ishe ketu ne Tirane apo Athine nuk do te caktonin as kepucar te ndermarrja e rriparim sherbimeve te llustroje kepucet e Ndyrcim Kullajt, por do te linin detyre te pastroje WC te Kinema Partizani dhe te krehje ndonje nga keta te LGBT se cetes se K. Pinderit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje