Maturantët e Skënderajt bojkotojnë provimin, protestojnë kundër burgosjes së ‘grupit të Drenicës”

1 Qershor 2013, 11:59Rajoni TEMA

Maturantët e shkollave të mesme në komunën e Skënderajt kanë bojkotuar provimin e maturës në shenjë proteste ndaj burgosjes së ‘grupit të Drenicës’.

Sipas Kohës Ditore, maturantët kanë dalë në protestë me pankarta ku kërkohet lirimi i ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pankartat e tyre lexohen parulla si “Kush i vrau mësuesit e Drenicës”, “Kush i dogji shkollat”, “Uncle Sami”. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as këngët për Mitrovicën./ep

5 komente në “Maturantët e Skënderajt bojkotojnë provimin, protestojnë kundër burgosjes së ‘grupit të Drenicës””

  1. mali says:

    çilimijtë mirë është të mos merren me politikë.

  2. demir dema says:

    Femijet jan manipuluar nga mesuesit qe nuk logjikojne, kjo storie do te perfundoj edhe pa bojkot, ligji eshte ne anen e atyre qe nuk kan faj
    Nuk eshte e ndershme qe femijet te psojn per aktgjykime qe nuk jan denime te prera, kjo budallaki po vazhdon qe sa vite e ne po pretendojm per EU.

  3. a says:

    Koha per veprim ….

  4. Te bashkuar says:

    Kerkoni dorheqjen e ministrit te arsimit.
    Nuk duhen perzier gjerat.

  5. Arber says:

    Pas ketyre arrestimeve qe priteshin,shoh arrestime te tjera!Natyrisht femijet nuk kane perse bojkotojne dhe pse kuptoj dhimbjen e tyre!Serbet ende nuk kane ne pranga kriminelet qe perzune e vrane mijra shqiptare!Por nese gjykata heton,duhet te jemi te qyteteruar,si Haradinaj ti bindemi herimit!Ne të vertete duhet te kete edhe mbrapshtesi te shqiptareve ndaj arrestimet behen sepse ka po shqiptare qe i kane treguar gjykatave dhe duhet të zbardhet e verteta!…Sipas nje burimi priten arrestime te disa drejtuesve te larte ne Shqiperi!Jo vetem per “Shtepine” e verdhë!…Nuk po perdor emra se kush,sepse mund te merren dhe me mend!Uroj gjykatat nderkombetare ti nxjerrin paster keta shqiptare te arrestuar!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje