Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions

19 Maj 2013, 16:00Sport TEMA

Mats Humels mund të jetë mungesa e madhe e Borusia Dortmund në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Bajern Mynih pas një jave në stadiumin “Uembli” të Londrës. Qendërmbrojtësi i Borusias dhe kombëtares gjermane u dëmtua në minutat e fundit të sfidës kundër Hofenhaim në kampionat, të luajtur dje, ndërsa situata nuk duket e mirë, edhe sipas fjalëve të vetë trajnerit Klop.

“Fakti që ai nuk arriti të vazhdonte pasi ndrydhi këmbën nuk është një shenjë e mirë. Kyçi i është ënjtur dhe ndjen dhimbje, doktorët tanë thanë se ekziston një mundësi shumë e vogël që ai të marrë pjesë në finale”, deklaroi trajneri i Borusias menjëherë pas ndeshjes ku skuadra e tij u mund me rezultatin 2-1.

Ky është një lajm mjaft i keq për Klop, i cili rrezikon të humbasë një nga elementët më cilësorë, sidomos duke pasur parasysh se mbrojtja e Dortmundit do të ketë një punë shumë të vështirë përballë sulmit të rrezikshëm të Bajern Mynih.

Skuadra gjermane aktualisht po përpiqet të kthejë në formën më të mirë edhe mesfushorin Mario Gëtze, i cili është dëmtuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Real Madrid dhe nuk dihet nëse do të jetë në gjendjen më të mirë për sfidën ndaj skuadrës së ardhshme të tij./lajmeshqip

9 komente në “Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions”

  1. Ben Chicago says:

    Borusia eshte supriza e bukur e ketij viti.jam i bindur qe do ta fitoje finalen.

  2. x says:

    Bravo QEN CHICAGO gjithmone idjotesira
    do flasesh hahaha

    1. neutral says:

      Nuk kam gje me Ben Chikagon, edhe pse komenti i tij duket se e ka zemeruar “x”-in. Ne fund te fundit ai ka te drejte te kete qejf cilin ekip te doje dhe nuk besoj se kemi te drejte ta marrim inat per kete; Per me teper qe ajo qe thote per karakterin e bukur surprizues te Borussia-s eshte plotesisht e vertete. Veçse mendoj se kjo kupe do te shkoje ne Munich. nuk duhet harruar se, jo vetem qe kete vit bavarezet kane qene ne nje forme te shkelqyer edhe ne kampionat edhe ne “champions”, por ne te tilla ndeshje, pavaresisht nga bilancet e brendshme, fanella ka nje peshe te rende dhe te padiskutueshme.
      sidoqofte, futbolli prandaj eshte i bukur se nuk te jep kurre mundesine qe ta besosh se ke fituar edhe atehere kur kjo duket e sigurte.
      Kam vetem nje verejtje per Benin dhe per te gjithe ata qe komentojne ne kete forum: mos e ofendoni me Borussia-n duke e quajtur “surprize”, “simpatike” etj. Ajo eshte nje skuader e madhe qe, ne fund te fundit ka edhe nje yl ne fanellen e vet dhe qe ka nje grup talentesh te medha, pas te cileve po vrapojne skuadra si Real, Barça, Manchester etj. qe nuk kane ditur asnjehere te kultivojne talente vete, siç ka bere Borussia e madhe, por t’i gjuajne dhe t’i blejne ata neper bote. Prandaj edhe Gjermania eshte bere perseri ekipi me i mire ne bote, sepse ka telente te tille.

  3. koz dynjaja says:

    po ckeni qe e trazoni ben cikagon ,ai ka nje deshire ,mundet qe edhe te behet realitet . mos vall do te behet kiameti ne se humbet bajerni ?
    jo ,se mos bajerni e ka per here te pare qe humbet finalet ?

  4. AJ NEW YORK says:

    Sa shume me pelqejne keta antigjermanet tani Jan bere me dortmundin… mos harroni se edhe Dortmund eshte skuader gjermane… gjithsesi un do te festoje per cilen do te fitoje,, Dortmund eshte skuadra ma e mire e planetit per kete vit ndersa bayern ka ardhe nga nje planet tjeter ata Jane jashtoksore,,, do te shofim nje super ndeshje por bayern do te fitoje ne fund don jup do ta mbydhe karrieren si akush tjeter me nje supor triplete!!!! Bayern edhe Dortmund familimenderit per cdo emocion qe na dhuruat kete vit I shkerrdhyet te gjithe duke filluar nga anglezet italianet edhe perfunduat me spanjollt ,, mos harroni ky eshte vetem fillimi ,, sezonin tjeter do te jemi aty perseri

  5. kinezi says:

    sa do inat ti kemi gjermanet por duhet tu japim hakun.per momentin kan futboll spektakolar dhe shume grind,kan mentalitet fitusish dhe jane shume te forte fizikisht.barcelone e shkermoqen si biskot me rezultat tenistik,per kujtes:7-0 ne gjysemfinale e perseris:7-0,7-0,7-0,7-0.ca doni me teper ju tifozet e pa cip te barces.

  6. ajax says:

    Kam shprehur deshiren qe ne fillim qe Borusja te dali kampion mgjth.ka nje ndeshje te vishtire me Bajernin,kam thene nese Bajerni do ta fitoj kupen sivjet do te vendosi hegjemonine ne futb.evropian,por nese e humb kete finale per ta do te jete nje drame e vertete ose me keq akoma nje katastofe,sepse momentalisht pa kete te sivjetshmen kane 9 finale ne ch.l dhe kane fituar 4,kane nje finale ne kupen e kupave dhe e kane fituar gjithashtu dhe ne uefa.l 1 fitore,gjithesej 11 finale ,6 fitore dhe 5 humbje,po te humbasin kete finale behen 12 finale me 6 fitore dhe 6 humbje dhe per mua do te jene ekip deshtak kjo finale do te tregoj a eshte deshtak apo kampion ekip kampion Bajerni?Kinez jam pjeserisht dakort me ty,qe Gjermania dhe klubet gjermane po luajne futboll me te vertete te bukur,por nuk jam dakort me mentalitetin fitues,po filloj nga perfaqesuesja Gjermane po flas vetem per finalet e luajtura.Boterore 7 fnale 3 fitore 4 humbje,koe ficienti me i vogel se 50%,ne evropiane 6 finale,3 fit.3 humb.koe ficienti 50%ketu mund te themi se kane mentalitet fitues sepse finalet jane 50 me 50%.Tani per klubet gjermane.Po e filloj nga Ch.L kane 15 finale 6 fit dhe 9 humb.ne UEFA.L 14 nd.6 fit dhe 8 humb.ne ish Kupen e Kupave 8 nd.5 fit.3 humb,nese do te fusim dhe Lokomotiven e Lajpcigut qe ka luajtur per ish Gjerm.Lindore jane 9 nd 5 fit dhe 4 humb. Ne total klubet gjermane kane luajtuar 38 finale, ku 17 jane ftore dhe 21 humbje.I Nderuar kinez ku e shikon ti menalitetin fitues te gjermaneve?????????Shenim te rikujtoj se keto statistika jane vetem per finalet e luajtura.

    1. bobi says:

      Atere sipas llogjikes tate Ajax te shkosh ne finale eshte filozofi deshtakesh????

  7. ajax says:

    Bobi nuk me ke kuptuar une nuk thashe qe te vesh ne finale eshte filozofi deshtakesh,por raporti midis fitoreve dhe humbjeve eshte negativ gje qe do te thote eshte deshtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje