Berluskoni shkarkon Alegrin, Milani e përgënjeshtron

21 Maj 2013, 10:50Sport TEMA

“Berluskoni shkarkon Masimiliano Alegrin”. Ky ishte lajmi kryesor që pushtoi medita italiane mbrëmjen e djeshme. Kjo, pas publikimit të një letre të Berluskonit, që merrte mbi vete meritat e kualifikimit në Ligën e Kampioneve dhe bënte të ditur ndërrimin e stafit teknik.

“Do të ketë një ndryshim total në stafin teknik. Nëse është e nevojshme do të riorganizojmë edhe strukturën e klubit. Pas fillimit zhgënjyes të sezonit, mu desh të ndërhyja dhe të kërkoja që situata të ndryshonte sa më parë. Isha unë që insistova që skuadra të zbriste në fushën e lojës me një rreshtim të ndryshëm taktik, pasi kam shumë eksperiencë në këtë fushë”, thuhej në letrën e Berluskonit, publikuar gjatë emisionit “Il Processo di Biscardi”.

Por, 30 minuta më vonë erdhi përgënjeshtrimi nga klubi i Milanit, duke qenë se Berluskoni nuk e ka bërë atë deklaratë.

“Presidenti i nderit, Silvio Berluskoni, na ka komunikuar se nuk ka lëshuar asnjë deklaratë apo nuk ka shkruar asnjë letër që ka si objekt klubin e Milanit”, thuhet në reagimin e shkurtër të Milanit./b.l

1 komente në “Berluskoni shkarkon Alegrin, Milani e përgënjeshtron”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pavaresisht se cdo te ndodhe me ALEDRIN ,une e perfshij ate ne listen e ANONIMATEVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje