Flamuri mbledh sugjerime për mandatin e Doktorit

30 Maj 2013, 22:30Antena TEMA

Doktori thirri Flamurin për të vënë në jetë mbledhjen e sugjerimeve për mandatin e katërt.

-Flamur, dëgjo, shiko, dëgjo, tani shiko, duhet me mbledhë sugjerime. Populli duhet të japë mendimin e tij. Na duhen Flamur, kanë ide brilante.

-Dakord Doktor, e bëj unë, po kam frikë se hapet modë dhe na mbytin në mesazhe.

-Flamur, të thonë çfarë të duan, por duhet me i lexu.

Flamuri ia nisi punës.

Erdhi mesazhi i parë.

-“I dashur Flamur, e kuptoj shqetësimin tuaj. Po të tregoj një anekdotë, të cilën dua t’ia sugjerosh Doktorit si ide për mandatin e katërt:

Ishte një i sëmurë me kancer. Doktorët nuk ia tregonin sëmundjen se e kishin frikë. Më në fund u gjet një që kishte guxim dhe ja tregoi.

-Je me kancer, i tha, dhe do vdesësh. I sëmuri e mbajti veten.

-Doktor, i tha, dua të di sa kohë kam për të jetuar se dua të iki me pushime?

-Ku do të ikësh me pushime, e pyeti Doktori.

-Dua të iki në Kubë, i tha i sëmuri, se më iku jeta pa parë femra.

-Është larg, i tha Doktori, nuk ke kohë.

-Atëherë të iki në Florida, i tha i sëmuri.

-Nuk ke kohë, i tha Doktori, është larg.

-Atëherë dua të iki në Spanjë, i tha i sëmuri.

-Është larg, i tha Doktori, nuk ke kohë.

-Po mirë, po iki në Itali, i tha i sëmuri.

-Jo, jo, është larg, i tha Doktori, nuk ke kohë.

-Po mirë, po iki në Sarandë, i tha i sëmuri.

-As për atje nuk ke kohë, i tha Doktori.

-Po ku të shkoj, i tha i sëmuri, sa kohë kam?

-Shko përshëndetu me të shtëpisë, i tha, se ndoshta arrin.

Ky është mesazhi im për Kryeministrin i dashur Flamur.  Bën mirë të na lërë shëndenë”.

Flamuri e lexoi dhe u tmerrua.

Mbylli urgjent telefonin dhe nuk dinte ku ta fshihte.

-Mos më përgjojnë dhe mua telefonin, tha me vete.

6 komente në “Flamuri mbledh sugjerime për mandatin e Doktorit”

  1. Ha Ha Ha says:

    Ha ha ha ha ha
    “…-Shko përshëndetu me të shtëpisë, i tha, se ndoshta arrin.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. julian laci says:

    me pelqeu kjo fraza flamur,degjo,shiko,degjo,tani shiko ,ose flamur degjo,shiko,degjo degjo tani pjerdhu.

  3. bora says:

    Une jam ateiste por ne keto raste me vjen te besoj e te them fjala jote ne vesh te perendise se mesa duket as ne dhe as “miqte” nderkombetare nuk bejme dot gje.

  4. Gjon says:

    AHAHAHAHAHAHAHAHA… grande cattivo Merooooooooooooooo ahahahahaha.

    1. Dule Jevgu says:

      Mesazhi i dyte i erdhi nga nje polic i shqetesuar se nje nate me pare kishte pare ne ender sikur duke bere roje poshte pallatit te mbretit, kishte degjuar zhurme dhe ulerima. Mbreti i xhindosur dilte ne ballkon e ulerinte se e shoqja ja kishte futur duke mos i treguar te verteten se ai ishte dhjere ne breke ne gjume. Rrotull i vinin vajza, dhenderi dhe djalka, por mbretit nuk i hiqej nga koka se ai ishte dhjere dhe muti i tij ishte kaq i madh, sa tere qyteti, madje tere vendi vinte ere qelbesire. Dhe polici i shkrete, i deklaronte me sinqeritet Mulit endren e tij, se eren e ndjente edhe i zgjuar, por dhjerjen e mbretit e besonte si te ishte ender.

  5. Rroku i Druve says:

    Libri me anekdota per Sali Berishen, qe ka pergatitur nje i njohuri im, besoj do te jete gati nja dhjete dite para 23 Qershorit. Rekord do te thyeje ne shitje. Bestseller!
    Kush do ta prenotoje te drejtohet ne kete adrese: Rruga “Mustafa Matohiti”, Tirane, roja ne hyrje te rruges, po s’qe ai roja tjeter pas 2 m, e po s’qe ai t’i marre me radhe rojet deri te KULLA, se dikush do t’i vere vesh per te bere prenotimin.8.- Paskë ngëlur pa shkuar në Amërikë !
    Ja, nje anekdote nga ky liber:

    – Kur po nisësh për në Amerikë, – pyetën njerin, të cilit i kishte dalë llotaria amerikane e Green Card-it.
    -Pa e bërë edhe njëherë Sali Berishën president nuk iki!
    -Për besë të burrave, paske ngelur pa shkuar në Amerikë, pra! – ia
    ktheu shoku që e pyeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje