Babai, dua mbrojtje nga shteti pasi më rreh djali

2 Maj 2013, 09:08Kronika TEMA

Dua mbrojtje nga shteti”.  Kështu është shprehur Xhemal Xhepmetajt, i cili kërkon mbrojtje nga djali i tij  20-vjeçar.

“Ka tre vjet kjo histori, por punët kanë shkuar aq keq saqë u detyrova të kërkoj mbrojtje nga djali im”, – pohon Xhepmetaj.

Ai nuk e ka aspak të lehtë që të flasë kundra djalit të tij, por “edhe shpirti nuk duroi më, edhe zemra u ça më dysh”, – rrëfen ai.

Nuk është aspak e lehtë që unë të flas për djalin tim. Konfliktet mes nesh kanë lindur që kur ai ka qenë 17 vjeç, se tani është 20 vjeç. E regjistrova në shkollë të mesme, nuk donte të shkonte dhe një ditë më tha “mos më shqetëso, mos më bezdis, dua të bëj jetën time”. I gjeta edhe punë, nuk donte të punonte. U mundova disa herë që t’i flas, ta pyesja se çfarë kishte, pse papritur kishte ndërruar sjellje, por ai më tha “më lër të qetë”. Por, situata sa vinte dhe përkeqësohej çdo ditë dhe më tepër. Filloi të vinte në shtëpi vonë, nisi të konfliktohej me ne, derisa një ditë më kërkoi lekë dhe kur unë i thashë që nuk kam, më kërcënoi. Kështu nisën kërcënimet ndaj nesh, të cilat vazhdojnë edhe sot’, tregon babai 46 vjeçar.

Ai vazhdon dhe tregon më tej, Unë nuk e dija me çfarë merrej ai, sepse të sillet njeriu në atë mënyrë të çuditshme, patjetër që duhet të merret me gjëra të këqija. Një darkë ai erdhi vonë në shtëpi dhe më kërkoi lekë. Unë nuk i dhashë, atëherë ai nxori thikën dhe më kanosi. Kjo ishte hera e parë që ai ngriti dorën kundra meje. Por, ai e bëri rrugë këtë gjë. Mua nuk ka arritur të më godasë, se nuk më mund dot, por më ka kërcënuar me çfarë ka pasur, me thikë, me hekura. Por, ai ka rrahur nënën e tij, dy vajzat e mia, të cilat janë bërë me probleme psikologjike. Djali im na ka shkatërruar si familje. Një ditë i thashë: “Në rregull, do që të bësh jetën tënde? Urdhëro çelësat e shtëpisë, sepse unë po iki”, (unë banoja në Durrës). Erdha në Tiranë, ku jetoj me qira”.

E megjithatë , “rehatia’ e familjes nuk ka zgjatur shumë.

‘Pasi erdha në Tiranë, djali na la të qetë për disa kohë. Por, kjo zgjati vetëm sa ai shiti gjithçka brenda shtëpisë; edhe dyert i shiti, edhe dritaret, dhe kur iu mbaruan lekët, para tre muajsh erdhi në Tiranë. Unë u mundova që ta pranoja në shtëpi, edhe ai pranoi dhe tha se do të ndryshonte. Por kjo zgjati vetëm tri ditë, sepse ai pas tri ditësh më kërkoi sërish lekë dhe nisi dhunën ndaj nesh. Jam munduar disa herë që të ulem dhe të flas me të, por marrëveshjet tona zgjasin vetëm tri ditë dhe më pas ai nis çdo gjë nga fillimi. Në këtë kohë kam marrë edhe një urdhër-mbrojtjeje, që ai nuk e ka respektuar. Unë nuk kam se ç’të bëj më, nuk di më se çfarë të bëj, sepse kam hallin e gruas dhe vajzave, sepse ai kthehet dhe ushtron dhunë ndaj atyre. Do thuash ti se si flas unë kështu, por zemra është çarë, shpirti nuk duron më. Unë dua mbrojtje nga shteti”, nënvizon  Xhepmetaj në “GSH”.

Kur e pyet nëse ai ndonjë ditë do e falë djalin e tij për t’u rikthyer sërish në familje, 46-vjeçari, pasi mendohet disa momente, me mjekrën që i dridhet thotë: “ Nuk e fal, vetëm Zoti e di se çfarë ka bërë ai. Edhe sikur të lyp rrugës dhe ai të kthehet një ditë me para që të më kërkojë falje, unë nuk e fal më atë”. /A.XH

9 komente në “Babai, dua mbrojtje nga shteti pasi më rreh djali”

  1. LORA says:

    Dritheruese.Dikur thuhej nje fjale;-Me mire djepi bosh,se shejtani brenda.,,,,nje bastard i tille e ka hak ta heqesh qafe,pergjithmone.
    Drama te pafundme ne jeten e nje shoqerie te mbyllur ne carkun e papunesise dhe gjithe ndyresirave qe sjell parazitizmi.

  2. ermiri says:

    O baba i urte, behu burre, thyeja brinjet vetem nje here dhe do shohesh si do behet.

  3. lali says:

    ta falet zoti nje djal te till beni adn se nuk eshte i joti se baba eshte cop e madhe per njerzimin kurse per kete djalin eshtemuttttttttt

  4. Genci TIRANA says:

    Pershendetje realitet Berishjan,histori te tilla ndodhin kudo ne bote por problemi eshte si perballohet nga shoqeria dhe familja,nga komuniteti dhe te tjera.Ky njeri monster duhet te ndalohet nga gjykata te mos i afrohet familjes ,nese vazhdon duhet izoluar si i semure psiqik sepse duket qe ka probleme mendore dhe vendi i tij eshte burgu ose spitsli psikiatrik,

  5. patrioti says:

    Gjunah..

    jan situata qe ndodhin gjithandej megjithate shteti duhet te tregoj fuqine e vete, jo ta fusi ne burg por ka qendra rehabilitimi pasi ai djali me shume mundesi merr droge.

  6. pinxho kapellja says:

    Pill e lesho! ku eshte edukimi? zero. Shqiptaret ne pergjithesi i pjellin dhe i leshojne azat sokakeve, ja rezultati, rreh nenen qe i beri koken.me vjen keq po jo shume se vete e kane fajin. femija eshte si puna e atij fidanit qe po nuk e drejtove do rritet i shtrember.

  7. alban4eva says:

    per mendimin tim, ka filluar rrugen e droges.. vetem ajo rruge te katandis ne kete gjendje.. ose bixhozin… ose te dyja bashke..!!!

  8. meti says:

    E deshet kapitalizmin me pronen private?.

    Ky eshte i tëri dhe i bëri.

    Them i bëri,por ne fakt eshte ne hapat e para dhe sa me shume te

    kaloje koha, do shthuret me keq shoqeria, sepse droga dhe degjenerimi

    do te perfshijne edhe ato vlera njerezore qe akoma ekzistojne nga

    sistemi i meparshem.

    Ky djale,kjo familje dhe mijra te tjera qe sot jane ne kete gjendje e

    neser do te shumefishohen, jane viktima te ketij sistemi.

    Ky eshte burimi.

    Moralizimet,sado te mira te jene,nuk mund te kene dobi.

    Keto fenomene do te perfshijne te gjitha klasat e shoqerise…

  9. Zeni says:

    Kjo eshte nje ngjarje shume e trishtueshme.Nje fjale popullore thote”C’te ben femija,s’ta ben Perendia”.Djali me siguri ka hyre ne shoqeri shume te keqe qe merret me droga,ose eshte futur ne ndonje organizate islamike,si Bin Ladenet,qe trullosin te rinjte me dogmat e tyre.Mos u deshpro o njeri i mire,se djali yt ka marre rruge te keqe.Ti nuk ke asnje faj per edukimin e tij,sepse ti dukesh se je njeri i mire.Dhe ata qe mendojne ndryshe e kane gabim.Se ka edhe familje te tjera shume te mira qe kane probleme me femijet.Kjo eshte nje semundje e pergjithshme e degjenerimit te shoqerise njerezore.Me siguri djali juaj eshte i semure psikik dhe duhet vizituar te mjeku qe t’i jape ilace qetesuese dhe vetem keshtu ai do te qetesohet dhe kur te piqet do t’i kuptoje gabimet e tij.Behu i forte dhe duro,se ndonje dite djali do te sherohet,por vizitoje me ndihmen e policise,sepse ai nuk do te doje te shkoje te doktori.Sepse te semuret psikike asnje here nuk pranojne se jane semure dhe nuk degjojne te shkojne te mjeku.Vetem policia mund ta beje nje gje te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje