Pranga për shtatë anëtarët e grupit të Drenicës. Arrestohet edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri

1 Qershor 2013, 10:33Rajoni TEMA

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak që nga 25 maji, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Arrestimet janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve të premten vonë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, i cili mban edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Gashi.

Ai po ashtu ka thënë se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme./rel

13 komente në “Pranga për shtatë anëtarët e grupit të Drenicës. Arrestohet edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri”

  1. Georges says:

    Shume mire ia bene ketij ambasadorit te kosoves ne shqiperi pasi erdhi e izuri pronen nje familje teper te nderuar dhe te persekutuar shqiptare nje simboli te dijes dhe edukates, niperve te Avdyl Resulit dhe Rauf Fico!
    S’mund te clirosh nje pjese te kombit dhe te pushtosh nje tjeter zoti ambasador trim te thencin!

    1. Tea says:

      pRONEN AMBASADES SE KOSOVES JA FALI QEVERIA.Veprim I drejte apo jo,eshte veprim e Qeverise shqiptare qe nuk ka te beje as meQeverine e Kosoves as me postin e ambasadorit dhe as e ate personalisht.
      EULEX te gjeje eshtrat e shqiptareve te zhdukur ne fillim.Kriminelete serbe te futur ne burgje numerohen me gishta!Turp per Eulex qe bie preh e Rusit!

    2. Shefqet Cela says:

      Je Georges apo Jorgji?
      Me ato qe shkruan je ky i ndyti. Armik p0er vdekje i sh

    3. Shefqet Cela says:

      Je Georges apo Jorgji?
      Me ato qe shkruan je ky i ndyti. Armik per vdekje i shqiptareve dhe mik per koke i serbeve.
      Se pari, pronaret e asaj shtepije nuk kemi degjuar te ankohen. Ate prone ju a mori Saliu, per tja u bere “dhurate” kosovareve si ambasade. Dhurata te tilla ka bere me mijra per te huajt, ne injteres te vet. Vetem me detin nuk i eci ne saje te Pashait dhe te Partise Socialste qe ju be barikade. Vete ambasadori nuk hynn fare ne kete mes.
      Se dyti, po behet fjale per luftetaret e lirise (UCK) qe luftuan dhe u sakrifikuan per kete vend. Ata jane heronj dhe jo kriminele. Sipas skenarit serb, po luhet nje tragjedi ne kurriz te bijve te Kosoves. Ju hidhni peshtyme mbita. Me kot e ke.

  2. enveri says:

    C’fare behet me te zhdukurit kosovare?EULEX-ave tu gjejne pune ne vendet e tyre e jo ne Kosove se Kosova ka vete te papune.Edhe ne Kosove edhe ne Tirane shume organizata te huaja ka.Ka punesuar Brukseli miqte e vet.

  3. qerim says:

    Dikur kishim keshilltaret jugosllave e sovjetike,sot kemi EUROLEX-in.Gjithmone dame e shoqeruar,e bodigarduar.

  4. demokrat says:

    Kosova ka qene nen okupim dhe ne lufte jo vetem njerezit e uniformuar por edhe civilet e sherbimeve informative liquidohen nese vene ne rrezik qytetaret e pambrojtur.Edhe nje grusht burrash qe i dolen zot pragut te shtepise po damkosen si vrases nga nje pushtet legal quasi kolonial, ne nje kohe qe vrasesit serbe dalin te pafajshem ne Hage.Gjithe zinxhiri komandues i UCK e ka provuar se paku nje here akuzat serbe te vena ne gojen e prokuroreve te Euleksit dhe pararendesve te tij.Ky eshte kuti mases i shtetesise se Kosoves, arrestimi dhe trajtimi si bandit i luftetereve te lirise ne mes te nates, dhe jo ekzaltimi i “kosovareve” te llojit mushkolas ne lidhje me carcafin blu me njollen e shurres ne mes.

  5. kelmendasi says:

    Lexoni komentet e shqiptarve te Kosoves cfare thone per Sami Lushtakun dhe disa prej tyre.Keta me sa duket nuk jane pa faj krejt se opinjoni ne Kosove sidomos Lushtakun e urren. Fakti qe familja Jashari i ka perzene si Thacin si Halitin si Selimin dhe Lushtakan tregon me shume se kaq.
    E vetmja keqardhje eshte se Rama nuk po e perqafon para 23 qershorit mikun e tije Lushtakun qe mezi e priste ta perqafonte.
    Mos ja ka fajin Sala edhe per kete Rames

  6. lindi says:

    Nese pyten kosovaret per keta trima ,do te ishin moti ne burg,e jo per ato qka ka kane ba gjate luftes por qka kane ba mbas lufte.Se defenetivisht shqiptaret nuk e dojne vendin e tyre,se qka po bajne keta politikanje vendit sigurisht qe as armiku nuk i bane ma shume.

  7. Te bashkuar says:

    Politika kurve e Europes kur do ti filloj ndekjet e serbve que na shekulli i 7.

  8. kel ukaj says:

    Kujtova se jane heronj e jo vrares te civileve e njerzeve te pambrojtur. Se do te dale e vertete eshte nje turp i madh pasi deri me sot kemi akuzuar Serbet e Greket qe vrasin civile, gra femije e pleq te pambrojtur.

    1. xxxx says:

      O Kel Ukaj shko e bo i dor dru he derr se nuk ka mbet politika per te tille derra te trashe si puna jote o hajvon malesh e spellash

  9. naimi says:

    europa te shohe problemet e veta dhe jo te fuse grindje
    lufta e kosoves ishte lufte per eksistence si komb,luften nuk e hapi
    kosova por serbia,ata komandante duhen shpallur heronj e jo te
    arrestohen.
    euleksi te shporret na kosova,sepse po ben vetem deme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje