Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë natës, persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë në oborrin e një shtëpie në një lagje të Mitrovicës, në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare.
Një zëdhënës i policisë tha se mjetet shpërthyese ishin hedhur në vendin ku ishin parkuar disa makina të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Shtëpia ku ka ndodhur incidenti është e banuar me pjesëtarë të këtij misioni. Policia tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa po kryen hetime për ndriçimin e rrethanave, motiveve dhe autorëve të mundshëm të incidentit.
Misioni i EULEX-it, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas./VOA
Kosovaret po tregohen mosmirenjohes ndaj nderkombetareve me shishe me benzine, harruan kosovaret se ishin nderkombetaret qe ju dhanen pavarsine dhe lirine. Sulmet te tilla ju bejne mosmirenjohes ndaj atyreve qe ndaluan Seribine kunder kosovareve. Te pakten tregohuni mirenjohes dhe dashamires ndaj nderkombetareve.
RETARD !