Vendimi që i solli lirinë Naum Dishos, i firmosur nga bashkëshortja e Fullanit

27 Maj 2013, 18:44Kronika TEMA
Vendimi që i solli lirinë Naum Dishos, i firmosur nga

Naum Disho

Nga Lindita Çela

Ajo që në vjeshtën e vitit 2010 u konsiderua një skandal, që ngriti në këmbë mbarë opinionin publik, për gjykatën e Apelit të Korçës jo vetëm që nuk është vepër penale, por varret në Boboshticës as nuk janë prekur.

Pas tre vitesh, ky argumentim i togave të zeza të Korçës i ka sjellë lirinë kreut të OMONIA-s në Korçë, Naum Dishos dhe dy punëtorëve të paguar prej tij. Vendimi i gjykatës së Apelit në Korçë, pa frikë mund të konsiderohet ndër skandalet e radhës së drejtësisë shqiptare, megjithëse pafajësia e Dishos ishte çështje ditësh pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Arjana Fullani, bashkëshortja e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim ka çuar drejt lirisë kryetarin e organizatës OMONIA, ndaj të cilit edhe pse kishte dy vendime gjykate që e dënonin atë me një vit heqje lirie, nuk ka kryer asnjë ditë burg.

I pafajshëm?!

Gjykata e Apelit në qytetin e Korçës shpalli të pafajshëm, kreun e organizatës OMONIA, Naum Dishon dhe dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, duke i liruar përfundimisht nga akuzat e ngritura kundër tyre për “ndërtim të paligjshëm dhe dhunim të varreve të vjetra të fshatit Boboshticë”.

Gjykata vendosi se Disho nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe pse në varrezat e fshatit të Boboshticës, përveç ndërtimit të një shkallareje, është ngritur dhe një memorial, i cili ka shërbyer më pas për një ceremoni të organizuar nga OMONIA dhe Konsullata Greke në Korçë.

Por për gjykatën ky ndërtim nuk ekziston ashtu si dhe akuzat e banorëve për dhunimin e varrezave nga drejtuesit e OMONIA-s.

Pas tre vitesh Disho rifiton lirinë edhe pse fillimisht Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit kishin dhënë dënimin me një vit burg.  Pas rekursit të bërë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi  rigjykimin e çështjes.

Trupi gjykues me relatore dhe kryetare Arjana Fullanin,  argumentoi se hetimet mbi dhunimin e varreve në Boboshticë nuk ishin kryer pasi: “Në mënyrë që të provohet si e konsumuar vepra penale e dhunimit të varreve duhet nga ana objektive, të jenë dhunuar/prishur varre. Në kuptim të kësaj dispozite me varr do të kuptohet vendi ku janë vendosur dhe gjenden eshtrat e njeriut të vdekur (mbetjet e tij). Nuk mund të konsiderohen si varre monumentet simbolike të varrimit, vendi, ngrehina në të cilën në të vërtetë nuk ndodhen eshtrat/mbetjet e personit të vdekur. Për sa i përket anës subjektive të kësaj vepre penale personi që e konsumon atë duhet të jetë i ndërgjegjshëm se po fyen/shkel/përdhos ndjenjën e respektit/nderimit/keqardhjes/mëshirës ndaj të vdekurit dhe memories së tij”, thuhet në vendim.

Për këtë arsye, znj. Fullani ka vendosur rikthimin për gjykim të çështjes pasi provat e administruara në dosje, thëniet e dëshmitarëve gjatë gjykimit të çështjes, nuk provonin ekzistencën e vepre penale.

Akuzat

Ekspertiza e kryer nga Prokuroria e rrethit të Korçës vërtetoi se pas punimeve të kryera në varrezat e fshatit Boboshticë, eshtrat e dala në sipërfaqe ishin njerëzore.

Për këtë arsye, prokuroria ngriti akuzën e dhunimit të varreve dhe kryerjen e ndërtimeve pa leje për kreu i OMONIA-s së qarkut Korçë, Naum Disho, punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe. Përveç ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria paraqiti në seancat gjyqësore dokumente që vërtetonin se komuna Drenovë, ku përfshihet fshati Boboshticë, nuk ka dhënë leje për të kryer punime betonizimi në një pjesë të varreve të këtij fshati. Akuza përfshiu në provat e saj edhe betonizimin në një sipërfaqe mbi 50 metra katrorë të këtyre varrezave nga kryerja e punimeve.

Por pas tre vitesh gjykim, të gjitha këto akuza janë rrëzuar edhe pse Naum Disho deklaroi në gjykatë se kishte financuar vetë për ndërtimin e rrugicës dhe platformës së betonit.

Skandali i dhunimit të varreve u zbulua në vjeshtën e vitit 2010, kur pas ndërtimit të platesë së një përmendoreje të ushtarëve grekë, dolën në sipërfaqe eshtrat e të vdekurve.   Ishin banorë të fshatit Boboshticë që denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke. Organizata OMONIA kishte marrë përsipër ndërtimin e një memoriali me fondet e saj në varrezën që gjendet në brendësi të kishës së Shën Mërisë, me pretendimin se aty gjendeshin eshtrat e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke.

15 komente në “Vendimi që i solli lirinë Naum Dishos, i firmosur nga bashkëshortja e Fullanit”

  1. cukal says:

    e si mund te vepronte ndryshe Fullanja…!?
    TURP ! por,thjesht,TURPI I RADHES….ne shqiperi,nje cudi nuk zgjat me shume se tre dite…TURP…!

    1. bejdo malo says:

      af fullani eshte llaci fac e keshut dhe nauni ndaj e ka falur gruaj e lalci facit, tralala zura nje gale

    2. Epirioti says:

      Hahahahaha Qeveria e MANIFETEVE dhe MANIFETCINJVE, Opoooo per cdo SHKELJE LIGJI kjo QEVERI me keta Gjyqtaret e DIGASTERE e saj te Korruptuar e gjen 1 MANIFET per ti dhene LIGJIT DREJTIMIN qe duan. TURP TURP TUR

  2. enver hoxha tungjatjeta says:

    U liruan vrasesit e gerdecit ,u liruan nga burgu vrasesit e 21 janarit po lirohet dhunuesi i varreve te shqiptareve qe i ktheu ne kocka ushtaresh greke. Po lirohen nga burgu me amnisti te burgosur ordinere dhe te rrezikshem para fushates elektorale.
    Sot u mubushen 1000 dite qe nuk eshte zhvilluar asnje lloj proteste ne shqiperi dhe per ta festuar kete ngjarje te shenuar vjen ne tirane dhe zoti XHonathan Moore.
    Edhe nje proteste qe bene te perndjekurit politike nga njera ane digjeshin si murgjit e tibetit nga na tjeter i conin kartoline saliqenit per ditelindjen.
    Cfare po ndodh ne Shqiperi ?

  3. Doni ALBO says:

    Ne shqiperi krimineli dhe armiku eshte i paprekshem kurse punetori dhe patrioti eshte i persekutuar, c’eshte ky shtet qe nuk dallon te miren prej te keqes.

  4. Pasko says:

    Turp dhe krim i pandëshkuar! Turp dhe tmerr, mos kenë prehje as të vdekurit! Drejtësia=Ndyrësi; Kisha ortodokse u shërben interesave greqizuese, jo vendasve. Shteti??? I lidhur pas interesave të veta as e ka mendjen… dhe kur fiksohet diku, duhet parë për çfar interesi fiksohet. TRISHTIM!

  5. oli says:

    Duhet te votojme te gjith kundra kesaj qeveri se e vrau te gjith popullin,e grabiti e perdhunoj e terrorizoj me vrasjet e shumeta qe po ndodhin.Jemi bere te shkojme te qajme te varri i Enverit,ti kerkojme ndihme.

  6. Treviso says:

    Ky veprim i gjykates se larte tregon plotesisht tradhetine e qeverise mafjoze ndaj atdheut dhe popullit shqiptar. Tradhetia e qeverise me ne krye kriminel sali Berishen eshte e hapur fare. Populli shqiptar eshte pa president dhe drejtesia drejtohet nga nje grup mafjozesh te ardhur me dhune ne pushtet. Nuk e di nese kane ndjenja ato persona qe votojne kete qeveri? Kete pyetje ja bej popullit te thjeshte qe s’ka interes tek keto mafjoze qe drejtojne. Nuk eshte se do beje mrekullira qeveria e te majteve, por nuk do shesi eshtrat e shqiptareve per eshtra gregerish.
    Nuk do shesi teritoret e vendit per te mbajtur karriken. Do vjedhin,eshte e sigurte qe do vjedhin por jo neato permasa si kjo qeveri mafjoze.
    Me date 23 Qershor keni shansin qe te votoni per nje qeveri qe te mendoje per te gjithe dhe jo vetem per kriminelet si qeveria e sali Berishes.

  7. tomori i beratit says:

    Po kjo fullani e ka burin KRYEMAFJOZ keshtu qe mund te bej çfare ti doje BYTHA.Ka krah nga sala e co.Por po u vjen MORTJA qe do ti mare me vete –

  8. viktor hoti says:

    Nga persona qe per llogari te shtetit blejne prone shteterore – banka dhe hotel dajti- mos pritni gje tjeter familiarisht.Ortodoksia nuk ka asgje te keqe karshi musliimanizmit por kaurri grek na ropi . viktor hoti

  9. shqiptar says:

    provojeni te beni nje gje te tille ne greqi apo per camerine te denojne pa avokat dhe gjyq te shpejet burgim te perjetshem.sidmos po te jesh shqiptar.
    ky eshte ndryshimi yne me greqine ata jane atdhedashes edhe e ruajne me fanatizem vendin kurse ne jo shitemi per nje lek.
    vjen nje bollano edhe disho edhe ben lemsh e li nje komb dhe si thote njeri plac.
    ikni kaloni kakavine dhe do ta shikoni ndryshimin.sa te ulet qe jemi ne shqiptaret.bejem te fortin po tjetri vjen e na shkerdhen brenda ne shtepi dhe si ben gje njeri.imagjinoni cu punojne shqiptareve ne greqi.

    1. emigrant shqiptar says:

      KOMENT JUAJ I VERTETE.

      SHQIPERIA ENDE NUK KA SHTET,
      KA VETEM PUSHTET.
      SHQIPERIA ENDE NUK KA DEMOKRACI,
      KA VETEM ANARKI.

      Politika e djathte dhe e majte ne Shqiperi eshte indiferente per Problemet Kombetare.
      Politika e djathte dhe e majte ne Shqiperi eshte e interesuar vetem per Pushtet dhe Korupsion.
      Organet e Drejtesise gjate 23 vjeteve kane qene dhe jane te varur plotesisht nga Politika.

    2. Emigrant Shqiptar says:

      KOMENTI JUAJ ESHTE I VERTETE.

  10. maksi says:

    turp tu vi por qe te gjithve politikaneve shqiptar se as njeri e as tjetri ska ber per ne dhe per trojet shqiptare dhe as kan per te bere, harrojeni. ajo qe me vjen keq eshte se grekorracistet kan ber ca u ka dash qejfi me ne dhe vazhdojne ta bejne, turtura ne vendin esaj eplot te tjera kalojne akoma shqiptaret, por me e keqa eshte se sna len as ne vendin tone reha, keta te korrupotuarit tanet as kan per te ber ndonjeher gje se nuk duan ta din me per asgje, vetem per xhepat e tyre bejne xhdo gje, marrveshje te pa funda ka, duke harruar ato qe kan then ato qe kan ndodhur, epra cfare besimi ka tek te gjithe keta te korruptuarit tane, lumi i marte qe te gjith ata qe bredhin pas tyre e disa skan as buk te han, kjo eshte e keqa jone, sepse shqiperia nuk njeh njeher te vetem nje proteste per te drejtat e tyre por bejni vetem per karriket ete korruptuareve duke harruar premtimet e bushura me mashtrime, kjo eshte fatkeqesi e madhe per ne, ndaj sillen keshtu keta mashtrusat….

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    PROKURORIA DUHET TI KERKOJE GJYKATES MANDATIN E HETIMIT CFARE KA OSHTE SHKALLARES DHE KRYQIT GREK REJ BETONI TE NGRITUR NE VAREZAT EBOBOSHTICES.KJO I JE TE DREJTEN TE RISHE KRYQIN DHE SHKALLAREN ME ESKAVATOR .ME KAMERA NGA GAZETARET DHE NESE OSHTE TYRE DALIN ESHTRA NJERZISH ATHERE TA ARESTOJE DISHON,FULLANIN,DHE GJYQTARET E AELIT DHE KERKOJE DENIMIN E TYRE ER DHUNIM TE VAREVE NE BASHKEUNIM NEN RESIONIN E KORUSIONIT DHE BLERJES SE GJYQTAREVE.NESE NUK KA ESHTRA TE KERKOJE NJE FALJE DHE SHTETI SHQITAR TE AGUAJ DEMSHERBLIMIN KISHES SE FSHATIT BOBOSHTICE E CILA NE MLEDHJEN E SAJ TE VENDOSE NESE DUHET OSE JO TE NDERTOHET ATY MEMORIALI I ASNJE USHTARI TE VRARE NE BOBOSHTICE.USHTARI KISHTE NGRIRE NE LLOFKE TE DARDHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje