Nishani urdhëron ndryshimin e simboleve të Presidencës dhe të dekoratave

30 Maj 2013, 21:16Politika TEMA

Ndërkohë që nuk ka asnjë vit në krye të Presidencës, duket se Bujar Nishani është i mërzitur me simbolet e këtij institucioni, si dhe me logot e dekoratave të nderit që akordohen nga Presidenti i Republikës.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet shpallja e një konkursi kombëtar për ideimin dhe realizimin e simboleve të institucionit të Presidentit të Republikës dhe dekoratave e titujve të nderit.  Lajmi për shpalljen e këtij konkursi është bërë me dije sot nga  zyra e Nishanit, ndërkohë që në të nuk jepet asnjë motiv dhe shpjegim se përse duhet të ndryshojë logoja e Presidencës dhe ajo e dekoratave dhe titujve të nderit.

Në njoftimin për shtyp bëhet me dije vetëm shpallja e konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në të.

“Presidenca e Shqipërisë shpalli konkursin kombëtar për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 6 pika 3 të ligjit nr. 112/2013, datë 4.04.2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Kush do të ndryshojë

Kështu, sipas njoftimit zyrtar, të gjitha dekoratat dhe titujt që akordohen nga Presidenti i Republikës, pas gushtit të vitit 2013 do të kenë një pamje krejt tjetër.

Në njoftim thuhet se do të ndryshojnë simbolet e flamurit dhe logoja e institucionit të Presidentit të Republikës si dhe dekoratat: “Flamuri Kombëtar”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Nderi i Kombit”, “Nënë Tereza”, “Medalje e Artë e Shqiponjës”, “Pishtari i Demokracisë”.

Po kështu do të ndryshojnë dhe logot e titujve të nderit si: “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, “Martiri i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë, studio grafike dhe subjekte të interesuara me kombësi shqiptare.

Ndër kriteret e përcaktuara të pjesëmarrjes është se punimet duhet të jenë origjinale për secilin objekt si: flamurin, logon, dekoratat dhe titujt, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit. Konkursi do të organizohet nga Institucioni i Presidentit dhe mbledhja e e punimeve do të nisë nga data 22.07.2013 deri më datë 30.07.2013./l.ç

17 komente në “Nishani urdhëron ndryshimin e simboleve të Presidencës dhe të dekoratave”

  1. lavdosh says:

    Kjo eshte nje menyre per te paguar ca miq dhe shoqe qe nga ana e tyre do financojne PD
    Keta jane me keq se mafia, kane degraduar dhe shkaterruar cdo gje
    Shoresoj qe te mos na beje gjera si ‘qilli plot me avioni, deti plot me anije’ dhe budallalleqe te tjera

    1. Seriozi says:

      Une them qe kur te bjere Sala nga fiku, kete jarin ta vendosim ne muzeumin e teatrit te kukllave
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/sali-berisha-dhe-ushtari-i-mire-shvejk.html

      1. TT says:

        JARI PO NA BON AKOMA ZBOR, TE GJITHEVE ?

  2. xha Jajo says:

    Fshati digjet, Jari kreh dhe dredh mustaqet

  3. Ledio says:

    Sic duket duan te bejne ndonje dore leke Jari me gruan dhe stisen kete konskursin. Eh…. fatkeqesie e madhe o vellezer me kete palo president.

  4. kushtrimi says:

    KY SURROGAT DO HEQ SKENDERBEUN DHE DO VE SURRATIN E BERISHES.
    NUK HABITEM PER ASGJE ME.

  5. *_Realist_* says:

    Shqipetari i Pare SKIZOFREN,Gjysma GJEL,e Gjysma NJERI,ka ngel pa lek !!!
    Per ate vend te quajtur ALBANISTAN,te gjithe i ka KAPUR SKIZOFRENIA KOLEKTIVE,atij vendi i do vene NAPALMI nga Presheva_medvegja-Bujanovc e deri ne JANINE,po mundesisht me 3 kate NEN-DHE !!!

  6. kuksjani says:

    Ne flamurin komtar do vendos kapuqin e Ram Berishes,prej Viqidoli.
    Karte monedha do kete,
    Sali Ram Berisha MRET I SHIPNIS.
    Ai qe do vendos keta,do fitoj konkursin!
    He populli im po vrete veten me gishte te madhe,mos i kerko kerkujte gjake.Mehmeti presidente ka fillu qe te vare veten me zorre keci.
    Mbani nje presidente invalid,se keta maskaralleqe do ndigjoni.

  7. myzeqari says:

    O kapter Nishani ore po kush te lejon ty te ndryshosh logot more legen. Po ty kur ishe ne shkollen e bashkuar te mbanin vetem per te mbushur uje ose per te blere ndonje paket cigare. O Jar legeni o njeri i pa fytyre.

  8. kadeti bigler says:

    Ti ore sakat nuk ben dot as rolin e bariut qe ruan dhent sje per kete pun or mustaqe perc ti je nje Qen qe te mban saliu me zinxhir je njeri pa integritet nje palaco i ndyr qe nderove teseren e komunistit si nje demokrat i flakt ALLA ALLA QOFTEXHIU PRESIDENT perseri CUDI SHQIPTARE

  9. mitro says:

    Eshte nje menyre per te bere tendera per te fituar ndonje leke. Presidenti qe kemi ka nje jete me vuajtje perpara dhe ndonje leke i vogel menjane do i duhet.Edhe ate institucion qe e kishim te pavarur dhe dinjitoz e ndyu Jari me gjithe mustaqet e tij.Turp!

  10. marjo says:

    Leprin e playboy-it na vendos ne vend te shqiponjes, kurse ne vend te skenderbeut na vendos lek plepin, ne vend te dekoratave jepi njerzve abonim vjetor te RD. Topi te pakten ishte cun simpatik, po ty jaro se kam kuptu akoma pse te vune.

  11. presidenti i nderit says:

    Ku te vije presidenti tjeter do miratoje logon e tij. Kur te vije tjetri
    edhe ai logon e tij, e keshtu me radhe sa here te nderrohen presidentet. Keto jane budallalleqe.
    Mendoj qe kjo eshte kompetence e parlamentit.

  12. zeta gjoni says:

    KU ESHTE THEMELUSI I SHTETIT SHQIPTARE PSE E HUMBASIN FIGUREN E TIJE
    KU ESHTE ISMAIL QEMALI QE THEMELOJE SHTETIN SHQIPETAR,,,,???????????????

  13. xhaferri says:

    Jam shum dakort me jarin,simboli te jen musteqet e jarit.

  14. alban4eva says:

    president dhjeraman..!!! mustaqe mut…!!!

  15. kreshniku i partise says:

    Ky jari eshte shume i mire per kukull,ose me mire duhet mbajtur per manikin.Populli i shkrete nuk ka buke te haje,ndersa jari tall mustaqet.Keta jane horrat qe drejtojne kete vend.Me shporrjen e sales do shporrim edhe jarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje