“Jemi bërë viktima të lojërave politike mes shteteve. Shteti shqiptar nuk duhet të na lërë në harresë”.
Kështu është shprehur kapiteni i anijes “EOS”, Arif Bakillari, i cili gjendet prej kohësh në një prej burgjeve të jemenit , sëbashku me tre shqiptarë të tjerë.
“Unë vazhdoj të jem i arrestuar, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë në anije, bashkë me dy indianë. Në 7 maj kemi gjyqin e Apelit. Ne kemi dy avokatë shtetërorë të Irakut, sepse këta kanë ligje të çuditshme, sepse asnjë avokat i shteteve të tjera nuk ka të drejtë që të na përfaqësojë neve në gjyq. Asnjë avokat i huaj nuk mund të vijë në Jemen për të na marrë në mbrojtje. Problemi i këtyre janë marrëdhëniet mes shtetit të Irakut dhe Jemenit, sepse ngarkesa jonë ka qenë për Irakun dhe këta na përdorin neve. Jemeni, duke qenë se i ka marrëdhëniet të tensionuara me SHBA-në, nuk lejon futjen e armatimeve të tilla siç kemi ne në anije. Ne kemi rënë pre e problemeve mes këtyre dy vendeve. Problemi tjetër është ekuipazhi që është në anije, sepse mendojmë se ngarkesa për shkak të temperaturave të larta mund të shpërthejë. Ngarkesa jonë është më e madhe se ajo në Gërdec. Temperatura në hambarin ku ndodhet armatimi, është shumë e lartë dhe si pasojë e temperaturës së lartë mund të shpërthejë. I kemi njoftuar autoritetet këtu, por këta s’e kanë vrarë shumë mendjen, se nuk e kanë idenë se çfarë lloj armatimi ka në anije”, tregon Bakillari.
Ai shprehet se ambasadori i ka lënë në harresë.
“Me largimin e ambasadorit Admirim Banaj, ambasadori që ka ardhur, vetëm sa na ka përshëndetur një herë dhe nuk ka kontaktuar më me ne. Ambasada shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme ka caktuar një avokat për ne, i cili nëpërmjet konsullit shqiptar në Jemen, ka ardhur dy herë këtu thjesht si kalimtar dhe kërkon lekë nga ambasada shqiptare. Ne kërkojmë që të kontaktojë ambasadori me neve dhe autoritetet jemene, u kalbëm këtu, sepse ne jemi viktima të lojërave politike”, nënvizon ai për “GSH”-në.
Në fakt, aktualisht Shqipëria përfaqësohet nga i ngarkuari me punë Sajmir Bala në Arabinë Saudite dhe Jemen. Një shqetësim edhe më madhor për tre shqiptarët e burgosur në Jemen, është edhe municioni luftarak që ata kanë në anije, pasi ekziston mundësia e një shpërthimi të mundshëm për shkak të temperaturave të larta. Frika për fatin e tre shqiptarëve, ndihet më shumë në zërat dhe fytyrat e të afërmve të tre të burgosurve në Jemen.
“Kam 9 muaj që s’e shoh burrin tim; është e vështirë që të shkosh atje, sepse Jemeni është në gjendje lufte. Tani presim vetëm gjyqin në 7 maj që të shohim ç’do bëhet, prandaj i kërkojmë shtetit shqiptar që këto ditë që kanë ngelur të bëjnë diçka dhe të reagojnë, sepse shtetasi grek që ishte në anije me burrin tim doli, indianët po ashtu, vetëm shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit, duke iu shtyrë gjyqet herë pas here”, shprehet bashkëshortja e Bakillarit.
Liliana shprehet se: “Kam shkuar tek Ministria e Jashtme dhe më kanë thënë që ambasadori i ri shqiptar që është vendosur në Jemen ka komunikuar me autoritetet atje, por Arifi më ka thënë që “ai nuk ka bërë asgjë. Shteti këtu nuk ka lëvizur hiç fare. Ambasadori i parë, Admirim Banaj është sjellë shumë mirë, ndërsa ky tjetri nuk ka kontaktuar fare”. Ne jemi zhgënjyer nga shteti, sepse i kanë lënë në harresë. Ata janë lënë të pambrojtur dhe ndihen shumë keq kur iu thonë autoritetet vendëse të Jemenit që shteti i tyre i ka lënë në harresë.”
Bakillari pohon se janë në mëshirë të fatit për pafajsinë e tyre./A.XH
Zoterinj per ke shtet e keni fjalen se Ju nuk ju ka nisur shteti shqipetar,ose ju ka marr koka erre!T’ju dalin ne mbrojtje trafikantet e ketyre armeve qe kane per mese 23 vjete qe po e zbrazin kete depo ballkanike me ne krye drejtorin e kesaj depoje kanibalin Sali Berisha.Mos u merzisni se edhe sikur te ndodhi me e keqja Ju do te merrni titullin qe vetem nje njeri e gezon ketu ne shqiperi “Burra shteti”.E s’eshte pak per ca kokpalare si puna Juaj.Po shkove per b.the do e hashe ne m.the thote nje fjale e vjeter.Mos haroni te votoni atje ku jeni.Poshte diktatura e tarallakeve.
Do te duroni edhe pak jave sa te zgjidhim problemin e veshit te Eginit. Pas kesaj vete kryeministri yne do provokoje mbledhjen e konfereces Islamike dhe do ti beje rezil per punen tuaj. E them kete me bindje se informacioni eshte nga burim i sigurte. Ma ka thene Blendi Fevziu.
Pa,pa, eksportet e ekonomise se dyte ne Europe!!!!