INTERVISTA/ Kristof Bender: KQZ në Shqipëri nuk ka legjitimitet për të zgjidhur ankesat dhe mosmarrëveshjet

30 Maj 2013, 16:29Politika TEMA

“BE dhe faktori ndërkombëtar duhet të flasë me gjuhë të qartë dhe pa ekuivoke”, shprehet në një intervistë për Deutsche Welle Kristof Bender. Sipas Bender-it, zgjedhjet e 23 qershorit parashikohet të kenë një rezultat shumë të ngushtë. Kristof Bender është nënkryetar i European Stability Initiative – Iniciativa e Stabilitetit Europian- një institut kërkimesh dhe analizash për zhvillimet ne Europën Jug – Lindore dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku është përqendruar në procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

 

Z. Bender, Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare më 23 qershor. Sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për t’i dhënë impuls perspektivës së hyrjes së Shqipërisë në BE, e cila duket se ka mbetur në vend, pas refuzimit tre herë radhazi të kërkesës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim?

Kur shohim perspektivën e hyrjes së Shqipërisë në BE këto zgjedhje janë të rëndësishme, do të thosha janë thelbësore, element kyç, pasi përbëjnë dy nga 12 kërkesat prioritetare që Komisioni Europian vendosi për aplikimin e Shqipërisë për këtë status: njëra është që legjislacioni shqiptar për zgjedhjet duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Kurse kërkesa e dytë është që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve europiane dhje ndërkombëtare. Kjo kërkesë, e fundit është tani kriteri kyç. Nëse kjo nuk ndodh, nëse zgjedhjet dështojnë të kryhen sipas këtyre standardeve, kjo do të thotë që nuk do të ketë status të vendit kandidat për anëtarësim në BE për Shqipërinë, kjo do të thotë që për Shqipërinë nuk do të ketë perspektivë për hapjen e negociatave.

 

Shqipëria ka një histori zgjedhjesh të kontestuara dhe grindjesh post-zgjedhore. Ka pasur mosmarrëveshje për përbërjen e KQZ së tanishme dhe se fundi ka një krizë, ai po funksionon pa tre anëtarët e tij të emëruar nga opozita, pas dorëheqjes së tyre. A sjell shqetësim dhe rezerva e shkuara e zgjedhjeve të kontestuatra në Shqipëri dhe situata në KQZ lidhur me aftësinë e Shqipërisë për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet europiane dhe ato ndërkombëtare?

Po, po, në BE ka shqetësim, madje shqetësim të madh për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Një nga arsyet është që zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u kontestuan fuqishëm, gjë që çoi opozitën në bojkotim te Parlamentit, futjen e saj në grevë urie. Arsyeja tjetër që ngjall shqetësim është zëvendësimi i një anëtari të KQZ, për arsye të pasqaruara nga pikëpamja ligjore, gjë që çoi në dorëheqjen e tre anëtarëve të tjerë, përfaqësues të opozitës. Kjo është shumë shqetësuese sepse një KQZ i pavarur dhe legjitim është shumë i rëndësishëm në çdo vend, por sidomos në ato vende ku ka gjasa që forcat politike në garë të kenë një diferencë shumë të vogël votash nga njëra tjetra. Dhe ky mund të jetë edhe rasti i Shqipërisë në këto zgjedhje. Kjo pasi një nga funksionet kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është të vendosë për ankesat dhe apelimet. Në kushtet kur rezultati i zgjedhjeve mund të jetë tepër i ngushtë, roli i tij është vendimtar se cila do të jetë pala fituese. Prandaj është shumë e rëndësishme që KQZ të jetë legjitim i ndërtuar në bazë të procedurave ligjore. Dhe KQZ ashtu si ka mbetur tani nuk mund të jetë legjitim. Me tre anëtarë që janë larguar KQZ nuk mund të marrë vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Por edhe pamundësinë për të marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar, është shumë e qartë se nga procedura e zëvendësimit të një anëtari për arsye që nuk janë të përcaktuara në ligj, kjo tregon se KQZ nuk gëzon legjitimitetin që duhet të ketë për të qenë e aftë të kryejë funksionet e tij kyçe për të vendosur lidhur me mosmarrëveshjet dhe ankesat për rezultatin. Me përbërjen që ka tani, KQZ nuk mund të kryejë me sukses këtë detyrë.

 

Megjithatë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit i ofrojnë Shqipërisë shanse dhe sfida. Cili është mendimi juaj?

Shqipëria ka aplikuar 4 vjet më parë, më 2009. për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Që atëherë asgjë nuk ka ndodhur, asgjë nuk ka ecur përpara. Ndërkohë që ajo që shohim të ndodhë në këto vite të fundit është që Kroacia bëhet më 1 korrik anëtare e BE-së, Mali i Zi ka filluar negociatat që vitin e kaluar, ka një mundësi që Serbia të fillojë në fund të këtij viti negociatat. Nga ana tjetër kemi vende të tilla si Bosnjë- Hercegovina, Kosova dhe ka të ngjarë edhe Maqedonia, nëse mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin nuk zgjidhen, që nuk po lëvizin dhe po mbeten prapa. Prandaj, mendoj që momenti i tanishëm për Shqipërinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi varet nëse Shqipëria do t’i përkasë grupit të parë apo grupit të dytë të vendeve që përmenda. Nëse zgjedhjet shkojnë mirë atëherë ka një shans që Shqipëria të bëjë pjesë në grupin e parë. Nëse jo, ajo do të bëjë pjesë në grupin e dytë dhe do ta ketë të largët perspektivën e hyrjes në BE.

 

Ka një rënie të mbështetjes së publikut shqiptar ndaj perspektivës europiane që duket si e ngrirë?

Kjo rënie nuk është vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën Juglindore. Vetë BE, brenda tij është në vështirësi, ka sfida ekonomike dhe politike. Disa vende kanë problem shqetësuese si Maqedonia me bllokimin që i bën Greqia për shkak të emrit. Megjithatë mbështetja e opinionit publik nuk është ndonjë problem i madh. Problem i madh është se si këto mund të bëjnë progres të dukshëm dhe të vijnë pranë fillimit të negociatave të hyrjes në BE. Serbia është një shembull që tregon sesa i fuqishëm është BE në Europën Juglindore. Pra është Europa, kërkesa e BE, arsyeja që qeveria e re serbe u mor dhe menaxhoi çështjen e Kosovës, që për opinionin publik serb është një çështje e kontestueshme dhe e vështirë. E vetmja arsye që marrëveshja Serbi- Kosovë u arrit është BE dhe dëshira për të ecur përpara në procesin e integrimit europian. BE është shumë i fuqishëm kur angazhohet. Lidhur me Shqipërinë, BE duhet të bëjë më qartë se deri tani pritshmëritë e tij për zgjedhjet e 23 qershorit.

 

Si mundet komuniteti ndërkombëtar të ndikojë qe Shqipëria të plotësojë këto pritshmëri? Ka një opinion, në masë të gjerë në publik dhe në rrethet e medias së pavarur që mesazhet e komunitetit ndërkombëtar deri tani kanë qenë të paqarta, të thënë me një gjuhë apo mënyrë që ka hapur shtigje për interpretime të ndryshme të të njëjtit mesazh nga politikanët dhe faktorët politikë vendas.

Të gjithë ata që në Shqipëri mendojnë se i ashtuquajturi “komunitet ndërkombëtar”, pra BE, OSBE, kanë përdorur një gjuhë evazive, të mjegullt është e qartë që kanë arsye. Herën e fundit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, gjuha e përdorur nga ndërkombëtarët i lejoi të dyja palët të pretendojnë se gëzonin mbështetjen e BE dhe të OSBE-së. Mendoj që zgjedhjet e 23 qershorit janë një rast i mirë për BE që të përdorë një gjuhë më të qartë. BE ka deklaruar se prêt që këto zgjedhje të plotësojnë të gjitha standardet europiane edhe ndërkombëtare . Por edhe kjo nuk është mjaft e qartë. Ajo që është e qartë është që rezultati do të jetë shumë i ngushtë dhe duket qartë që do të ketë një ndeshje të madhe. Është e qartë gjithashtu që këto zgjedhje nuk do të jene të përsosur, pa asnjë të metë. Nuk ka zgjedhje të përsosura. Edhe në vende me demokraci të konsoliduar ka problem. Çështja është sa të mëdha janë ato. Mesazhi që duhet t’i transmetohet tani Shqipërisë është që ka disa vija të kuqe të cilat BE nuk do të lejojë të shkelen si p.sh. që anëtarët e KQZ nuk mund të zëvendësohen për arsye që nuk janë të specifikuara në ligjin zgjedhor dhe së dyti që numërimi i votave dhe gjykimi i ankesave, si momente kyçe të procesit zgjedhor duhet të ndjekin rregullat që parashikon legjislacioni zgjedhor. Natyrisht do të ketë mosmarrëveshje, grindje, por nëse këto parime nuk ndiqen, kjo për BE do të thotë që zgjedhjet nuk janë kryer sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare. Duhet bërë shumë e qartë që rregullat e parashikuara në legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë nuk mund të shkelen. Është e rëndësishme që BE, Komisioni Europian, anëtarët e rëndësishëm të këtij Bashkimi, Parlamenti Europian të japin këtë mesazh, pra te dyja familjet e mëdha politike, të BE, konservatorët dhe social- demokratët. Dhe kjo nuk është e pamundur. BE veproi kështu me Kroacinë. Lidhur me OSBE /ODIHR-in, që do të monitorojnë zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë e dëshirueshme të përdorin një gjuhë më të qartë p.sh për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, OSBE/ODIHR-i vlerësoi që “ndërkohë që ato u kryhen në përputhje me pjesën më të madhe të standardeve të OSBE-së, zgjedhjet parlamentare të 2009-ës nuk realizuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për të arritur standardet më të larta për zgjedhje demokratike” Çfarë do të thotë kjo? Cili vend i arrin standardet më të lartë? Asnjë vend. Cilat standarde të OSBE-së nuk u arritën? Standardet demokratike janë të përcaktuara, nuk janë as të parëndësishme, as të rëndësishme, as shumë të rëndësishme. Kjo gjuhë nuk ndihmon. Ka të ngjarë që kjo gjuhë të përdoret edhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Çështja është cilat standarde nuk u arritën? Ajo që kemi nevojë është një qartësi më e madhe.

 

Sa rrezik ka që këto zgjedhje të jenë përsëri të kontestuara?

Nëse zhvillimet vazhdojnë ashtu si kanë nisur me KQZ, atëherë ka të ngjarë që edhe këto zgjedhje do të jenë të kontestuara dhe pala humbëse nuk do të pranojë rezultatin. Ka një rrezik të qartë për këtë, ndërkohë që koha e zgjedhjeve afrohet. Por ende ka kohë që ligji zgjedhor të zbatohet. Nëse institucionet e BE, vendet më të rëndësishme anëtare do ta bëjnë të qartë këtë. Ka mendime se BE ka një hapësirë shumë të ngushtë, të limituar për të manovruar, vepruar në këtë rast. Por në fakt nuk është kështu. Nëse kërkesat e BE bëhen të qarta, pra që Shqipëria të zbatojë ligjet që ka aprovuar vetë, procedurat kanë legjislacionin zgjedhor të miratuar vetë. P.sh anëtarët e KQZ janë emëruar në nivel politik por kanë një mandat 6 vjeçar për të qenë roje të zbatimit të rregullave dhe ligjit. Është njëlloj si në Gjykatën Supreme të SHBA, që gjykatësit vërtet emërohen në nivel politik por kur janë aty shohin zbatimin e ligjit. Nëse KQZ dorëzohet para moszbatimit të ligjit, ai atëherë nuk i shërben demokracisë./DW

24 komente në “INTERVISTA/ Kristof Bender: KQZ në Shqipëri nuk ka legjitimitet për të zgjidhur ankesat dhe mosmarrëveshjet”

  1. Selman says:

    Ore te gjith po tallin trapin kta m’duket. Ore nga ato losta kishdo qe te fitoje do jene nje grup. Kta rrine e merren se cila do jete procedura qe njera nga dy gjysmat e kalbura do ankohet kundra tjetes. Po tallen te gjithe me kte popull.

    1. selmanit says:

      Po normal o Selman se i tille eshte populli…..bageti, ndryshe nuk do te talleshin turli plehre. Jemi bere qe te na tallin perderisa nje pjese e konsiderueshme e popullit e voton Saliun akoma ne 2013, ça i thua ti kesaj? Nuk te duket se ky popull e meriton kete gjendje? Tani eshte vone te ankohemi, te ishin menduar ne fillim kur e votuan Saliun si kafshe stalle me verberi te plote (them votuan e jo votuam se une se kam votuar kurre kafshen e eger). Nje popull qe nuk dallon te miren nga e keqja eshte i destinuar te degradohet e te behet objekt talljesh e neperkembje siç jane bere shqipet sot.

    2. Jana says:

      KQZ esht veper e Berishes, ben pjese tek plani i tij per te vjedhur votat, por qe do deshtoj sepse te gjithe do te votojne per 29. Ndryshe ky vend nuk ka te ardhme.

    3. Durim says:

      Ky Bender nje aparatcik duket se eshte. Ka thene ato qe lexon ne shkrimet e gazetave shqiptare, se ku mund te informohet ndryshe. Me siguri qe duhet te kete me shume pasion edhe shkrimet e Meros. Pasi i lexon ky, na i thote ne intereviste per DW. Pastaj, Tema e merr dhe e publikon. Keshtu qe mos e cilesoni edhe kete si arbitrin qe do zgjidhe se kush e ka fajn.

    4. marsel says:

      kryesorja per te hyre ne Bashkimin Europian eshte zhvillimi i zgjedhjeve te ndershme dhe sipas standarteve europiane. pikerisht kjo eshte ajo per te cilen po lufton dhe Partia SOcialiste..

    5. Epirioti says:

      Lexova INTERVISTEN e ketij K.Bender po ashtu edhe ate te G.MORE dhe REZULATAI ose PERFUNDI ishte qe keta as qe e Cajne Koken, Trapin fare se cndodh ne kete provinve te larget te Perandorise. Jo qe se kan Idene se cdodh ketu por edhe ne INTERVISTA pergjigjen ne menyr te PaKuptimte me fjal pergjithsuse dhe asgje specifikuse

  2. Rilindje says:

    Me kete KQZ Saliu kerkon te perserise skenarin e tij ne zgjedhjet e 8 majit, por qe kesaj here s’ka per t’ja dale fare, fare fare. Vote popullore kunder tij dhe do te largohet ne 23 qershor, ne menyre qe Shqiperia te rilind dhe te marre fryme lirshem. RILINDJE me Edi Ramen kryeminister.

    1. Elbion says:

      Tallet Berisha me popullin, tallet me insitucionet, tallet me cdo gje. Esht e papranueshme qe ai te mbetet ende pjese e jetes politike Shqiptare

    2. Majlinda says:

      KQZ esht nje tjeter vegel, nje akt i shemtuar me te cilin Berisha tregon se esht ne gjendje te kete ne dore gjithe pushtetin dhe ta perdor ne sherbim te tij.

    3. Nertila says:

      Patjeter qe eshte i pafuqishme, KQZ nuk mund te quhet e pavarur. Esht KQZ e Berishes dhe perpjekjeve te tij per te ri-vjedhur pushtetin.

  3. danja says:

    Legjitimiteti i KQZ-s ka humbur prej kohesh, nuk mund te kerkosh nje KQZ legjitime persa kohe eshte ende ne pushtet Berisha, i cili ka fobi nga insitucionet legjitime.

  4. kevi says:

    KQZ legjitime do te kete vetem pas rrezimit te Berishes nga pushteti dhe lajmi i mire eshte se nga ky moment i shenuar na ndajne vetem pak dit….Sepse me 23 Qershor shqiperia do te Rilinde

    1. Landi says:

      Nuk diskutohet dot legjitimiteti i KQZ apo i asnje gjykate pa ikur nga politika Berisha me shoke, sepse cdo gje tashme eshte nen kontroll te tij

  5. aleksandra says:

    Ju e dini mire se psergjegjes i vetem per kete KQZ gjysmake eshte Sali Berisha sepse ai nuk pranon asnje kompromis per formesimin e KQZ sepse i leverdis qe ta kete ate ne anen e tij per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve te 23 Qershorit.

  6. Realisti says:

    Kqz ketu ben cti thoje shoku sali nuk eshte e pavarur dhe te veproje qetesisht

  7. REI says:

    Nuk ka pushtet te perhershem Berisha, ndaj lere te lire KQZ, se ajo nuk mund te te mbaje ty ne pushtet kur sovrani do te rrezoi me 23 Qershor..Nese vertet te intereson te besh zgjedhje te ndershme e legjitime.

  8. bora says:

    Te gjtihe nderkombetaret te proekupuar per zgjedhjet ne shqiperi, i vetmi qe nuk ha pyka ne asnje ane eshte Sali Berisha, ndaj me 23 Qershor ta rrezojm ate nga pushteti me vote masive. E te sjellim Rilindjen e shumepritur per kete vend.

  9. danja says:

    Edhe sikur ne shtepi ta mare KQZ-n Berisha nuk i manipulon dot zgjedhjet kete radhe, se nuk ka njeri qe ndal lumin e votave per Partin Socialiste. Shqiptaret sot jane me te vendosur se kurre per ta rrezuar Berishen nga pushteti.

  10. LORA says:

    Kristof Bender ne kostumin e N/kryetarit te European Stability Initiative
    thote gjera te qarta,pa ekuivok.
    Po te ishte ne kostumin e fyleve dool-eve grosruk-eve,,,,e djallit me te bire do te fliste tepke si ata.Kjo histori e ndyre ka 23-vjet qe hedh valle ne turperimin dhe zhvatjen e shqiptareve.
    Politika me pothuaj te gjitha mediet e saj klienteliste jane njesoj pergjegjes per republiken e tyre dhe te ambasadoreve;kjo e sotmja nuk eshte kurrsesi e shqiptareve.Ky eshte per mua themeli qe e ka rrasur fatin tone ne poturet e kurvareve nderkombetare.
    Sepse berja e tjetrit zot shtepie,e kthen shtepine ne bordello;kjo eshte aksiome persa kohe te kete njerez mbi dhe.

  11. chufo says:

    chufo>
    Historia zgjedhore eshte e erret qe ne fillimet e saje ne vitin 1996 dhe e tille do te jete gjithmone per sa kohe ne pushtet ideatri i saje Berisha.
    Shqiperia duhet te ndryshoje imazhin e saje

  12. sherman says:

    Mbrojtja e votes eshte problemi me i madh ne zgjedhjet shqipetare,edhe ne keto zgjedhje perseritete historia,Kqz e cunguar,kush do ti zgjidhe ankesat Kolegji zgjedhor i shkaterruar dhe tejet i politizar nuk mund te jape drejesi

  13. don bazili says:

    Nderkombetarete kerkojne te vihet ne vend legjitimiteti i KQZ,opozita ofron mundesi zgjidhjesh me variante te ndryshme,por qeveria vazhdon te kembengule ne te sajen.Pra KQZ me 4 anetare.

  14. Steven de says:

    Ne na intereson qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme ne presim qe OSBE-ja per here te pare ne keto 8 vjet ne raportin perfundimtar te shkruaje fjalen Free elections.
    A e ka vullnetin qeveria per kete gje.

  15. AL-Boston says:

    Fatkeqesi e ketijn populli eshte se ata te cilet quhen miq ose mbulojne ceshtjen shqiptare ne Europe dhe USA,asnjehere nuk thone haptas ate qe shofin ne veprimet e qeveris Berishovic por mundohen ti anashkalojne ose ti thon me nenkuptime.Te gjithe duhet te kemi te qarte;psikopati berisha nuk e leshon pushtetin me deshire,ai do te beje gjithcka dhe me gjitha menyrat per ta mbajtur pushtetin e tij.Perfundimisht ky do perfundoje si te gjithe shoket e tij ne bote.’Keq me vjen per prostituten Jozi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje