Rama thumbon Ridvan Boden dhe Bulkun: Mondës i ndaloi tik- taku i orës

4 Qershor 2013, 21:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi bashkëbisedime me banorët e fshatrave Vreshtas dhe Pustec në rrethin e Korçës.

Në Vreshtas, Rama deklaroi se fshatarët mund t’ia marrin paratë njerëzve të Ridvanit, por të mos e japin votën për PD-në.

“Për çfarë do ta çoj këtë votë, do të çoj si një bast apo do ta çoj votën si një investim për veten për familjen time dhe për fshatin tim, për qytetin tim. Do ta çoj votën që gjërat të vazhdojnë kështu siç janë. Do kënaqem më një thes me miell. Do kënaqem me paratë e atyre doganierëve që çon Ridvani natën, edhe paratë mund t’ia merrni ju, po s’keni pse ua jepni votën, apo do investoj me këtë votë,” tha Rama.

Por Boden e kanë thumbuar edhe vetë fshatarët.

“Komuna jonë është turp mos kemi shkollë të mesme për këta të rinj që shkojnë sa me autobusë e me fugonë dhe mos kemi as rrugë. Rrugët kot thonë i kanë shtruar, asgjë s’kanë shtruar. Deputeti na thoshte mos mbillni patate merrni lopë. Morëm lopë ne dhe s’dimë ku të shesim qumështin tani,” tha një banor.

Ndërkohë në Pustec Rama tha se ai nuk bën premtime si gjyshi me antiplumb.

“Universitet këtu unë nuk ju premtoj. Fabrikë kërpudhash nuk ju premtoj, tragete për të kaluar nga këtej andej nuk ju premtoj. Këto nuk jua premtoj në qoftë se këto doni t’i dëgjoni prapë ose të tjera më të mëdha, një sms gjyshit me antiplumb vjen ai këtu. Kujdes nga rojet se ka nja 200 roje, uleni këtu dhe fillon ai ua bën këtu Nju Jork.

Më kujtohet, në programin e vitit 2005 PD kishte brenda vitit të parë, do bënte gjithë kanalizimet e ujërave të zeza dhe nuk do kishte më ujë të zi që të dilte dhe të ndoste asgjë. Këta jo ujërat e zeza që nuk i kanalizuan, por këta i nxorën ujin e zi tërë Shqipërisë,” tha Rama.

Kryetari i PS ka ironizuar edhe me deputeten Rajmonda Bulku, që nuk është në listat aktuale të PD-së.

“E patë Monda Bulku, kushedi se pse e hoqën, ajo që bën tik-tak, tik-tak, a ju kujtohet? Tik-tak, i ndaloi ora Mondës, i thoshin dil thuaj tik-tak dhe dilte e thoshte. Tani i humbi ora. E bënte për mua atë tik-takun, është ajo biletë me një vajtje pa kthim,” tha Rama./ep

42 komente në “Rama thumbon Ridvan Boden dhe Bulkun: Mondës i ndaloi tik- taku i orës”

  1. Flogerti says:

    haaaaahhahahahahha i madh Rama. ska faj qe tallet me injorantet. Rilindje me 23 qershor

    1. Ta largojme kete qeveri says:

      Kjo qeveri qe kemi tani ka shitur te gjithe pasurite e popullit Shqiptar, ato pasuri qe duhen te jene ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te familjes se Kryeministrit ne ikje!

      1. LINDA says:

        BRAVO EDI RAMA KE SHUME TE DREJTE, JE ME TE VERTETE I MADH DHE SHUME MIRE JU KE BERE KETYRE DY MINISTRACE TE SALIUT!

        1. orjona says:

          mbeti bulku me gisht ne goje, beri papagallen e kesaj qeverie, dhe e la pa mandate deputeteje, e la jashte kesaj qeverie, normale, keshtu eshte saliu, te shfrytezon, te perdor si ia do qejfi dhe pastaj te hedh ne mes te kater rrugeve.

          1. KRESHNIKU says:

            ENTUZIAZMI I FITORES NA KA PERFSHIRE TE GJITHEVE, FYTYRAT MAVI TE PD-ISTAVE PO BEHEN MAVRI.
            ME 23 QERSHOR NUK KA RRUGEDALJE TJETER PERVECSE PER TE RREZUAR KETE QEVERI, PER TE LARGUAR HAJDUTIN BODE DHE TE GJITHE OBORRTARET E TJERE QE E BOSHATISEN ARKEN E SHTETIT.

            1. ELTI says:

              monda bulku shiti integritetin e saj per ca lek te qelbura qe i jep sali berisha..turp turp turp! ai bodja eshte nje kriminel qe se ka shokun!!!!

      2. Financat e Shqiperise u rrenuan nga bodja, ta nxjerrim kete ne pension bashke me kryeministrin e tij, qe vetem e zhvaten kete popull, e shpuan arken e shtetit, e rriten borxhin ne maksimum, po e rrezikojne ekonomine per recesion.

      3. Kristina says:

        ahhaha i madh rama sigurisht,kur ka perballe ne sfide nje tufe injorantesh dhe te paskrupujsh normalisht me kete gjuhe do tu flasi
        per te ardhur keq nga c’njerez jemi qeverisur per 8 vjet

      4. Andrea says:

        Rama qendron shume me lart se keta sahanlepiresit nga intelekti dhe nga cdo gje tjeter.Bode deshtoi me ekonomine shqiptare dhe eshte nder fajtoret kryesore te mjerimit te shqiptareve.ndersa bulku seshte vecse nje kukull qe humbi respektin e popullit qe e donte si aktore me tik takun e saj qesharak

    2. 19 dite, dhe gjithe kjo enderr e keqe do te marre fund, dhe 19 dite dhe ne do clirohemi nga kjo situate mbytese qe mbizoteron ne vend tere keto 8 vite, dhe 19 dite dhe bodilja qe kemi per minister financash do merret me financat e bodileve te qumeshtit te fshatareve te Korces qe u tha mos mbillni patate po blini lope.

    3. Tan cerriksi says:

      Ridka duhet te futet i pari ne burg. Pa financa nuk do kishin mundur te beheshin gjithe ato pislluqe shqiptarve.
      Silleni ne Cerrik se e gadisim ne.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

    4. pilo lala says:

      Inteligjence qe te shton besimin.
      Kujdes ruaju, se keta te vrasin.

  2. turi says:

    atyre i ka mbaruar koha…ne 23 qershor behet zyrtarizimi i largimit pergjithmone i asaj tufe banditesh!

  3. RILINDJE says:

    Partia Socialiste po pritet me entuziazem te madh ne gjithe Shqiperine, edhe ne veriun qe deri tani ishte bastion i Saliu por me 23 qershor do te votoje Partine Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE.

  4. Romina says:

    PER PREMTIME TE THAN FARE BERISHA. po tashme ka ndryshuar dicka qe ai nuk e ka ne dore. Besimin e humbur te popullit, te gjithe ne cdo skaj te Shqiperise e kane kuptuar se Berisha mashtron. Ta thote kryeqytetasi, ta thote ai qe jeton ne fshat bile ta thot edhe malesori. Fundi i Berishes po vjen dhe eshte ai vet qe e ka pershpejtuar.

  5. tea says:

    hahahaahh i ka mbetur vertet tik-taku Rajmondes, nuk e kam degjuar me …do i kene mbaruar baterit e ores.

  6. jorida says:

    Ne listen e vet te kandidateve kjo qeveri nuk ka me asnje qe mund ta shese per njeri me vlera apo njeri profesionist qe mund te jape kontributin per rimekembjen e vendit.
    Do mbetet ne histori qe saliu ka qene njeriu me delirant, me i shkare qe ka qeverisur ndonjehere ne Shqiperi.

  7. korina says:

    Bode eshte ministri i financave te vjedhura, qe i ben llograit financiare te shqiperis sipas qejfit te tij….Rilidnje per te ndertuar nje shtet per se mbari.

  8. Lindi says:

    Mire e ka Rama, te meren leket dhe te mos ju jepet vota plehrave hajdute si Ridvan Bode! Keta e kane vendin ne burg, hajduta mashtrusa!

  9. Rai says:

    Edi!. Mbete jo vetem delirant i piktures, por je ba ma zi se Shaban Qosja, i bie borise ne nje vrime. Ja ke kaluar Klounit te Cirkut

  10. Rai says:

    Edi!. Mbete jo vetem delirant i piktures, por je ba ma zi se Shaban Qosja, i bie borise ne nje vrime. Ja ke kaluar Klounit te Cirkut; Mos qensuroni ju lutem.

  11. tomas says:

    ore normalisht qe nuk ka me fonde per asnje gje.i kan vjedhur te pangopurit e kerkojn qe te vjedhin prap.duhet ndeshkuar me vote dhe te denohen me burgim te perjetshem.

  12. ema says:

    Apu dhe kush flet… Ky bllokatori flet per nje te ardhme si Amerika, nderkohë që Partia Socialiste shan Berishën që po mundohet që t’jua realizojë këtë ëndërr Shqipëtarëve. Epo e qartë politika jote Ramë, i bllokon të mirat shqipërisë që të mos ti realizojë Kryeministri dhe më pas ja kopjon vetë idet e ti. si stë vjen turp.

    1. O.R says:

      o Ema mos fluturo me Ilacin e Tritan shehut o aman. punon per te ardhmen si amerika thot.hahaha as vet si beson cke shkruar. do heqi vizat me ameriken, ne ate krah fli.kur vet amerikani tha qe NUK HIQEN VIZAT, as me Berish e as me Ram. Vizat hiqen kur ti doj Amerikes dhe jo shqiptarve.Do i heqin kur te jemi qytetar e te kemi gjerat me minimale te jeteses ne vendin tone.

  13. mirko says:

    do respektojme te shkuaren prandja do votoj PD sepse ate qe me premtuan e realizuan ,pse te mos i votoj perseri pasi u kam besim tek ata ,sepse besimi fitohet me prova dhe jo me fjale.

  14. mitro says:

    Mondes i ka mbetur tik-taku i ores pasi i eshte prishur zembreku,ora e saj eshte vjeteruar tani plus qe ka punuar shume.

  15. sema says:

    te ardhmen do e luftojme me udheheqesin si sali berisha sepse ti nuk je nje udheheqes pasi ne zgjedhjet e shkuara nuk ishe ne kry te listet ndersa tani qe humbe ne tirane vendose te jesh ne krye dhe pikerishte ne vlore ,ti je thjeshte frikacak.

    1. O.R says:

      Tik tak tik tak..olele o sali ku je. ne 23 do i pushoj tik taku e sales, doni a sdoni ju.ska rrug tjeter.populli do ndryshim

  16. artani says:

    Ti je nje rrencak me brina z.Rama qe mendon vetem te sigurosh vehten dhe shokun tend Kokedhimen se edhe Tiranen deshe ta beje europjane po na e bere kenete dhe beton.Ste beson askush,vetem deshtaket e ketij vendi me tipare komuniste sic je dhe ti vehte.

    1. O.R says:

      O artan ku jeton or mik? Jam i bind se je i ardh ntiron pas 2001, se po te kishe qen me para do kishe ardh era shurr akoma dhe sot. vec nje i verber ska sy te shohi tiranen e te thot qe Edi Rama ska ber gje per Tiranen. Dhe me ekstremisti i PD e pranon qe ka ndryshu, nga nevojtore u kthye ne qytet Europian, ku ke qejf te ecesh e levizesh.e mira ska fund po e coi vite larg nga ce gjeti.

  17. tatiana says:

    Zoti Rama po perpiqeni kot duke shkuar nga njeri vend tek tjeri pasi reklama e partise suaj eshte perfituse vetem per ju dhe shume e demshme per ne..Me vjen keq qe ende ka nga ata shqiptar qe shkojne pas figures suaj…pasi po te besh nje analize llogjike te asaj cfare ju perfaqesoni ne vetvete eshte shume pak per te qene ne postin e nje drejtuesi partie dhe aq me pak per te qene ne poste drejtuese…Rilindja juaj eshte nje formule e deshtuar pasi ne jemi mese te bindur qe e ardhmja eshte blu…

    1. O.R says:

      Tik tak, tik tak. o tatiana, dhe ktu ju mbajn listen o e zeze ca do shkruani. nuk ju spiunon njeri ktu jo, sjua heq kush rrogen ? sju heq kush nga puna. mundoheni me fol e me fjal te medha pale.l.hahahahaha vucidolsat akademik ?

  18. ruajtesi i floririt says:

    Opozita ti beje thirrje trupit diplomatik te ndrprese levizjet jashte perfshi dhe ata me pasaporta diplomatike.

  19. sokoli says:

    Me falni te nderuar komentues per fjalorin por ky njeri eshte me te vertete meshtrues i madh.Nisem nga durresi per ne Tirane per te marre Edin qe te pjtohesh me Fatosin.Egjeta tek dera e Bashkise dhe i thashe :hip ne makine qe te shkojme.Ai me tha nuk kam besim,po vij me mersedisin tim me xhama te erreta.E si mund te qarkulloje ne mes te nates me nje taksist qe nuk e njeh fare dhe jo me mua qe me kishte mik?Ju gjejeni

  20. RAI -A.K.A JOZEFINA TOPALLI says:

    SHKO O INJORANTE MESO TE FLASESH GJUHEN ZYRTARE!

  21. amali says:

    po si mund te pretendosh qe Rama nuk do te mbaj premtimet kur ende nuk e kemi provuar si kryeminister.. gjate qeverisjes se tij si kryebashkiak u rendit nder me te miret dhe e beri tiranen ate qe eshte sot

  22. mira says:

    Rilindja e Rames eshte nje pjate permbys!
    Qe do te mbushet,me nje luge kafeje gjelle nga ana e siperme,pasi e ke permbysur.
    E te ushqehesh pa luge e pirun,me kafshte ne dore(se pa taksa jemi).
    Duke ngjyer kafshaten nje here po e dy here jo.
    E pastaj te ngrohesh ne hije te fiqve.
    Pasi kane bere programin e zhvillimit te kapitalizmit ne Shqiperi me eksperte sicialkomuniste.
    Qe nuk ja kane haberin,ceshte kapitalizmi i vertet e si funksionon ai ne rang kombetar e nderkombetar

  23. SKENDER BEU I VJETER says:

    PO QE KUR KA THENE TIK-TAKUN MONDA O EDI KA NDRYSHUAR SE SHIKON I JANE NTRASHUR BYTHET DHE NUK THOTE ME TIK TAK POR THRET FUT E NXIR O SHAQIR,NXIR E FUT O CIFUT,JEPI SE DO TA KEPUT,JEPI SE DO THRES SALINE TE ME FSHIJE GJITHE SHTEPINE.,SI GRAMOZE NE PRAPA SHPINE.

  24. alban4eva says:

    z.Rama, kujdes, mundohuni te mos bini ne nivelin e S-halè ariut. se keshtu sic e keni nisur do t’ia kaloni edhe Salehut..!!

  25. chufo says:

    chufo
    Kur ishte ne krye te bashkise Rama ktheu faqen e tiranes e nxori nga llumi ku ndodheje dhe e ktheu ne parametra normale,ktheu bashkine e tiranes ne model te njesive te qeverisjes vendore.

  26. joel shkodra says:

    Nese ka folur ashtu siç eshte shkruar ne gazete, lum si ne per shqipen e Edit.

  27. juliano says:

    TIK-TAK TIK-TAK VERI BATERITE E REJA VETES O RAJMONDA BULKU SE TE ERDHI FUNDI,NUK DO JESH E RE PERJETE DHE ME BEHET SHUME QEJFI QE SALIU TA FUTI SA KRAHU DHE TE LA JASHTE LISTAVE,PO KSHU JENI JU AKTORET E KOMUNIZMIT TE TERE TE PABESE KAFSHUAT DOREN QE U MBAJTI ME BUKE E ME GJITHE TE MIRAT,U SHOFTE SOJI JUAJ,NJERZ QE NUK DINI CESHTE E MIRA DHE CESHTE E KEQJA SEPSE U VELET ME MJALTE NE ATE KOHE TANI NGOPUNI ME MUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje