Ish-shoferi i Adem Tahirajt refuzon që të dëshmojë për vrasjen

23 Prill 2013, 16:19Kronika TEMA

Edhe pse ka qenë dëshmitari kryesor në vrasjen e ish-kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, shoferi i tij, Fatmir Hoxha, ka refuzuar që të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ai ka qëndruar vetëm pak minuta para trupës gjykuese dhe nuk ka folur, duke e argumentuar këtë gjë me faktin se është edhe vetë i pandehur.

Me këtë veprim, Hoxha, që pa se çfarë ndodhi mes kryekomisarit Tahiraj dhe të akuzuarit për vrasjen e tij, Ilir Xhakja, duket se ka pasur si qëllim pikërisht përballjen në një ballafaqim me këtë të fundit.

Për këtë arsye, në seancë është dëgjuar vetëm dëshmia që Hoxha ka dhënë gjatë marrjes në pyetje në prokurori.

Në thëniet e tij, prokurori citoi se ndalimi i mjetit të nipit të Xhakjes ishte bërë në mënyrë rastësore dhe pikërisht atëherë kur ishte vendosur që mjeti të shoqërohej në komisariat, aty kishte mbërritur një tjetër person me makinë luksoze dhe i veshur sportiv, i cili kishte pyetur se kush ishin ata. I nipi, Ledio Ksanaj i ishte përgjigjur të mos bëhej merak pasi ishte thjesht punë dokumentesh.

Në këtë pikë Hoxha shpjegon se pyetjes së kryekomisarit, “po ti kush je?”, Xhakja sipas shoferit, i ishte përgjigjur me ofezë e pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe vrasja e kryekomisarit./b.l

8 komente në “Ish-shoferi i Adem Tahirajt refuzon që të dëshmojë për vrasjen”

  1. dritani says:

    Te drejte ka!
    Ku pa si ia keputi koken shefit tak-fak nuk ka pse te behet budallai Shijakut ai.

    1. Pilo Lala says:

      Te gjithe keta kane lidhje me kryemafiozin e Shijakut, Sokol Olldashi.
      Kush vritet kete rradhe, kush e ka rradhen e vendos Olldashi me kriminelet.

  2. adoleshenti-FRANCE says:

    Sokol Olldashi po i mbulon shpenzimet e Ilirit? Dhe me deshmine e shoferit Koli po merret?
    keto jan ministrat qe marin taksat e qytetarve keto jan mafioze qe skan lidhje me libra apo diturine.

  3. Tarrasi says:

    Nga eshte ky “trimi” nga Tropoja??

  4. liku says:

    Bravo Tropojani.

  5. Malo says:

    I ndjeri Tahiraj eshte nga Tropoja dhe dy policet po nga Tropoja, si ka mundesi qe nuk deshmojne ne Gjykate?
    Kujt i intereson refuzimi i deshmise se tyre?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!????????????????????????????????

  6. liri a vdekje says:

    sa banore ka kjo tropoja mer jahu ene ke autobuzat e linjes i shof qe punojne fatorino

    1. Tarrasi says:

      Mos ki merak sa te fitoj PS-ja behen Tiranas venali dembabadem

      Shiko Sali Berishen sa here ka ndruar lekuren nga Malok u be qytetar nga gangster u ba doktorr pastaj u ba komunist nga komunist u ba demokrat nda demokrat u ba diktator dhe gangster prap… ehu salamandra jane keto lloj baktish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje