Emigrati kthehet në vendlindje dhe i vë flakën vetes. Banorët: Ka trauma që kur u rrah nga policia greke

23 Prill 2013, 10:17Kronika TEMA

Gegë Stojani, 33 vjeç , është kthyer në vendlindjen e tij  në fashtin Stojan për t’i dhënë fund jetës  së tij në qendër të fashtit  duke i vënë flakën vetes.

“Nuk mendova kurrë se Gega do të digjej me benzinë. Ishte në mes të një sheshi , në krye të fshatit. Nuk tregova vëmenjen e duhur , vetëm kur e pashë të përfshirë nga flakët. Tentova t’ia shuaja zjarrin  në trup ,por ishte e pamundur. Pranë trupit të tij ishin dy shishe plastike që kishin pasur brenda benzinë”- është shprehur një bashkëfshatar i tij.

Sipas tyre trupi është djegur mbi 80%, dhe  shprehen të pa shpresë për mbijetesëne  tij.

Për gazetën “Panorama“ banorët e fshatit kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen ku citojnë se, “Nuk ka qenë mirë me shëndet  që kur është rrahur dhe vjedhur. Persona të panjohur e kanë sulmuar në kufi  dhe i kanë rrëmbyer të gjitha të hollat që i kishte me vete”, tregojnë ato teksa i referohen një ngjarje të ndodhur 6 vite me parë  në kufirin tonë me Greqinë.

Të tjerë shprehen se Stojani ka mbërritur në vendlindjen e tij një natë para ngjarjes, dhe thuhet se ka fjetur jashtë në tokën e tij, pasi kishte një konflikt të kahershëm me kushërinjtë e tij  për çështje pronësie.

Sipas të dhënave të Policisë familja Stojani ishte vendosur me banim në qyetin e Laçit. 33- vjeçari kishte emigruar disa herë në Greqi dhe së fundmi ishte i papunë dhe i pamartuar./A.XH

4 komente në “Emigrati kthehet në vendlindje dhe i vë flakën vetes. Banorët: Ka trauma që kur u rrah nga policia greke”

  1. Cekuri says:

    Kete titullin eshte njesoj sikur e kane shkruajtur banoret e fshatit!!!!
    Seriozitet ju lutem.

      1. Landi- Sverige says:

        Po ti cpate??!! Nuk e shikon titullin qe eshte kontradiktor me artikullin?! Ke duhet te besojme per shkakun e ngjarrjes? Ate qe shkruhet ne titull se banoret thone se kishte trauma kur ishte rrahur nga policia greke? Ate qe shkruhet ne artikull se banoret thone se ishte vjedhur dhe rrahur nga te panjojtur ne kufi (qe nuk perjashtohen shqiptare)? Apo ate qe kishte nje konflikt te vazhdueshem pronesie me kushurinjte e tij e lidhur kjo edhe me veshtiresite ekonomike te 33 vjecarit duke mos patur rruge-zgjidhje e cuan ate ne depresion te rende duke vendosur te kryej nje akt te tmerrshem ndaj vetvetes?
        Personalisht besoj se versioni i fundit eshte me i besueshmi dhe qe po behet fatkeqesisht “mode” ne jeten e perditshme. Dhe faktoret dihen qe jane varferia, pasiguria per te nesermen, indiferentizmi i plote i shtetit dhe i shoqerise si dhe mungesa e shoqatave apo organizatave shteterore apo jo-fitim prurese te specializuara per te bere me te lehte riabilitimin e personave me veshtiresi ekonomike apo probleme te tjera sociale.

        1. Cekuri says:

          Landi ketyre u duket vetja se i dine te gjitha,nuk kane faj keshtu i ka ushqyer injoranca.
          Pikerisht keta jane po kaq konfuz sa dhe ky artikull,duke mos kuptuar asgje nga cfare eshte shkruajtur dhe pse eshte shkruajtur bejne ate qe dine me mire,te shajne pa kriter.
          Injorantet ne fakt kontrollohen me lehte dhe kjo eshte plus per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje