Merr leje nga burgu, arratiset anëtari i bandës së Yzberishtit

10 Maj 2013, 10:23Kronika TEMA

I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97- ‘98 në Tiranë, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Burgut të Fushë- Krujës i ka dhënë leje me afat 7-ditor të dënuarit për vrasje, por ai nuk është kthyer brenda afatit të lejes.

Siç mësohet, Avdillari duhej të kthehej dje në Burgun e Fushë-Krujës, kohë kur i përfundonte afati i lejes së dhënë. Lajmin e bënë të ditur burime nga Ministria e Drejtësisë, por i kontaktuar me telefon nga redaksia e gazetës Panorama, një fakt të tillë e konfirmoi edhe vetë drejtori i burgut, Ligor Prifti.

“Po, është e vërtetë që i është dhënë leje të dënuarit Ilir Avdillari. Duhej të kthehej sot (dje), por ai nuk u kthye në qeli”, është shprehur drejtori i Burgut të Fushë-Krujës.

Ai ka refuzuar të pohonte se sa ditë leje i ishte dhënë të dënuarit për vrasje dhe cili ishte kriteri i një vendimi të tillë.

42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit./A.Xh

12 komente në “Merr leje nga burgu, arratiset anëtari i bandës së Yzberishtit”

  1. arsen says:

    Avaziiii…!!
    Po afrojne zgjedhjet! Kush do i rruaje votat?
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik

    1. Dean says:

      Shteti Ma i fuqim ne Ballkan jena.

      1. Vlora says:

        ha ha ha ha, pas zgjedhjeve do te veje vete.

  2. landi says:

    e ka liruar vete muli,nuk arrini ta kuptoni kaq.
    ai ska per tu kthyer me
    do jetoj me identitet tjeter.

  3. jezusi says:

    Perse habiteni.I denuar per vrasje eshte jo per kushedi se cfare.Pra nuk paraqet rezikshmeri shoqerore.

  4. ver llapa says:

    Po pse i dha leje Gaz Dibra ketij qe ishte denuar per vrasjme me 22 vjet burg.I duhet me 23 qershor dhe ditet qe vijne pas.Prit prit sa te tjere do dalin per votime bile edhe ato te denuar me burgim te perjetshem

  5. deshnica says:

    nuke di si nuk i paska zhdur shteti keta kreminela qe nga97 deri ne 99 kankryer kushedi sa krime ne ate zone,dhe fara qe kane lene mbrapa ka per te qene problem ne kete zone.. kelyshet e zinj duhet te ishin zhdukur me kohe mos tu ngelej as fara..

  6. Logo says:

    e mo dhe juve, e kane liruar se ka per te kryer disa atentate para zgjedhjeve….hhaahaha
    Koha e atentateve afroj perseri!

  7. Korabi says:

    Ore po si i jepet leje dikujt te denuar per vrasje dhenme 22 vjet burg? Vetem ne Shqiperi dhe ne Somali ndodh kjo, se ne boten e qyteteruar kur ke denime deri ne 5 vjet mund te te japin leje.

  8. burbuqja says:

    SKANDAL ?

    Ky banditi ka ikur nga burgu, me siguri per te vrare ndonje armik te vetin. Nje lloj si historia e atij banditit nga Shkodra, qe drejtori i burgut te Shenkollit, Mark Lleshi i dha leje “per te vizituar nënen e semure” dhe pasi u arratis vrau dy vellezrit Pjetrushi ne Shkoder.
    Sot Mark Lleshi eshte i pafajshem dhe avokat.
    Me qe ra fjala, perse nuk u vendosin byzylyket elektronik ketyre banditve gjate kohes qe jane me “liri-dalje” ?!

  9. alban4eva says:

    eshte me leverdi te punosh neper burgje sot ne Albanistan. kushedi sa leke ka paguar ky qe ka dale dhe eshte arratisur..!!

  10. Re Play says:

    Mendoni se sa alarmante dhe sa konsqkuenca do te kishte sjelle nje arratisje e ngjashme para zgjedhjeve ne vendet e botes perendimore. “Ujku qimen e nderron por zakonin s’e harron!” Replay 1997?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje