Zhduken 61 piktura, vetëm dy vjet burg ish -drejtorit të galerisë

24 Prill 2013, 09:41Kronika TEMA

 Pas rreth një viti  nga zbulimi i skandalit  të zhdukjes së pikturave  nga galleria  “Guri Madhi” në Korçë , Prokuroria  kërkon dënim për ish –drejtorin Vladimir Topi.

Mes  61 veprape të zhdukura, 27 prej tyre  i përkasin piktorit të madh Vangjush Mio. Sipas  Prokurorisë së Korçës , ish- drejtori   i qendrës kulturore  duhet të dënohet me dy vite burg dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të profesioneve publike apo  si drejtues.

Sipas organit të akuzës  është vërtetuar se vjedhja  e pikturave nga galeria  e arteve  nuk është bërë nga persona të jashtëm,por nga persona të brendshëm.

Edhe pse  Topi është shprehur se ,“ I vetmi njohës i tyre është  Sotiraq Xega, ndërsa personat e tjerë  të cilët merrnin pjesë  në komision nuk kanë  qenë  specialist. Në 10 vjet,përgjegjësi Xega kurrë  nuk ka thënë  që veprat i ka marrë pa inventor”, hetimet ndaj Xegës janë pezulluar, pasi ai ka pasur vetëm çelësin  e derës së brendshme të galerisë, jo atë të ndërtesës , ndaj ai nuk mund të hynte e të dilte pa prezencën e titullarit, shkruhet në gazetën “Panorama”.

Nga ana tjetër Xega  ka akuzuar Topin se  ka nxjerrë me dhjetra vepra për t’u ekspozuar jashtë , pa asnjë dokument, dhe një pjesë të veprave  i ka bërë dhurata  për një sërë personalitetesh./A.XH

5 komente në “Zhduken 61 piktura, vetëm dy vjet burg ish -drejtorit të galerisë”

  1. Petro furrtari says:

    Jam i sigurtë se Sotiraq Xega nuk ka vjedhur gjë. Ai e bënte punën me pasionin e artistit.

  2. Ujku Dele says:

    Kesaj i thone te vesh ujkun te ruaje delet. Prokuroria do bente mire te merrte ne shqyrtim edhe ate person qe nenshkroi emrimin e ketij hajduti me cizme ne postin e drejtorit te muzeut. Pika qe s’ju bie po ky duket ashi qari qe eshte kopje e gjalle e Brahushit te filmi “Dora e ngrohte”.

    Cfare? S’po me njeh heee? Ta freskoj une kujtesen. Monsieur Brahush, shoku yt i burgut…

  3. dritani says:

    Po per veprat si do te behet?

  4. ina says:

    Po keta jane njesoj kriminele sikur ata qe vrasin.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZe : Pikturat e Vangjush Mios jane vjedhe per llogari te Woolsprapthit te OSBE – se.
    Woolsprapthi u shperblue nga krim Berisha per punen e sherbimet qe OSBE beri krim Berishes per marrjen e Beshkose se Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje