Asnjë i burgosur nuk pranon të ndajë qelinë me “monstrën”e Laprakës.
“Gjatë kësaj periudhe , pas arrestimit të tij në mesin e muajit mars, ai është mbajtur në dhomat e izolimit në polici, kryesisht në Komisariatine Policisë NR.3 dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është pyetur për ditë me rradhë, ndërsa oficerët e policisë gjygjësore kanë marrë prej tij të dhëna se ku mund ta kishte hedhur trupin e Julianit. Në një kohë ai është transferuar në paraburgim te 313 dhe te 302,por ka pasur problem, pasi askush nuk ka preferuar të ndajë qelinë me një të akuzuar për pedofili.Madje, informacionet flisnin se të arrestuarit mund të ushtronin dhunë ndaj këtij të pandehuri, apo të kryenin edhe veprime të tjere”, kanë pohuar për gazetën “Shqip” burime nga Prokuroria e Tiranës.
Po ashtu edhe avokatja e Ardian Prenjasit, Vjollca Pustina është shprehur se nuk ka dijeni se ku ndodhet klienti i saj.
“Nuk më kanë njoftuar se ku ndodhet aktualisht. Sot do të shkoj të marr ndonjë informacion të saktë dhe pasi ta kem marrë dhe lejen e prokurorit do të shkoj ta takoj. Më parë , kam kërkuar informacion në polici se në cilin paraburgim ndodhet, por nuk kam mësuar asnjë gjë”, shprehet Pustina.
Ndërsa burime nga Policia e Tiranës thonë se Prenjasi i ka kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Pas braktisjes nga familjja, me pedofilin 45 vjeçar nuk dëshiron të ketë kontakt askush./A.XH
bibla ka nje shprehje mos i bej tjetrit ate qe tjetri zdo qe ta beje ty.
Sa vete e ruajne Berishen? Gjysma e `popullit` jane bodyguard! ?
Ore lereni rehat kete burrin…cbe keshzu more, mua me duket zotni burr