Flamuri, hetime për Ben Isarajn si kamikaz kundër Cecës

4 Qershor 2013, 20:30Antena TEMA
Flamuri, hetime për Ben Isarajn si kamikaz kundër Cecës

Flamuri e mori seriozisht lajmin se një veturë kishte dashur të nxirrte nga rruga dhe t’i shkaktonte dëme fizike makinës ku udhëtonte Ceca dhe zyra e shtypit e Doktorit. Urdhëroi urgjent policët të ndalej makina dhe të arrestohej shoferi. Pas dhjetë minutash, policët i raportuan se kishin ndalur një makinë të dyshuar, por ai ishte deputeti Ben Isaraj.

Ja dialogu mes policit dhe Ben Isarajt.

-Ju kemi ndalur t’u komunikojmë se ka një ankesë ndaj jush nga ajo vajza e zyrës së shtypit.

-Që kur ankohet në polici zyra e shtypit, tha Beni. Për çfarë deklarate është fjala?

-Ajo ka bërë një deklaratë që ju jeni shkëmbyer me të dhe keni bërë sikur nuk e keni parë dhe ajo desh ka përfunduar në kanal.

-Më vjen keq, i tha Beni, nuk jam aq simpatik sa të rrëzohen femrat në kanal kur eci.

-E di që është e sikletshme, por ne kemi urdhër t’ua komunikojmë këtë. Më shumë nuk të them dot, se unë jam polic i veshur prej teje.

-Mirë zoti polic, i tha Beni, sa për dijeni, unë kam bërë vetëm një deklaratë pas caktimit të kandidatëve që do punoj për Partinë Socialiste. Nuk di kush është mërzitur dhe kush është qetësuar nga kjo deklaratë. As që e njoh fare këtë vajzën që thoni, por po ka gjë Ed Rama, le të marrë vetë.

-Më vjen keq, i tha polici. Nuk e ke nga Ed Rama. E ke nga ajo e zyrës së shtypit të Doktorit.

-Më fal vëlla, i tha Beni, se kam dy javë që sqaroj gjithë dynjanë që nuk kam gjë me Ed Ramën dhe m’u duk si akuzë e re kjo. Shyqyr që me erdhi një akuzë nga Doktori se për fushatë isha nisur në Vlorë. I thuaj Flamurit ta bëjë sa më shpejt lajm se kjo më bën punë shumë në Vlorë. Dhe një pyetje kisha, këta të stafit të Doktorit a mbajnë antiplumb apo jo?

-Ku di gjë unë shefo, ça të them! Nuk besoj vallahi se ka gjoksin nr. të madh, kot nuk i thonë Ceca.

-E mirë, thuaj herë tjetër të rrijë në makinë me Doktorin, që të më quhet fushatë tamam, i tha Beni dhe iku.

Polici ia raportoi Flamurit gjithë bisedën. Ky i fundit nuk dinte ç’të bënte, ta bënte publike apo jo.

Mori dhe një herë Cecën në telefon dhe e pyeti sa e vërtetë ishte ngjarja, pasi ai Beni nuk më duket se bën kështu gjëra.

-Po ku di, unë vari trapin, tha Ceca. Ne po iknim me makinë, po bëjshim muhabet, vari trapin, as e pamë fare, pastaj ishim tuj bë gallatë, vari trapin, vetëm kur makina për pak shkoi në kanal. Vari trapin se shpëtuam, por kur po rregullohesha, i thashë shoferit po ti ç’pate, ai tha na e bëri kjo makina përpara. I morëm targën dhe ua dhamë ju. Kaq ishte, vari trapin, po nuk të bën punë.

-Nejse, nuk kemi leverdi ta japim, tha Flamuri, se duket sikur këta deputetët që nuk ka vënë Rama në listë, janë më radikalë se këta që ka vënë. Na intereson ta mbajmë fshehur se bëhet trim Rama pastaj, thotë më duan dhe këta që nuk dua.

-E mirë, vari trapin, ti e di, tha Ceca. Thashë se na duhej, po nuk është se ndodhi ndonjë gjë.

-Jo, nuk na duhet, i tha Flamuri. Po të ishte makina e zyrës së shtypit e Ramës, po, ajo na bënte punë, po juaja nuk na hyn në punë në këtë rast.

4 komente në “Flamuri, hetime për Ben Isarajn si kamikaz kundër Cecës”

  1. luan says:

    Ku di gjë unë shefo, ça të them! Nuk besoj vallahi se ka gjoksin nr. të madh, kot nuk i thonë Ceca.

    Cfare numri e ka gjoksin kjo?

  2. toto u kurtu says:

    O CECA O YLL BOTE .PO TE MOS ISHE MARRE ME POLITIKE DO ISHE BERE YLL KINEMAJE SE JE JE KIM KARDASHIANI SHQIPTAR.

  3. Astriti says:

    O Luan, numri eshte ceshtje e brendshme midis nesh. Mos bej pyetje te tilla.

  4. davidi says:

    cecen sot e shtyp ish prefekti kruja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje