Ministri serb: Do zbatojmë marrëveshjen me kompaninë amerikane për Trepçën

22 Maj 2013, 12:33Rajoni TEMA

Ministri i Minierave në qeverinë e Serbisë, Milan Baçeviç, thotë se ata do të zbatojnë marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë amerikane New Generation Power për investime në kompleksin e minierave Trepça.

Reagimi i tij vjen pasi ambasada amerikane në Kosovë deklaroi biznesmenët amerikanë duhet të flasin me qeverinë e Kosovës për këtë investim, pasi Trepça është nën juridiksionin e Prishtinës si shtet sovran.

Por ministri Baçeviç thotë se marrëveshja nuk do të ndryshojë dhe se do të zbatohet ashtu siç është nënshkruar.

Madje ai tha se ky është një sukses i madh për qeverinë e Serbisë, që gjen një investitor të tillë, që e kupton se çfarë është Trepça dhe se si zhvillohet ajo./ep

7 komente në “Ministri serb: Do zbatojmë marrëveshjen me kompaninë amerikane për Trepçën”

  1. IBRI says:

    Edhe Millosheviqi nenshkroi marreveshjen me Greqine,per investime ne Trepçe dhe sipas kesaj marreveshje,Greqise ia morri afer 50 million dollar por,ku gjendet sot Greqia?! Millosheviqi i futi te hollat ne tekniken ushtarake dhe i hanger zjarri,Greqia mbet me gishta ne goje dhe perfitoi recesionin.Fatin e Greqise do ta kete edhe kjo firme e inskenuar nga çetniket e Cikagos se Ilinoisit,te cilet atje, nuk jane pak.

  2. zeta R. says:

    Po ore ibri nje gje ta kesh te qart ateher beri marrveshje Millosheviqi e sot marreveshja eshte bere nen dorzanin e Bruksellit e me bekimin e Hashim Thaqit.Te pelqeu ste pelqeu mu dhe ty ,keto jan marrveshjet e dhimbshme qe jan bere.Ky eshte vetem fillimi e ku do ta kete mbarimin do e shofim ne te ardhmen,qofsha gabim ne kete koment.

  3. Nikua says:

    Ajo do ndoth z. M. Bacevic, por brenda shpis tende, jo ne shpin e botes. Me shpin e botes nuk te le njeri ty te besh pazar.

  4. Borean says:

    Ky është një rast i artë për diplomacinë shqiptare. Kurth më të mirë se ky,ndaj Serbisë, nuk mund të gjendej pas nënshkrimit të marrëveshjes.
    ?

  5. S H K O D R A N I says:

    Me diplomte e “afte” qe sot ka Shqiperia dhe Kosova, gjithecka eshte e mundeshme

  6. ali says:

    Insistimi qeverise serbe per dhenjen e Trepces nje Co. Amerikane nga Cikago tregon edhe nje here se kjo

    Co. eshte e lobit serb te Cikagos. E kam shkruar kete fakt edhe here the tjera .Kete e perforcon edhe qendrimi

    Ambasades amerikane ne Prishtine ,sigurisht indirekt kur thote se duhet te merret vesht me Prishtinen

    Co.amerikane….

  7. NjeQytetarOptimist says:

    E keni te veshtire t’ju ngulitet ne koke per te bere llogarite e fqinjit..

    Nje shashke qe te matet temperamenti i dipllomacise kosovare..Nje zhurme qe do perpiqet te hidhet ne Bruksel duke ja bere me te qarte Brukselit qe Serbia nuk ka hequr dore nga e kaluara..

    Ne siperfaqe dalin qe duan paqe dhe stabilitet por leri te flasin idjotesite e tyre dhe me ekstrem tregohen brenda shtepise se tyre…

    E ka faji Europa qe me 3-4 mije veta mbajn peng nje shtet te tere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje