Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, në një takim me banorë të njësisë numër 1 në Tiranë, deklaroi se të dy partitë kryesore kanë faje, problemet kryesore i kanë ata që kanë 8 vite në pushtet.
Deklarata e Topit vjen në momentin kur janë shtuar spekulimet se Topi mund të bashkohet me koalicionin e djathtë pas zgjedhjeve.
Pak ditë më parë Topi tha se vendit i duhet rotacioni dhe largimi i këtij kryeministri.
“Vërtetë i kam trajtuar dy partitë e vjetra në mënyrë ekuivalente, por sot unë do të filloj ta diferencoj. Vërtet kanë faje të dyja, të cilat po i vuan shoqëria, por duke iu referuar aktualitetit, problemet kryesore lidhen me ato që po mbyllin një cikël tetëvjeçar në pushtet. Gjithnjë e më shumë lidhet dhe personalizohet me emrin e kryeministrit, i cili ka marrë rrugët e Shqipërisë duke dhënë premtimet e radhës, premtime që nuk janë gjë tjetër vetëm një tentativë për demagogjinë e radhës,” tha Topi.
Duke iu referuar çështjes së pronës, Topi tha se FRD parashikon në programin e saj zgjidhjen jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë.
Duke iu referuar fushatës, kryetari i FRD u shpreh: “Dilni rrugëve të Tiranës e shihni reklamat. Ka një zaptim total të gjithçkaje, a thua se njerëzit do hanë flamujt e banderolat. Tani kanë filluar edhe zaptimin e shtyllave vertikalisht. Cila botë e errët i financon këto shpenzime marramendëse? Ku janë ato komisione, që sipas ligjit duhet t’i verifikojnë e të cilat zhduken pas një muaji?”
Kreu i FRD- së i bëri thirrje që më 23 qershor tiranasit të dënojnë me votë këtë qeveri, të paaftë dhe të korruptuar./ep
Doli prap ky? Po kush ja beson perralat kti tipi mor aman. Po Lulin pse se shan ky, apo jane shoqe bashke? Si do ja beje Olldashi pastaj. Do behet xheloz edhe do plasi prap sheri ne PD. si sheret e kurvave. Ku fitojn vetem horrat se njerzit e ndershem ikin nga ky batak. Mjere ju
Doli doli ? bamka bamka eshte, ska cben i ziu. po hajt mo te marri ca vota e te shporrim sales se sdurohet me. Te pakten ti heqi ca vota sales, se per tjeter gje sesht, se e kemi par sa vlen kur ka qen president.
Nuk do kete gabime sepse njerezit jane te lodhur nga qeverisja e berishes.shumica jane per rilindje.boll me,u lodhen duke degjuar budallalliqet dhe premtimet e kota te berishes.skuadra e rilindjes po punon fuqishem e po duket qarte serioziteti per te marre pushtetin kete 23 qershor
ah more berisha ci bere popullit.
i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,
i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.
cfare te duam me ata nga ty ?
ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.
duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.
Nuk do kete gabime sepse njerezit jane te lodhur nga qeverisja e berishes.
shumica jane per rilindje.boll me,u lodhen duke degjuar budallalliqet dhe premtimet e kota te berishes.
skuadra e rilindjes po punon fuqishem e po duket qarte serioziteti per te marre pushtetin kete 23 qershor.
te gjithe jemi me ty, te gjithe te bashkur,te bashkuar do te arrijme aty ku duhet do te ecim perpara.Rama je 1-shi.
i ke te gjitha ato qe na duhen.vetem me ty do te ecim vetem me ty do te kete progres.bashkohemi sot e me 23 e kurdohere vetem me ty.
sigurisht qe duam rotacion.kjo eshte demokracia.boll me me te njejtat fytyra.sala e kishte pushtetin populli e zgjodhi e perseri populli do ta heqi sepse ka kohe qe po tregon qe nuk eshte me i afte per ta qeverisur kete vend.23 qershori eshte afer.bindini njerzit qe te hapin syte per te miren e tyre qe te mund te jetojne sic duhet ne atdheun e tyre.
ti nuk e do popullin o sali.ti nuk mendon aspak per te.ti e ke lene ate ne meshire te fatit.ky popull nuk te do me.ky popull ka vuajtur prej teje.tanime ske me pune ne kete komb.tjeterkush e ka rradhen dhe kete do ta kuptosh mbas 23 qershori.
Saliu sdo as popull e askend. Do vetem pjellen e tij. ndaj i vuri flaken vendi dhe e shiti per 2 lek. duhet te mobilizohet shqiptari e ti tregoj vendin qe i takon. se e ktheu vendin germall.e sa per topin von u kujtu.duhet te kishte vepru qe kur ishte president