Përplas për vdekje 19-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

20 Prill 2013, 11:37Kronika TEMA

Ilirian Hyzellari 19-vjeç ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mësohet se i riu ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi.

Sipas burimeve të policisë, viktima është lënë në rrugë pas aksidentit, ndërsa mjeti që e përplasi është larguar nga vendngjarja.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, për të identifikuar mjetin dhe autorin që përplasi për vdekje 19-vjecarin./A.Xh

1 komente në “Përplas për vdekje 19-vjeçarin, largohet nga vendngjarja”

  1. Durres lagja 17 says:

    Si cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje