“Policia ka ushtruar dhunë mbi tim shoq , i cili ka qenë në gjendje të dehur. Rrahjet e tepërta dhe gjendja në të cilën gjendej im shoq, i kanë shkaktuar vdekjen. Ai nuk u ka rezistuar goditjeve në trup, pasi ka qenë i dobët fizikisht. Policisë u ka mbetur në dorë dhe për pasojë inskenuan versionin e vetëvrasjes. Ka shumë gjëra që më bëjnë të dyshoj”- është shprehur e veja e Ndue Kolthit, ish-gardianit që u gjet i vetëvarur me 11 prill të këtij viti brenda Komisariatit nr.3.
Violeta i qëndron këtij versioni pasi sipas saj edhe shenja në fyt është inskenuar.
“Po ta varësh një të vdekur shenja do t’i mbetet në fyt.Nushi sytë i kishte mbyllur, sikur flinte gjumë.një njeri që varet sytë dhe goja i mbeten të hapura , ndërsa gjuha i del jashtë. Këto simptoma nuk ishin te Nushi. Jam 100% e sigurt që ngjarja është manipuluar nga policia”- shprehet ajo.
Ajo fillon dhe nxjerr në pah edhe argument të tjera.
“Hekurat ku pretendohet se ai ka varur veten,po ashtu siç tregohet edhe në foto nuk janë aq lart ,që të realizohet një veprim i tillë,pasi burri im ishte i gjatë dhe këmbët i mbërrinin në tokë. Kjo të sjell dyshimet se “vetëvarja” e tij mund të jetë sajuar nga policia. Një tjetër dyshim ka të bëjë me kamerat që ndodhen në atë dhomë. Në atë moment kur mendohet se burri im ka vrarë veten. Ato kanë qenë të fikura. Pse pikërisht në ato momente kanë qenë të fikura? Pse të gjithë heshtin për vdekjen e e burrit tim. Nuk do ta besoj kurrë se ai ka vrarë veten”, nënvizon Violeta për gazetën “Shqip”.
Ajo pohon se kanë marrë një avokat për të zbardhur të vërtetën deri në fund./A.XH
e kane vrare si shume te tjere. jeta e shqiptareve per kete qeveri te qelbur eshte e pavlere, edhe vdekja eshte e pavlere sepse keta jane shume te poshter dhe sic i quaj gjithmone zombi. por do shporren. ngushellime per burrin tuaj.
TE VRASIN KETA MOJ MOTRA TE VRET KY SHTET KRIMINELESH EDHE TE VRASIN HAPUR FARE NE MES TE BULEVARDIT NE SYTE E GJITHE BOTES E JO ME KESHTU SIC THUA TI,HALL I MADHE TE KA REN,QE ME FIKJEN E KAMERAVE VERTETOHET QE E KAN VRARE TE ZIUN
nga keto cfare nuk pret………..!
Polici vrasese, barbare! Po te donte te vriste vehten nuk kishte nevoje te vetevarej brenda ne komisariat; mund te perdorte pistoleten e sherbimit pak me vone!
ju vinte keq ju komentuesve para pak ditesh tek nje artikull ku policet ankoheshin per rrogat,e late kompjuterin me lot,,,dune dhe rroga te larta kto qe ne vend te mbrojne popullin e vrasin ate perdite si gestapo
Juve zonje keni plotesisht te drejten per ta kerkuar,por kjo do ishte shume me mire ta kishe kerkuar qe ne momentet e para se nje njeri qe shoqerohet per person i dehur dhe te vare veten ne llomat e izolimit eshte e pa justifikuar, kqyrja e vendit te ngjarjes do te ishte e domosdoshme te ishte i pranishem dhe nje inspektor i avukatit te popullit,pergjigjesia ti mbetet ai qe ka bere fajin dhe jo te perpiqet nje institucion per ta mbyllur si problem,ku implikohen nje sere njerezish qe nuk mund te thuash se jane te gjithe manipulatore,nuk e di se si jane kryer apo zbatuar rregullat se ne ate vend ngjarje duhet te ishin eksperte te nje komisarjati tjeter dhe jo ata te ati rajoni.