Florije Peçi lind vajzën, tani priten analizat e ADN-së

4 Qershor 2013, 20:06Politika TEMA

Florije Peçi, vajza e aksidentuar në Himarë, që shkaktoi trazim në opinionin publik pas lajmit se kishte mbetur shtatzënë gjatë kohës që kurohej, ka lindur fëmijën.

Mësohet se ajo ka lindur fëmijën e seksit femër në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Goca është me flokë të zeza dhe ngjan si topçe. Emrin ia vura Gadiela. Ma ka sugjeruar zysh Teuta e universitetit”. Këto janë disa nga fjalët e Florije Peçit.

Pas lindjes, vajzës së vogël, sipas prokurorisë, do t’i merret një sasi e vogël gjaku, e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimit të ADN-së këtu në Shqipëri dhe Austri, për të krahasuar me personat e dyshuar si autore të përdhunimit të saj.

Studentja Peçi, sipas kallëzimit të familjarëve, është abuzuar seksualisht brenda në klinikën ku po mjekohej pas aksidentit të pësuar. Ky përdhunim, sipas familjarëve, është kryer në kohën kur vajza ndodhej në gjendje koma. Lindja e fëmijës pritet të zbardh misteret e këtij përdhunimi./ep

6 komente në “Florije Peçi lind vajzën, tani priten analizat e ADN-së”

  1. ulliri says:

    OF kjo me dhemb mua dhe tere familjes sime, kam percjell shkrimet per kete vajze te pa fate vertet me dhimbset ssi ta kem antare familjeje,inshalla do e percjell fati tere jeten kete nene te re dhe vajzen engjellush.

  2. tani says:

    o tema po pse ja nxirrni foton vajzes? te gjejne keta idiotet e prokurorise dhe policise cfare ka ndodhur. kjo vajze duhet ndihmuar e jo te qellohet me shume.

  3. Rrajcari says:

    Po mjafte me kete foto o gazeta tema,pse nuk kane mundesi gazetaret te marin nje fotografi me te mire,po mjafte me shabllonizma,sa here duhet te permendet kjo vajze duhet me pa tjeter te nxiret kjo foto,mos i lendoni njerzit se nuk eshte mire,sa here ju publikoni keto foto tju them te drejten edhe une qe nuk e kame asgje kete vajze revoltohem,po familja……apo ajde se jane fshatar,ilutem Meros te mendoj si per vete.

  4. Librazhdi Metropol says:

    o rrajca,
    po mir me lali se ashtu sic eshte ne te vertet ka dal dhe ajo ne foto. ca me bo grimazh tashi. gjynaf thuj… dhe per mu eshte nje gje e mire qe lajmi vazhdon te jepet akoma, pasi eshte edhe si shtyse dhe si tip presioni per prokurorin qe te gjeje babain e femijes.
    Gjetja e babait i lehteson dhimbjen ndopak asaj dhe familjes. Pastaj do jen dy veta qe do perkujdesen per femijen qofte financialisht qofte edhe me dashuri prinderore te plotesuar.
    (Ca faji ka gazeta per foton… ec mo mir edhe aq)

  5. Tironci says:

    Se pari dua ti uroj foshnjes jete te gjate, qofte femije i mbare dhe i bekuar, dhe Perendia e lartesofte per lavdine e Tij. Zoti e bekofte nene e bije, dhe i mbushte me gezim.

  6. BESA nga Amerika says:

    Qoft me jet te gjat e te lumtur e percjellt e mira kudo,mos i ndodhshin fatkeqsi sikur mamit te vet,ALLAHU I RUAJT TE DYJA abuzuesin e djegt zjaerri i xhehenemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje