Opozita shqiptare prej kohësh ka ngritur shqetësimin se qarkullojnë karta identiteti të falsifikuara, të cilat mund të përdoren dhe ditën e votimit.
Por tashmë është dhe policia shqiptare ajo që ka vërtetuar shqetësimin e opozitës për përdorimin e kartave të falsifikuara të identitetit, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme. Zyrtarisht Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka zbuluar një bazë falsifikimi të dokumenteve zyrtare dhe ka arrestuar 62- vjeçarin Ylber Huqi.
Baza e falsifikimit të dokumenteve është zbuluar në zonën e Xhamllëkut në Tiranë, ku është arrestuar 62- vjeçari.
Policia e Tiranës tha se pas një pune operative hetimore dhe procedurale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare si: Vula të ndryshme të Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të vërtetimeve të hyrje– dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjendjes civile, karta identiteti të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme e lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve, formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, vërtetime e formularë të paplotësuar të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme./l.ç
Kjo eshte maja e ajsbergut!
Medemek, Policia po i zbulon falsifikatoret perpara se te kryejne krimin.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
Rrofsh o shtet
Shtet i fuqishem ballkanik
Po me thoni more vellezer…PERVEC FIRMES PRODHUESE ‘ALEAT’… KUSH MUND TE VERTETOJE SE LETERNJOFTIMI NUK ESHTE FALLCO??????????????
A ka Komisariat me LEXUES Per Leter Njoftimet?
A kane Patrullat 129 Lexues ?
A BEJNE VERIFIKIME BANKAT PER VERTETESINE?
RRofsh o shtet
Shtet i fuqishem ballkanik
O popull Krimineli Shpellar Sali do fallcifikoje edhe
fitoje edhe keto zgjedje.
Populli i gjithe ne kembe edhe nese Ai do nxjerre armet
si ne 97-ten deri deri sa ta kapin te gjalle Kriminelin
Verior Sali … “Ja vdekje ja liri”.
Bajraktari Sali ke mbushur Shqiperine me
karta fallco identiteti …. Ai do fallcifikoje
dhe fitoje perseri …. !
Policia ka bere detyren.Ligj dhe vetem ligj dhe jo prralla me mbret.