Hakmarrja,ekzekutohet ish boksieri në Tiranë dhe një 65-vjeçar në Lezhë

26 Prill 2013, 09:07Kronika TEMA

Një ish boksier 35 vjeç u ekzekutua  në mesnatë  nga persona ende të paidentifikuar që i kishin zënë pritë  në hyrje të palllatit të tij në Tiranë. Viktima është  Adrian Levanti, i cili punonte si truprojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Unazës së Re’ mesnatën e sotme.

Vrasja mësohet se ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati. Vetë Levanti banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat, por  është detyruar të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.

Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person Zef Gjovalin Gjinin me autor Marjan Levantin, vëllai i viktimës. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.

Ndërkohë në vendngjarje ka forca të shumta policie, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Gjithashtu,në në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër vrasje ka ndodhur në Lezhë. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, ndërsa viktima është shtetasi Marash Ndreu 65-vjec. 

Mësohet se ky i fundit është qëlluar me armë sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa shkak i vrasjes është bërë një grindje i vjetër me persona të tjerë.

Fillimisht viktima ka mbetur i plagosur, ndërsa ka humbur jetën pas transportimit në spital. Policia ka etiketuar disa të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është ndaluar autori./A.XH

7 komente në “Hakmarrja,ekzekutohet ish boksieri në Tiranë dhe një 65-vjeçar në Lezhë”

  1. j says:

    Ec Lezha PERPARA ,mos bej asnje dite pushim.

  2. liri a vdekje says:

    ene tr ska ngel mrapa biles me 2 turne ene 3 ka njeher

  3. Bato Mokra says:

    O njerez: vini re kelthitjet e SRB-it, per gjoja veshin e ngrehur te Cekes Junior atje ne Vjene dhe vrasjet e perditshme e heshtjen mortore te KRYEDINJITARIT SRB-i ndaj kesaj hemoragjie absurde sikur s’mjaftonte 1997-ta etj.
    Nuk e renditni edhe kete nder kryearsyet qe s’duhet te presim 23 qershorin per ta qeruar kete funderrine Vu qi dolit? Fundja kush do te votoje ate dite? SRB-i dhe Zhelefina me badigardet e tyre (nese)!
    Mos qofte e thene, thone plakat e Zdrales, Dudasit, Noces, Gjuhadolit e te Smokthines etj.

  4. alban4eva says:

    shtet kaubojsash dhe sherifash..!! ky eshte shteti i S-haleut..!!

  5. Tunxhaji says:

    duhet te realizojme planin 100%. Muli me shoke na kane dhane lejen me vra sa me mujt. Sa ma shume aq ma mire. O burra koburen ngrehur dhe t’an shqyptaret le ti biem njani-tjetrit.
    Ne jena ndryshimi bjerini bre burra.

  6. kur says:

    Kur te vriret maloku I fundit, do kthehem ne shqiperi I lumtur.

  7. Treviso says:

    Me keto vrasje qe po ndodhin ne Shiperi, me le te mendoj qe te mos shkel me ne ate toke se dhe une jam ne hasmeri me qeverine e kriminelit sali.
    Po te grumbulloheshin te gjitha ato te shara qe i kam bere kesaje qeverie kriminele, dhe mua do me vrisnin me makina pa targa, dhe vrasesit do te largoheshin ne drejtime te pa ditura.
    Vazhdoni dhe votoni perseri per ketokriminela qe po ju qeverisin me tyten e armes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje