I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Dritan Prifti ka deklaruar se nuk ka pasur dëshirë të kandidojë si i pavarur, por presionet e Metës mbi Ramën dhe partitë e tjera të vogla aleatë të PS, nuk e mundësuan një bashkëpunim të tijin më këtë aleancë. Zoti Prifti beson se rezultati i zgjedhjeve ka për të qenë i ngushtë dhe diferencën sipas tij do ta bëjë mandati që do të marrë ai dhe zoti Malaj në Vlorë. Ai gjithashtu përjashton një aleancë të mundshme me Sali Berishën, pasi me të e ndajnë viktimat e 21 janarit. Ndërkohë Dritan Prifti ka aluduar se bashkëpunimi i zotit Meta me Edi Ramën është i përkohshëm pasi Ilir Meta do të bashkohet sërish pas zgjedhjeve me Sali Berishën.
E reja e këtyre zgjedhjeve ishte që pati tradhtarë dhe kandidatë të pavarur. Ju vetë ku e fusni veten?
Unë jam kandidat i propozuar nga zgjedhësit. Ligjërisht quhet kështu kurse me zhargonin popullor quhem kandidat i pavarur.
Po për ata që u quajtën tradhtarë keni një koment? Bëhet fjalë për 3 ish- deputetët e Partisë Socialiste që u futën në listat e Partisë Demokratike.
Një ofertë të tillë të përafërt e kam pasur dhe unë, të cilën nuk e kam pranuar sepse unë jam për rrotacionin politik, por megjithatë është në gjykim të atyre që e pranuan atë ofertë. Natyrisht është më komode të futesh në listat e një partie të madhe siç është PD. Praktikisht, mandati është i siguruar, por unë si gjithmonë për veten time zgjedh rrugën më të vështirë. Nuk dua të bëj komente për kolegët, por unë deri sa nuk e kam pranuar vetë, do të thotë që nuk e pranoj atë si fakt.
Pse u prish marrëdhënia me Edi Ramën? Çfarë ndodhi?
Edi Rama nuk mbajti fjalën që më kishte dhënë, kaq e thjeshtë ishte. Pothuajse tre vjet rresht kishim takime të herëpashershme, të shpeshta. Edi Rama më kishte premtuar që do të isha pjesë e sigurt e listës së PS, dhe jo vetëm Edi Rama, por disa persona të tjerë brenda PS që ishin pjesë e negociatave që unë kisha bërë me ata që 3 vjet më parë. Duket që pazari me Ilir Metën ishte më i fortë sesa kontributi që unë kisha dhënë ose vlerat që unë mund t’i jepja PS brenda kësaj fushate. Meta i vuri kusht Ramës. Nëse do të jetë Prifti në listën e PS, ai nuk do të hynte në koalicion, kështu që ishte pazar pak i rëndë për Ramën. Ai e pranoi dhe sigurisht nuk mbajti premtimin ndaj meje.
Si ua tha zoti Rama që nuk do të ishit në listën e PS?
Nuk ma tha zoti Rama fare, ma tha zoti Ruçi. Zoti Ruçi më tha që nuk do të jesh pjesë e PS dhe më sugjeroi që të kandidoja në ndonjë nga partitë e vogla brenda koalicionit të majtë. Nëse do të kandidosh me ato, ne e dimë që ti ke vota dhe e ke mandatin e sigurt dhe do të kesh mbështetjen e PS për mbrojtjen e votës, më tha zoti Ruçi. Dhe ky skenar për t’u futur në këto zgjedhje me ndonjë nga partitë e vogla nuk funksionoi sepse edhe këtyre partive të vogla u bëhej presion prej Metës dhe prej individëve të caktuar të PS që unë mos të kandidoja me asnjë parti brenda koalicionit sepse zoti Meta kishte frikë për mandatin e LSI në Fier nëse unë do të isha kandidat. Bisedova me partitë e vogla, të cilat në fillim e pritën mirë, por që kishin presion nga zoti Meta, por edhe nga Armando Subashi, kështu që pozicioni që mora, pra kandidat i pavarur, ishte i padëshiruar për mua. Nuk ishte në planet e mia që të kandidoja në këtë mënyrë sepse kjo është rruga më e vështirë për ta marrë mandatin, është më e lodhshme, por unë kam një karakter të pathyeshëm që tashmë shqiptarët ma njohin.
I pyetur për sondazhet dhe gjendjen në vend për koalicionet, zoti Prifti është përgjigjur: “Koalicioni i majtë me koalicionin e djathtë sot në ato sondazhe që janë të besueshme, janë baras. Pra janë në një barazim statistikor. Zoti Rama nuk ka asnjë shans që me partinë e tij dhe me koalicionin e tij të kapi shumicë”.
Zoti Rama ka deklaruar që do të marrë minimumi 77 mandate.
Zoti Rama duhet të bëjë politikë dhe i duhet t’i japi optimizëm të vetëve, por është aq i ngushtë rezultati sa do të jetë 71-69 ose 72-68 dhe sigurisht me mandatin tim dhe të zotit Malaj brenda.
Ju kujt do t’ia jepni mandatin?
Absolutisht në një aleancë me Partinë Socialiste në qeverinë e ardhshme.
Po nëse mandati juaj do t’i duhet zotit Berisha për të krijuar mazhorancën?
Me Sali Berishën mua më ndan përfundimisht 21 Janari. Nuk ka më asnjë lloj shansi për një bashkëpunim politik mes meje dhe PD apo Sali Berishës. Në momentin që janë vrarë njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, mes meje dhe Sali Berishës nuk ka shanse për bashkëpunim.
I pyetur për takimin me zotin Meta, Dritan Prifti tha se: “Kanë qenë dy takime me zotin Meta. Ka qenë një bisedë që nuk ka parë nga prapa, nuk kemi diskutuar histori të së shkuarës. As ka kërkuar falje dhe as kam kërkuar falje. Në fakt unë e besova që zoti Meta dhe donte një lloj normalizimi të marrëdhënieve dhe as unë s’kisha asnjë interes që të vazhdoja luftën me të. Tani marrëdhëniet nuk janë më normale në momentin që ai vuri kusht që unë nuk do të isha pjesë e kandidimit brenda Partisë Socialiste. Zoti Meta gënjen që nuk ka ndërhyrë tek partitë e vogla sepse unë kam fakte dhe prova, më është pohuar vetë nga liderët e PS, që vendimi i tyre është marrë për shkak të kushtit që ka vënë zoti Meta. Me këtë ai tregon që nuk dëshiron një marrëdhënie normale me mua. Tregon që më sheh si armikun e tij dhe në këto kushte edhe unë e shoh në të njëjtën mënyrë. Me zotin Meta unë nuk do të bashkëpunoj asnjëherë politikisht. Do të përpiqem ta përdor mandatin tim të ardhshëm për të mos lejuar vazhdimësinë e tij në qeverisje”.
Duke qenë se e konsideroni armik zotin Meta, a do të rikthehen ato zëra që qarkullonin se ju kishit video të tjera për të dhe t’i publikoni?
Unë këtë pjesë brenda vetes time e kam përfundimisht të mbyllur. Por unë jam politikan nga ata që gjithmonë e mban një as nën mëngë dhe duke pasur parasysh sesi vjen e ardhmja, kurrë mos thuaj kurrë. Jam i përgatitur të përballoj çdo lloj kundërshtari politik në betejën politike.
Të flasim për LSI. Pas bashkëpunimit me PD, ajo është kthyer në familjen e saj politike, në aleancë me PS. Ka ngjizur sipas jush kjo aleancë në bazë?
Absolutisht jo. Në bazë votuesit e PS dhe të LSI janë plotësisht të ndarë. Në fushatë, PS thotë mos i jepni asnjë votë LSI-së dhe e anasjella. Unë nuk besoj tek kjo aleancë. Vendimi i zotit Meta ishte një vendim i zgjuar për të sepse i ka siguruar atij një lloj mbijetese politike. Brenda Berishës, LSI do të dilte me 0 deputetë. Rama ka marrë një vendim tepër të gabuar që e ka marrë në koalicion por unë kam një mendim timin fiks. Meta vazhdon të jetë aleat me Sali Berishën. Unë kam fakte, që më bindin mua personalisht që Ilir Meta është vetëm përkohësisht në bashkëpunim me PS. Është për të gënjyer disa njerëz përsëri, për të marrë disa vota të majta dhe për të kaluar sërish mbas zgjedhjeve me Berishën. Unë jam i bindur, nuk kam asnjë lloj dyshimi tek kjo. Kjo është bindje personale me fakte. Sekseri që ka bashkuar zotin Rama me zotin Meta, disa ditë më parë ka qenë në takim me Sali Berishën. Gjithë Shqipëria e di emrin e sekserit të ngjalave. Nuk është i rastësishëm debate që kush do të jetë kryeministër. Është parapërgatitje që mbas zgjedhjeve Meta t’i thotë Ramës që nuk e bën dot qeverinë pa mua dhe unë dua të bëhem kryeministër. Në momentin që Rama nuk do të pranojë, unë e garantoj që Meta do të shkojë brenda ditës te Berisha.
Si eshte Puna e ketyre socialistve, jan njerz te pa bese, ia futin njeri tjetrit per 1 lek me shume
kur flet dhe ti ramy per futje qe ke plot 8 vjet qe e ke mrena megjithe allate,ramy te shkuara ..
Diversione kalamajsh…ky Kuazimodoja dhe gjithe sklleverit e Saliut, flasin per kalim te Metes nga Sala, pa bere asnje shpjegim se pse kjo levizje i leverdiska Metes…ne asnje variant me Saliun nuk del i fituar, ai e di shume mire se ne cfare situate delikate eshte ndaj elektoratit opozitar, dhe te vetit… Kuptohet qartazi qe e vetmja menyre qe ai te mbijetoje ne politike eshte qeverisja me Ramen, sipas kushteve te Rames. Na hapet barkun me keto daulle idiotesh.
O Ramy, ti dhe ndërgjegja e keni oqeanin e trazur nga tsunami në mes.
Pse dëshiron të ndëzësh zjarr afër barotit. Të paguan ty Shkelzeni që ta krijosh edhe një Gërdec të ri ë?
Sa i përket konstatimit të zotit Prifti, edhe pse nuk i pëlqej matrapazllëqet e tija, edhe pse ky ka qenë i pari që e ka deklaruar votën e tij dhe të LSI për Berishen në vitin 2009, edhe pse jeta e tij është e ndërtuar prej intrigave, sa i përket deklaratës se Meta do bashkohet me Berishen edhe unë i kam rezervat e mija për njeriun qafëshkurtër dhe të njohur me piruetatat e tija të një atleti të rrumbullakët.
Më duhet të them se socialistët duhet gjithmonë ta kenë parasysh të munduren që vërtet Metes ia banë karakteri që të kërcej nga njëri në cepin tjetër.
META U TREGUA I ZGJUAR SEPSE E BRAKTISI I PARI SALIUN DUKE U PERMBYTUR..KETE GJE DO BEJNE TE GJITHE PAS ZGJEDHJEVE DHE DO I NGJITEN PARTISE SOCIALISTE!
Ska nejri qe bashkohet me berishen me joooooooooooo. As meta e asnje njeri ne bote. Ndryshimi eshte 22 dite larg
Kush mund te jete sekseri i ngjalave?
C’rendesi ka. Kjo pune e ka nje zgjidhje. Gjithe votat Edi Rames dhe hajt mirupafshim pazaret.
durrsaku Nar KOKA osht sekseri
Megjithese pershtypja ime per ty o Prifti eshte se ty “ta ka marre era miellin”, me keqardhje jam i detyrar te pranoj se lidhur me parashikimet qe ben per perudhen postzgjedhore, e sidomos per rolin e qelbur qe mund te luaje Kokelopa i Skraparit, ka shume mendesi qe te kesh te drejte.
Bo vaki ja ke mbyll ti pazarin si ne 2009 po nuk te futen ne pjese se te lane vetem me 7%?
META DO IA FUSI PRAP SOCIALISTEVE SE KA AMBICIE TI MARI PS RAMES
Nuk di cfare te thuash o Dritan Prifti, cdo gje mund te presesh nga Ilir Meta, edhe une mendoj se ai do kerkoje thelen e madhe te pushtetit se nuk ngopet as me 700 mije euro as me miliona euro. E zente haka e ketij populli qe po e rjep se bashku me Sali Berishen. Ne nuk kemi se cfare ti bejme me Edi Rames, Sali Berisha me ndihmen e Ilir Metes ka vendosur diktaturen ne Shqiperi dhe po qe se Ilir Meta do te vazhdoje te bashkepunoje me Sali Berishen mbas zgjedhjeve paste faqen e zeze dhe do te mbahet mend si nje grykes i llahtarshem qe nuk ngopet me me asgje. Une nuk dua ta besoj se do te ndodhe nje gje e tille sepse eshte nje pergjegjesi e madhe edhe para nderkombetareve edhe perpara internacionales socialiste.Shpresojme te mos ndodhe nje gje e tille se po ndodhi do te jete nje katastrofe per te ardhmen e Shqiperise.
Nje gje eshte e qarte si drita e diellit: Dritan Prifti eshte delfin i Berishes dhe do t’i sherbeje atij per sa kohe qe do te kete fryme. Gjithnje ka sulmuar krahun e majte, lideret e saj duke u shtirur paturpsisht si i majte. Eshte tipik njeriu i kulisave ne kurriz te popullit naiv.
Po te ishte naiv Populli,o Ladi,nuk digjeshin votat e tij ne breg te Erzenit.Sa per Priftin,nuk i ka lene tjeter alternative te jetuarit te vet,pervec intrigave dhe prostituimit politik;nderkaq mediat jane tuj i shku nje tegel milionave te Priftit.
Popull ji vigjilentë, SE BURRAT QE BETOHEN DHE GRATE QE QAJNE,thotë populli, MOS U BESO.
Pastaj Dritani mos harroni se i ka dhënë provat për kalimin nga nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.
Dritani po luan përsëri me dy porta,nën kërcënimin e së djathtës (po fitoj) se po nuk mori një mandat të majtës në Fier do e fut në burg.
RAMY,je i vetmi idiot i ketij forumi ku si nje byth lepires i atyre qe te paguajn e nxjer veten zbuluar si pjese e llumit te ketij kombi.Nuk eshte populli qe e do kete palo k/minister por jane lolot si puna tende qe vjedhin dhe shperdorojne voten e popullit.Turpet tuaja nuk kane ane e udhe o zagar,por mallkuar qofte Ai qe i jep vote L.S.I.se se ILIR METES dhe te ketij tru shartuarit,kandidat i pa varur.
Sekseri o durrsaku Nar Koka
Ore po ju kalamojt e komunistave a e dini se parlamenti shqiptar ne vitin 1928 votoi per mu me u bo mret me propozim te deputeteve te Skraparit?A e mani men se kush doli ne aeroport me e prit familjen time kur u kthy ne shqipni?Ishte Iliri me Moniken.Ai do shkoje prap tek Berisha sepse nuk ka rruge tjeter.Pse si kujtoni ju debila,se na doli vllehu Prifti ma i zgjut se Berisha.Neqofte se ai ka dy ose tre vidio,Berisha ka njizet ose tridhjet dhe i ka ma te forta.
Ne nje gje Dritani ka te drejte. Anetaret dhe militanteve te LSI, nuk u plas bytha se me ke bejne koalicion pas zgjedhjeve. Ata duan vetem vendin e punes, aty ku vjedhin me shume. Keshtuqe edhe ne rast koalicioni me PS, ata do te jene nje ferre neper kembe dhe lufta ndermjet militanteve te LSI dhe PS do te coje shume shpejt ne prishjen e ketij koalicioni.
Vetem njerez pa moral, pa karakter, lumpeni i shoqerise shqiptare, eshte grumbulluar ne LSI.
Njesiti gueril duhet ta zhduki kete plehre dhe gjithe plehrat e tjera.
po normalisht Meta ka nje parti klienteliste, edhe Rama nuk eshte burre me i mire se Meta, per para ka shitur familjen e tij e jo me te tjeret.
e hajde jepi vote ketyre te PS-se, jane bere si tregtare vetem e vetem fitimet per ne xhepat e tyre shikojn nuk duan tja dijne se me ke je, heqin socialistet e vendosin mafioze per marrjen e pushtetit. Turp per PS-ne dhe kryetarin e saj Ramen.
Meta o kryeminister me PS-ne ose prap zevendes kryeminister ne PD. kjo eshte LSI-ja por edhe PS-ja nuk ngelet pas persa i perket ketyre pazareve.
ne nuk na intereson se me ke vajti perseri Meta. qe nga momenti qe beri kualicion me Berishen menduam se ftillua dhe me ne fund vuri logjiken ne pune. filloi te shante Ramen dhe te tjere ne deren e ps. tani kaloi perseri me Ramen. me kete qe i dha popullit per ne eshte vetem nje hajdut dhe asgje me shume. eshte nje njeri pa karakter dhe qe nuk i intereson e mira e popullit por vetem e mira e xhepit te tij. por populli nuk ka me nevoj per njerez kaq te peshtire ra Meta. vendi ecen perpara vetem me ata qe kane punuar per kete vend dhe qe do te vazhdojne te punojne. me njerez si rama, meta, Koco apo dhe te tjere vendi ben vetem mbrapa, ashtu sic u perpoqen ta benin, qe na mbajten te bllokuar per afer 1 vit. ne kerkojme emancipimin, kerkojne endrren europiane dhe duam te ecim PERPARA….
hajde pazare hajde, te heqim socialistet e vertete e te vejme zagaret qe na vijne nga pas, ju uroj nje fitore te thelle juve zoti Prifti po ashtu edhe zotit Malaj pasi e meritoni, PS-ja eshte bere nje mafie e gjalle.
Kjo eshte demokracia e LSI.Perseri me Saliun.Ore njerez pa sy,pa veshe pa tru;Qellimi final i sistemit kapitalist,ka qene eshet dhe mbetet; SIGURIMI I FITIMIT MAKSIMAL,NEPERMJET SHFRYTEZIMIT TE BUJROBERVE ,NEPERMJET,GRABITJES,VRASJEVE,LUFTES E DERI NE LUFTRA BOTERORE,mendoni se do heqe dore Ilir Meta nga perfitimet e deritanishme dhe do mbetet ne opozite po humbi? Asnjehere Edi Rama nuk ka pyetur bazen,te varferit qe pasurojne Ilirin e Saliun,asnjehere nuk ka degjuar njerezit me mend te ketij vendi dhe perseri do te denoje masen mbi 60% te te majteve.Tradhetia ne Shqiperi e ka emerin XHUVEL,ILIR,Kastriot Islami.
Sido qe Dritani ,vuan nga sindromi i megallomanit ,ne kete rast ai eshte i drejteperdrejte dhe 99% eshte e sigurte qe META do bashkohet me SALIUN ,dhe qellimi eshte qe te nxjerrin jashte politikes EDI RAMEN ,qe per te qene te sinqerte dikujt jo vetem ne Shqiperi nuk i pelqen ajo qe EDI RAMA e beri TIRANEN nje qytet EUROPIAN .
Do te na duhet qe te presim se si do te vene ngjarjet ne vendin tone te lodhur ,por n je gje eshte e sigurte ,qe ILIR META ,PERPOS shemtise fizike dhe perversitetit njerezor deri ne cmenmduri ,per mua eshte i INFILTRUAR .
Por di nje gje qe USTALLARET e ILIRIT nuk jane vetem SALI -NANO ,por duhet te kete te tjere PROFESORE qe e mesojne ate dhe SALIUN neper KANCELERITE PERENDIMORE si te FAR WEST e te tjera ku di une .
SALIU te gjithe guret qe i leviz ,i ben qe :
Ose ti fitoje zgjedhjet me prurjen ne Shqiperi te 200-300 mije Kosovareve ,ose t’a beje fitoren e OPOZITES SHUME SHUME TE NGUSHTE me 1 apo 2 numra ,pastaj di ai se si t’a verteise SHERIATIN.
SALIU ,per cudi po sillet i qete dhe i urte ,kjo si duket e ka me te sofistikuar kete radhe VJEDHJEN .
Deshiroj te mos dalin parashikimet e Z.DRITAN PRIFTI .Druaj se eshte e vertete .
Pale flet dhe per punesim ,meta do zyren e punes dhe burimet natyrore kushdo te qeverise.Fytyre e poshter ,na mbyten tradhetaret ,sa harrohet rrenja ,sali vrasesi .O popull zgjohu te pakten shqiperia e mesme dhe jugu gjithe votat PS ,DHE REZULTATI TE JETE I THELLA 80 DEPUTETE PER PS.Vetem keshtu do vihet ne vend drejtesia.Personalisht ju pegezoj per inteligjencen,asin mbajeni Z.Dritan dhe ju pafshim ne Parlament ,njerez si ju jane te rralle,u shtofshin!
Sa njeri i ndyre je o Dritan fytyreshtrembti ben propaganden e sales ,do jete rezultat i ngushte thote,e majta do jete shumice po me mua dhe Ben piramiden.Te dy trapin do merrni.KY do jete rezultati PS 74 LSI 5 PBDNJ 1 FRD 3 PD 57.
Prifti & Balliu ?
Ky eshte nje sharlatan dhe modeli tipik i pseudopolitikanit shqiptar; mbakëka “as nën mëngë”(njelloj si malacaku qe mben ne xhep llastiqe per te thyer xhamat e komshiut dhe nje çakmak per tu djegur mullaret te tjerve). Ky e konsideron politiken si “miqersi familjare”. Fundi i maskarenjve eshte kthimi tek fisi. I vuri flaken Shqiperise dhe tani, po mendon qe ne te ardhmen, me “asin e tij nen menge”, te ysht turma te tjera per te sulmuar institucionet, per te nxjerr Ilir Meten nga qeveria dhe per ta rikthyer perseri ne gjirin e te majtes, e keso rrangallinash te tjera. Ky soj tipi, me deklarata te tilla, cenon sigurine kombetare, dhe per kete ka dhene prova, por askush nuk merret me të. Pa le qe na deklaroi ne tv, se ishte pikerishjt ai, qe i kishte saidisur zotit Rama ate fotografine me presidentin Obama.
By the way, kush i pagoi 80 mije dollar per ate foto? A mos vijne ato pare nga aksionet qe zoti Prifti ka marre nga liçensa e hidrocentralit te Fanit, dmth nga komisioni (underground)qe ka marre se bashku me “të përndershmin” Fahri Balliu?! Besoj se, me mire do te ishte, po te shikoheshin se nga kane shkuar paret e komisionit qe ka paguar kompania turke…. ?
Ti Burbuqe dukesh qe je pis i leseis ,dhe faktori Prifti te djeg shume.
Palacio dhe lavire social politike me te keqe se derri i dhjamur Meta nuk do kete ne historine e ktij vendi .Mandati i Dritanit eshte i sigurt ,dhe juve po ju dieg shume .Sherbimi qe i beri Rames dhe Shqiperise Dritani do kujtohet gjithmone .Milionat e tij po shkojne ne sherbim te njerzve dhe te qytetarise .Miliardat e METAstazes po shkojne ne sherbim te obezve dhe mafjes .Nuk kam shume kohe dhe asnje deshire te merrem me injorancen tende
Por te kujtoj qe asnje nga lista palaco e juaja ne Fier mund te krahasohet me Dritanin ,ne asnje lloj drejtimi .Po te permend P.Vasilin hajdut dhe bir spiuni ,R.Bitrin zagar dhe hajdut ,keshilltar i Nanos dhe bythlepires ,plak i neveritur qe nuk ka asgje per te ofruar ,….mos me detyro te nxjerr dhe dosjet e B.Melit ,O.Zonjes ,Aneildes analfabete ….e di une me sa plehra jeni aty .Po te kujtoj qe dhe per MYSLIM PASHEN ,u pagua nje kamion me lek qe mos te ishte kantidat ne FR ,sepse zuska e partise tende digjej perfundimisht …megjithate do e shikoni dhe vete Fierin .Po te kujtoj qe ne ate zuske parti Dritani ishte i vetmi i shkolluar ,derri jot i shpifur ka qene shofer i Nanos ku dhe martesen ja sajoi partia ….mos me humb kohen se do jem me e sakte heren tjeter .PLEHRA !
to @@@@@@@@
Ne se doni ta dini mire, per LSI nuk po me rruhet fare.
Me qe i ditke te gjitha o “smart aleck” :), na thuaj pak se ku i çoi Dritan Prifti EUROT, qe mori nga konçesioni i hidrocentralit te Fanit ?! Ai ka qene ortakë me Fahri BALLIUN. Madie paret i kane marre nga ai “leshatoku” ?
yaziklar olsun!
(_X_)
Qe Ilir Meta,mund te bashkohet perseri me Berishen,nuk eshte ndonje gje e cuditeshme ,por edhe priteshme ,por ti nuk ke goje te flasesh,nuk ke moral te shash Ilir Meten,e dhe pse emeritonqe ta shash,pasi jane dy raste qe ka demtuar te majten. TY MIRE TA KANE BERE QE NUK TE KANE QASUR NE PARTITE E MAJTA,PASI JE I PARI QE DHR KUSHTRIMIN NE 2009 PER T’U BASHKUAR ME BERISHEN. E me vjen keq per ate popull te LIBOFSHES ,MROSTARIT E KU DI UNE DERI ANDEJ NGA DERMENASI ,QE TE ARDHMEN E TYRE E SHIKOJNE TE NJE LOPE QE U KE DHURUAR,SIGURISHT JO NGA LEKET E TUA. Ti ke qene nje deshtak ne te gjithe historine politike te veprimtarise tende . Mos na u mburr se je spesialicuar,apo studiuar ne “HAVARDIN” E MBREKULLUESHEM,pasi ate e kane perfunduar me mijera njeres e nuk mburren si puna jote.Une personalisht nuk e besoj ILIR Meten,po ti je me keq se Ilir META SE BASHKU ME SHOKET ETIJ.
Berisha ska nevoje me per Meten . Do ti fitoje i vetem zgjedhjet.
Bashkime LSI- PS e ka bere me te fuqishem Berishen pasi ka mijera te zhgenjyer nga PS qe nuk do ti drejtohen kutive te votimit vetem per shkak te bashkimit te Rames me Meten.
Prifti eshte i vetmi person kurajoz ne kete politike te qelbur prapaskenash. Uroj qe ai tia dali mbane ne kete sfide te veshtire. Populli te votoj me mende, per njerez dhe parti qe jane realisht per nje rotacion politik dhe qe nuk jane pengje te karriges se pushtetit.
Cka thene Prifti kane dale te verteta…
Ore turishtrember po nuk ishe ti i pari qe mbas zgjedhjeve te 2009 shkove me vrap tek Berisha , apo kujton se te harruam.Kam pershtypjen se je nje provokator i poshter dhe i paguar.Kerkon te hiqesh si i ndershem po je me plehre se gjithe te tjeret.Ajo koka jote budallaqe nuk arrin dot te mendoje se a do te dalesh dot deputet, e jo me se cfare do te ndodhe mbas 23 qershorit.Me njerez si ty dhe “te tjere” si puna jote cdo gje mund te ndodhe.Fjala moral politik duhet hequr nga fjalori.
Rezultati nuk ka per te qeena aspak i ngusht dhe meta nuk do bashkohet me berishen sepse meta do mari PS dhe berisha do fitoj zgjedhjet.
Keni shume te drejt z.Prifti te gjithe e kane kete frik qe meta do bashkohet me berishen dhe une jam i sigurt qe do ta bej ai e copetoi komplet PS ai nuk kishte ftyre qe te vinte ne PS fajin e ka RAMa qe e mori dhe qe hoqi disa deputet te dnershem te PS ai eshte i koruptuar kok e kembe ai mendon vetem per vete. METa eshte vetem per interesin e vet personal.
KETO QE THOTE KY ZOTNIA ,JA TE PARAPRITURA PER NJE
POPULL QE KA MEND , NUK MUND TE LIDHESH BESEN ME METEN
KJO ESHTE BESE INTERESESH . DIHET QE INTERESI TE LEN NE BALTE
MEGJITHATE NUK PO FLAS SHUME DURONI SE DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA.
MBAS 23/6 DO TE SHOHIM SE KUSH ESHTE RAMA ME METEN
MOS HARRONI TE MBUSHNI KUTITE ME KETA DY TE FELLIQURIT E BOTES !!!!
Ty nese do te te kishte be ftese PD do kishe vajt me vrap po leri keto tani sa per meten nuk besoj se do bashkohet me PD sepse meta do mari PS dhe ai per kete punon qe te fundos ramen.
Meta eshte pis si njeri, i tille ka qene gjithmone, plehre, spiun dhe batakçi.
Kur zv Pandeli Majkon si kryeminister, u be mjeshter i pazareve te pista, sidomos i tenderave te drejteperdrejte per blerjen e energjise elektrike, ku bashke me Priftin si drejtues i KESH-it athere, fitimet personale kane qene kolosale.
Meta ky malokoislamik tipik, njelloj si Saliu, spiun i te cilit ka qene, e skraparizoi Tiranen, PS-ne dhe jeten e vendit.
Ne dallim nga Saliu, ky krijoi nje diktature familjare te mirefillte, bashke me gruan e tij si drejtuese e FRESH-it.
Triumvirati Meta, Rama dhe Prifti ishte i njohur ne fillim te viteve 2000 ne Tirane, dhe ata benin ligjin ne çdo aspekt, duke ndyer jeten e qytetareve, ligjin dhe vlerat socialiste te PS-se.
Maskarada me e madhe ishte “arrestimi” disa oresh i Sali Berishes, i cili u be me vete bekimin e Saliut.
Hajdut ordiner, batakçi, pis, imoral, plehre e politikes, qe po te mos ishte nderhyrja e te madhit Fatos Nano, do ta kish bere PS-ne, parti te Koçove dhe Brahove, te mbeturinave politike dhe morale.
Vete aleanca e Rames me Meten eshte nje imoralitet jo vetem ne kuptimin moral, por edhe ne ate politik.
Prifti, ne ato qe thote ka te drejete. Ai i njeh shume mire te dy. Prifti ka qene pjese e lojes treshe, ka fituar dhe ka humbue me ata.
Ato qe ai ka thene para dy vitesh per Meten dhe Ramen dhe thote sot jane te verteta, dhe pse dalin nga goja e tij e pegejtur.
Problemi eshte, qe ata, Meta dhe Rama nuk kane çfare i bejne Priftit.
Me shume ka mundesi tu bej Prifti atyre.
Por ne loje ka hyre sekseri, sekseri i Metes dhe Rames, babai i tenderave, babai i pajtimit “historik”, teoricieni dhe keshilltari i Edvin Rames, ndertuesi betonues dhe shkaterruesi i PS-se, armiku i perhershem i saj, qe sot ha mut dhe thote qe eshte i majte, njeriu i bardhe me zemer te zeze Koço Kokedhima.
PS-ja eshte bere streha e maskarenjve, duke e tejkaluar PD-ne.
Por nqs duhet zgjedhur, nese duhet zgjedhur sot, per pak arsye me shume, le ti japim voten PS-se, ku sharlatanizmi eshte nje grime me pak se ai i PD-se. dhe ku zotimi per ndryshim eshte nje grime me shume se ai i PD-se.
Nese do me duhej te zgjidhja per persona, ku nga nje ane eshte Saliu, dhe nga ana tjeter Meta dhe Koçua, nuk e di, ndoshta me mire Saliu plak me dhemebe te rena sesa shkerrdhata si Meta dhe Koçua.
Ne shqiperii esht vndi i cudirave. Sali Berisha ka ber njemij e nje te zeza dhe prap ky i pa cip kerkon vote nga populli dhe me keq qe ka nje pjes te popullit qe i beson keti katili. Sa per Meten, une jam nje nder ata shqiptar qe e kam share mbar e prap, kur e mbajti ne pushtet sali kriminelin, dhe po une jam qe kur u largua nga qeveria e pershendeta sepse pamvaresisht karakterit te tij, elektorati qe ai parfaqeson esht i majt dhe ai e pa reagimin mbar popullor kur u bashkua me salen. Ndersa mbas 23 Qershorit ai do mbetet pjes e PS dhe se bashku me Ramen dote sjellin rilindjen ne ate vend, ku njerezit flasin me vehten e tyre nga keq qeverisja e sali berishes.
berisha sundoi duke percare te majten, dhe gjithe popullin.Nese ka pasur kete qellim ne jete e ka arritur.Gjinushi tha me mire berishen se meten kryeminister ndersa une i doja te dy ne burg.kete deshi Z.DRITAN por nuk e lane mafia,mbas 23 Qershorit do te permbushet ky mision nga PS.