Doktori fton Elhaidën për mitingun përmbyllës

31 Maj 2013, 21:58Antena TEMA
Doktori fton Elhaidën për mitingun përmbyllës

Sapo mori vesh që Elhaida Dani fitoi “The Voice of Italy”, Doktori kërkoi menjëherë telefonin e saj. Thirri si fillim Sandrin.

-Duhesh me ma gjetë këtë Elhaidën, tha, se dua me e përgëzue. Pyet pak aty në televizion se ka qenë në festival tek ju.

-Jo, nuk ka qenë tek ne Doktor. Ka fitu tek ai festivali i Top Channel. Po nejse, po kërkoj.

-Ashtu, thashë se ka qenë e jona, tha Doktori. Si me ja bë me e caktu që ai festivali i Top Channel është i yni.

-Nuk ke ça bën Doktor, po mos e përmend fare atë festival. Gjejmë ndonjë arsye tjetër.

-Ashtu…? Mirë. Po shiko Sandër më duhet me e gjetë diçka me e lidhë me ne.

-Po ja është nga Shkodra Doktor. Mjafton.

-Mirë, po pyes Jozefinën një herë, tha dhe e mbylli me Sandrin.

Mori Jozin në telefon.

-Jozi, duhet me e futë në PD atë vajzë. Ka nderu Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

-Çfarë vajzet mor Doktor, boll vajza kena, njena ma budallaqe se tjetra.

-Shiko, e kam fjalën për këtë këngëtaren.

-Çfarë këngëtaret mor Doktor, se na u ka mbush partia me Qiljeta e Greta e kshtu çingijesh. Akoma do me na futë në lista a?

-Jozi, shiko, qetësohu! Nuk e du për PD-në, por duhet me thënë që është e PD-së.

-Kush asht kjo mor Doktor që nuk e njof?

-Është një këngëtare nga Shkodra që ka fitu në Itali. Duhet me e përshëndetë si e PD-së. Ka fitu dhe një festival këtu, por jo atë tonin, atë tjetrin të Topit.

-Keka si dhëndri im, tha Jozi. Po e pyes atë, ndoshta e njef. Veç për PD mos na e fut se kena boll këngëtare.

-Mirë, dakord, po kërkoj diku tjetër, tha Doktori.

E mbylli me Jozin dhe mori Myqeremin.

-Myqerem, dua me dekoru shkollën ku ka mbaru kjo Elhaida si arritje e tetë viteve të arsimit në demokraci, i tha Doktori.

-Pyeta Doktor, i tha Myqeremi, por ajo nuk paska fituar dot për kanto, i kanë thënë je e paaftë.

-Ashtu…? Nejse, gabim. Mirë, dakord, ashtu, mirë. Atëherë po shof diçka tjetër.

Thirri Flamurin.

-Dua me thirrë Elhaidën më 21 qershor në Tiranë, në mitingun përmbyllës me këndue për ne. Asht demokrate, asht prej Shkodre, nuk e don Jozefina, i plotëson krejt kushtet….

-Të pyes dhe një here këtë Gretën Doktor se i ngel qejfi kësaj po morëm ndonjë këngëtar pa pyetur…

-Flamur, shiko… Gretën e kena për Librazhd dhe Kukës, kjo na duhet për Tiranë se ka fitue në Itali…

-Dakord Doktor, thjesht kam hall se mërzitet Greta. Po e pyes një herë dhe të kthej përgjigje.

14 komente në “Doktori fton Elhaidën për mitingun përmbyllës”

  1. PerPARA says:

    Me shume se asnje here mendoj se “opozita” duhet te jete e bashkuar per tja arritur qellimit per te larguar diktatorin e fundit nga pushteti.

  2. kel ukaj says:

    E fton El-Haiden. Eshte variant dialektik i arabeve te veriut te Afrikes. Ne arabisht Al-Kaida. Pjese e Al-Kaides eshte me kohe salia.

  3. realist says:

    Kjo El-Kaida ka pershendete perzemersisht kumbaren e vet, Haxhi Rexhepin, por per mos me ra ne sy ka pershendete haxhi Salen, i cili mandej ja ka çue selamin Haxhi Rexhepit. Haxhi Erdogani ka ferkue duert edhe mustaket prej qejfi tuj mendue me vedi: “…Allah, allah! Ja mberrini turkina me xane vendin e pare ne qendren e Kaurristanit, Romen”….(Nuk po di a me qeshe, a me kja!)

    Z.Baze! Edhe po nuk e botove, nuk me mbete hatri hiç.

  4. andon ledhi says:

    Po Doktori pse nuk foli me Kacin ai noshta e ndihmo ashtu si ne parlament…

  5. Elhaida bir, para se me uru suksese KM uroi popullit italjan dhe te madhit Ciciante, dhe t’i falenderosh per gjithcka bane per ty; do ishte nder per ty dhe ne….mirenjohja eshte qytetari, zemer,
    bahu qytetare -jo tollumbace rurale, qe flutron nga suksesi, kjo asht ma e fundit, bir!!
    Te mira ty dhe familjes!
    Modestia te ka hije, mos e humb.

    1. Rai says:

      Mos ja fut kot emrave. Lezo te pakten shqip, se per italisht qenke me keq se trapi.

  6. Ermali says:

    ELHAJDA ESHTE PER KANTO NE TIRANE E PARA DHE E DYTA DO VIJ TE MITINGU SI SHKODRANE DEMOKRATE SDO SHKOJ TE PSIKOPATI RAMA

  7. ali says:

    Po a mund te gjesh ne bote nje psikopat si Berisha o Dermal ???. E kam fjalen per poziten e tij si K/minister.!!!

  8. vera says:

    Elhaida eshte shkodrane, gjithe Shkodra eshte blu

    1. Euro Maloku says:

      “gjithe Shkodra eshte blu”….
      Sepse gjysmen e vitit eshte nenuje

      1. mynyr says:

        Kjo batute ishte njesh fare,shkodra venecia e shqiperise.

    2. ledi says:

      un jam Mavi naqe

  9. Elena says:

    Thoini sales qe elhaida ka vendosur qe te shkoje me mitingun e mbylljes se ps…per fat te keq te kriminlelit sali, ajo eshte socialiste…hajd tung !

  10. Vlora says:

    bravo cunat e temes.

    tamam per humor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje