Tre vite burg për gjyshin që i'u fiku në ballë cigaren mbesave të mitura për inat të nuses

17 Maj 2013, 10:27Kronika TEMA

Një gjysh 62-vjeçar ka djegur me cigare në ballë dy mbesat e tij, 5 dhe 4 vjeçe, për inat të nuses së djalit. Vajzat e mitura, prindërit e të cilave jetonin të ndarë, ia kanë rrëfyer të ëmës veprimin e tmerrshëm, e cila më pas ka kallëzuar vjehrrin e saj, Feim Almeta.

Ngjarja është shënuar në vitin 2012 në Yrshek të Tiranës. Më 7 maj 2013, Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg Feim Almetën, pasi e deklaroi të fajshëm për akuzën e “dhunës në familje”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri Almeta përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Por, ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Kjo për shkak se gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit të tij me burg, duke e lënë në liri me kusht për 2 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, 62-vjeçari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Sipas vendimit, një kopje e të cilit është siguruar nga gazeta “Panorama”, gjatë hetimeve gjyshi ka pretenduar se i ka djegur pa dashje mbesat e tij. Ndërsa në gjykatë ai ka pranuar se i ka djegur qëllimisht dhe se kishte arsye për këtë.

Më 6 nëntor 2012, A. Almeta ka shkuar të takonte dy vajzat e saj të mitura në kopshtin e tyre në Yrshek. Në këtë kohë, të miturat jetonin me babain e tyre, i cili për shkak të një konflikti e kishte përzënë bashkëshorten nga banesa. Përballja ka qenë tronditëse për nënën, e cila ka parë shenja djegiesh në ballin e vajzave të saj.

Pasi i ka takuar ato, ka parë se të dy vajzat kishin shenja djegie në pjesën e ballit. Vajzat quhen A. dhe S., përkatësisht 5 dhe 4 vjeçe. Siç rezulton në padinë e saj, kallëzuesja i ka pyetur vajzat e mitura për djegien dhe ato i janë përgjigjur se i kishte djegur gjyshi, i pandehuri Feim Almeta, me cigare në pjesën e ballit kur ato kishin qenë në gjumë. Pas kësaj, shtetasja A. Almeta së bashku me vajzat është paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe ka bërë kallëzim penal./A.XH

1 komente në “Tre vite burg për gjyshin që i’u fiku në ballë cigaren mbesave të mitura për inat të nuses”

  1. elio says:

    Aty ku diku cigaren e do plumbin ky qelbesire plak i ndyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje