Heinkes: Tashmë më kërkon e gjithë bota

18 Maj 2013, 12:22Sport TEMA

Sezoni i jashtëzakonshëm me Bajernin e Mynihut ka bërë që Jup Heinkes, pavarësisht 68 viteve të tij mbi supe, të jetë një ndër trajnerët më të kërkuar në qarkullim, duke qenë se në fund të sezonit do të largohet nga bavarezët. Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Heinkes.

“E gjithë bota më ka kontaktuar dhe kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mia edhe pse për momentin jam ende nën kontratë. Por unë jam i përqendruar vetëm te finalja e Ligës së Kampioneve dhe jo te negociatat për të ardhmen time”, ka thënë Heinkes.

Për të flitet se kanë shfaqur interes Real Madrid dhe PSG, por Heinkes është shprehur se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Gjermania në këtë moshë.

“Kur isha 10 apo15 vjet më i ri, mund të kisha menduar për një përkushtim afatgjatë jashtë Gjermanisë. Por tani duhet të kujtoheni se nuk jam më aq i ri”, ka thënë ai./b.l

4 komente në “Heinkes: Tashmë më kërkon e gjithë bota”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ik tek BARCELONA se nuk do zhgenjehesh !

  2. nuk harroj says:

    Ta befte zoti mbare kudo qe te vesh se je njeshi per momentin.Por do kisha deshire te te shihja prap ne bangon e Realit.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Urime dhe suksese per finalen

  4. Horri i Bulevardit says:

    Ja ka hudh grepat Reali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje