“Unë e kam vrarë Besart Ndreun. Ne s'e falëm gjakun, ndaj duhet të rrinte i ngujuar sipas Kanunit”

1 Maj 2013, 10:01Kronika TEMA

“Po. Unë e kam vrarë Besart Ndreun. Ai e dinte se ishte në gjak me ne dhe na kishte borxh. Ne s’e falëm gjakun, ndaj duhet të rrinte i ngujuar sipas Kanunit. Po të na kishte kërkuar leje për të lëvizur, ai do të ishte gjallë”.

Kështu ka deklaruar në polici 22-vjeçari Albert Tuci, i cili mbrëmjen e së hënës ekzekutoi me breshëri automatiku për hakmarrje 25-vjeçarin Ndreu, ndërsa plagosi rëndë shokun e këtij të fundit, Klentin Bajraktarin.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se i riu i akuzuar për vrasje, i shoqëruar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës (FNSH) ka shkuar në vendin ku kishte fshehur armën e krimit. Agresori Albert Tuci ka treguar me detaje se përse qëlloi mbi viktimën dhe se pas ngjarjes u vetëdorëzua.

“Gjithçka ka nisur dy vite më parë, kur Besart Ndreu më plagosi mua, vëllain dhe djalin e xhaxhait tim në vendin e quajtur ‘Qafa e Pazarit’ në lagjen ‘Sanxhak’. Ne nuk e kishim falur atë, me gjithë ndërhyrjet që kishin bërë familja e tij për ta falur. Ai e dinte shumë mirë se ishte në gjak me ne dhe se na kishte borxh. Ne nuk kemi punë me shtetin, i cili për ne e dënoi”, është shprehur para hetuesve të çështjes 22-vjeçari Albert Tuci.  Gjithashtu, Tuci ka sqaruar se: “unë nuk kisha qëllim ta vrisja Besartin, por ta plagosja. Nuk kam qëlluar në drejtim të Klentin Bajraktarit, por vetëm mbi Besartin. Jam përpjekur që të mos vras asnjë njeri, pasi në atë moment kishte shumë njerëz në rrugë dhe unë i kam dalë Besartit para në mënyrë të menjëhershme. Nëse Basarti do të kishte zbatuar Kanunin, duke u mbyllur brenda dhe do kishte kërkuar leje për të lëvizur, unë nuk do e vrisja dhe do kishte rrugë për të mbyllur problemin”, citohet në “GSH” 22 vjeçari.

Ekzekutori ka pohuar se pasi ka mësuar se e kishte lënë të vdekur Besart Ndreun, ishte vetëdorëzuar.

Nga ana tjetër, hetuesit e çështjes bënë me dije se Klinton Bajraktari është plagosur nga plumba rikoshet. Sipas tyre, plumbat kanë përshkuar trupin e Ndreut dhe kanë rënë në një mur betoni ku kanë bërë rikoshet./A.Xh

33 komente në ““Unë e kam vrarë Besart Ndreun. Ne s’e falëm gjakun, ndaj duhet të rrinte i ngujuar sipas Kanunit””

    1. whatthehell says:

      kletin bajraktari apo klinton bajraktari??? po shkojne njerezit per lesh,ne 10rreshta gjoja ti gazetari i temes nuk shkruan dot 9 pa gabime.te fala sali serbit qe ju diplomon.sa per ngjarjen eshte thjesht malokeri dhe krimi si vete shteti shqiptar.

  1. tocqueville says:

    Vetèm bomba atomike i zgjidh problemet e Shqipèrisè.

  2. Njeriu says:

    Te fala Berishes.Ju rrofte kanuni o ndyresira te koheve moderne.
    Tja hiqje Berishes do beheshe hero i popullit dhe jo vallain tend.

  3. Pelasgian says:

    I lumte gishti se e ka cu si burrat . Besarti kte e ka plagos shume keq dhe ky ka qene duke vdek para 2 vjetve . Ky e ka cu si burrat , e vrau ene u vetdorezu ! Kush ka gjak shqiptari i jep te drejt ktij , kush ka uje ne vena fol kot .

    1. Cerriku says:

      Ju qe ecni akoma me kanunin e Lekes doni Enverin,vetem ai arriti tju vinte ne brazde ju kafshe qe keni ngelur akoma ne vitet e kanunit te Lekes,po robi edhe fal mor njerez te trashe si mund te denosh nji njeri me vdekje edhe pse ai person ka ber nji gabim dikur???po njeriu i gjall mund te bej gabime se vetem nji i vdekur nuk mund te bej gabime,megjithate keshtu sic e keni nisur nuk do te ket njeri te lir pas 20 vjetesh ne krahinen e veriut,vazhdoni se mir e keni.

    2. mozomakeq says:

      Po Besarti pse u ka shtjere ketyre apo motiv i dobet.Mgjt duhesh kerkuar nje zgjidhje tjeter.Kanuni njeh dhe faljen ose gjoben Tani trashen me keq gjerat

  4. mergimtari fv says:

    Kafshe e rrace kafshesh , ju doni shuar me fare e fis se nuk meritoni te jetoni si njerez , kanunin tani fute ne g..p te sateme se te mbron sa te jesh gjalle , kafshet dolen nga kafazi i ligjit dhe shkaterruan ate vend te quajtur Shqiperi .

  5. sadiku says:

    NUK KA FAJ POPULLI MBASI VETE SHTETI ESHTE KRIMINAL EDHE NJERZIT JANE BERE KRIMINELA.

  6. Ura e Bunes says:

    Lufta civile ne Shqiperi eshte shperthyer nga Sali Berisha dhe ka njezete vjet qe shqiptaret vriten si qente me njeri tjetrin,perpos qe i vret shteti,si me 1997,Gerdec,21 janar!23 Qershori vendos nese luftes civile do ti jepet fundi,apo do te vazhdoje duke qendruar ne pushtet Sali Berisha dhe banda e tij antishqiptare!Nuk ka zgjidhje dhe verdikt tjeter:O pushim të luftes civile duke prangosur fituesit e opozites Berishën,o vazhdim i luftes civile nëse Berisha vjedh a manipulon zgjedhjet!23 qershori ndan dy botë si ndau 29 Nentori 1944 nazifashistet nga clirimtaret!Nuk ka rruge te trete per Sovranin me 23 qershor!Besoj ne mbarimin e luftes civile duke prangosur Berishën!

  7. alban4eva says:

    kafshe dythundrake,..!!! ky eshte Albanistani i S-halè plehut..!!

  8. skender says:

    fajet i ka salihu se ju morre derrkuca te felliqur vriteni nate e dite,merrni mesim nga ne kosovaret per tolerance

    1. fshatari says:

      Per kete ke te drejte o kosovar!Edhe autostradat i keni bere me mire se ne!

  9. durrsi says:

    Kafshe kush bon akoma sot ne 2013 keto lloj krimesh,me emerin kanun!!!
    Por me kafshe akoma ata qe e lidhin me z.BERISHA?
    Clidhje ka Z.BERISHA ne ket mes,pse jeni ju njerez kafshe,e injorant te kalbur,si ato kermat ne uje te ndenjur.
    Pthuuuu mer njerez idiot,injorant,dallkauk,kafshe,muter,e te pa kulture.

  10. Roberta says:

    Mjere ato nena qe kane lindur dhe rritur gjallesa te tille.
    U ka ikur mundimi dem. Te kishin bere nga nje trung, do ishin ngrohur nje dimer…

    1. niku says:

      Mjere nena jote que ka lindur e rritur prostitute.

  11. lumi says:

    Po ne kohen e Enverit pse nuk ishit ka burra ju me Kanunin? Apo ju varte prej koqesh xhaxhi per hakmarrje dhe gjakmarrje? Se po te ishit kaq burra dhe kaq sypatrembur do kishit vazhduar dhe ato 50 vjet me Kanunin po historia tregon te kunderten.
    Fajin e ka thjeshte pushteti shtet qe la dolet trima ju, turpi i malsise!

  12. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Kanuni i LEKES vepronte ne kushtet e shekullit te XV ,POR ai ne disa treva dhe ne kushtet e mungeses totale te shtetit thirret ne ndihme .
    Kjo eshte nje lufte qe duhet bere me kohe per t’a crrenjosur nga mentaliteti yne ,por ne kushtet e injorances dhe te BURRERISE se MOHUAR ,AI,per fat te keq vepron .

  13. Leonardo says:

    Është çmënduri sot të diskutojmë gjëra të tilla jem një shoqëri injorantësh prindrit e këtijë të lajthituri duhet të dënohen për idetë që kanë ushqyer që në filizë duhet të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me burgë punë të detyruar që këta fytyra të mos ti ushqejmë falas

  14. VALERI says:

    Kanun kishte dhe kohen e Enverit po pse nuk e zbatonte veriu i shqiperis.Turpi e mbulfte njerzit e vegjel.

  15. fieraku4u says:

    EHHHHH MORE TUCO MORE TUCO IDIOT I MADHE QENKE, E MBYLLE JETEN TENDE NE MOSHE RINORE MORE DJALE.

    DO HASH CA VITE BURG, PASTAJ KUR TE DALESH NGA BURGU NJERZIT E NDREUT DO TE VRASIN TY OSE DIKE TJETER NGA FISI JOT…

    TE IKU JETA NE MOSHE RINORE…NUK DO GEZOSH LIRIN SI SHOKET E TU, NUK DO GEZOSH GRUA, FEMIJE, FAMILJE, SHKOLLIM, E SHUME TE TJERA….

    EH PER CFARE E BERE KETE KRIM, PER NJE PLAGOSJE, SE ASNJERI NUK VDIQ NE FUND TE FUNDIT.

    MBAJE KANUNI DAKU, SE DHE DO HASH NE TE ARTHMEN.

  16. Kanuni says:

    Te dashur Social-Bolsheviket e Edvin Byth Rames, perpara se te komentoni kunder Kanunit -Lexojeni nje here pastaj jepeni vlersimin per te-.Kanuni eshte vepra me madhore qe ka Gegnia dhe kombi Shqiptar, per ju social-bolsheviket e Rusis vetem aksidentalisht flisni Shqip se nuk keni lidhje as me Tosk as me Geg.-KANUNI NUK TE MESON QE TE VRASESH POR TE MESON QE TE RRESPEKTOSH TE TJERET,TE PUNOSH ME NDERSHMERI,DHE TE JETOSH I LIR JO SKLLAV-.Lexojeni lexojeni pastaj do nderroni mendim 100%,po te zbatohet Kanuni nuk ka as vrasje ,as poshtersi, as hajni,as kurvni,por vetem harmoni,dhe rrespekt per cdo qenje njerzore.Lexojeni o kafshet e Edvin Bythes se bolshevizmi jau ka erresuar syte dhe pjerrdh trurin.

    1. titi says:

      Bole, ketu nuk eshte cestja ne eshte I mire kanuni apo jo, por qe kur ka shtet, ska vend per kanun. E qe thua ti or kokebole, nese thua qe ska shtet, atehere ky gjakemaresi te shkoje e te hakmerret ndaj atij qe e denoi 2 vjet e nuk e kalbi ne burg, e nqs ti o kokebolja I kanuse thua se ligjia eshte e bute, te shkoi ky gjakesi e ti futet me kallash parlamantit… pastaj te shohim se si rregullohen gjonat… po ti nuk e thu kete sepse je nga ata kurvat qe ia vene bat-bat ke kafja apo ne rruge tipave si puna ketij gjakesit, qe o te mare gjak o nuk eshte burre… njelloj pra si dikur kur jepej kafja nen gju… shkurt thirri menjes bole, se nuk ecen me kanuja tani, por duhet me e rregullu shteti, dhe nese te ka lendu kush, bjeri shtetit qe nuk merr “hak”…

  17. dreqi says:

    kete e kam per te gjithe komentuesit qe jane kunder Albert Tucit i cili zbatoi kanunin . More te dashur komentues te “emancipuar” : perse nuk ju ben pershtypje qe viktima ka plagosur me arme zjarri 2 veta dhe ka vuajtur afersisht 1 vit burg , ne nje kohe kur me kod penal te republikes se bananeve te shqiperise vetem per armembajtje pa leje denohesh deri ne 7 vjet plus per plagosje me dashje nga 3 gjer ne 10 vjet . si e shpjegoni kete te nderuar te emancipuar antikanunore ?????
    ndersa ne kohen e enverit kur maloket ishin ”frikacake” nuk ndodhte ky denim sepse me xhaxhin nuk ia hidhje paq me 1 vit ne kesi rastesh . si do ju dukej juve kur tju plagosin apo tju rrezikojne jeten tuaj dhe te te afermve tuaj dhe agresoret tia hedhin paq me 1 vit …. heeeee pergjigjuni …

    1. anonim says:

      beja pyetjen ministrit te drejtesise edhe atij te brendshmit se e keni nga anet e juaja nejse ky trapi na qeka munduar vetem ta plagoste ne mes te sheshit edhe pse kishte shume njerez .ky s’paska pune me shtetin ky ka pune vetem me kanunin qe ai jua vente mu ne lule te ballit ju monstrave te ndyra.HORRA dhe burracake qe doni vec me vra.

  18. Ore te nderuar mbase keni uje ne venat tuja dhe llomotisni sipas qejfit, po dashte Zoti ju provofte dhe juve me te tilla perballje. Bravo dreqi per komentin e tij, “Njerëzit e kërkojnë të drejtën si duhet dhe kur shteti nuk vepron si duhet, atëherë njerëzit i drejtohen vetëgjyqësisë!” ndikimi i Kanunit do jete sekondar ne rast se kemi drejtesi te pa korruptuar… vertet si nuk pyet njeri si e fitoi lirine ky Besart Ndreu kur sipas kodit penal te Republikes se Shqiperise vetem per armembajtje pa leje denohesh deri ne 7 vjet plus per plagosje me dashje nga 3 gjer ne 10 vjet . Si e shpjegoni kete te nderuar te emancipuar antikanunore? Populli thote “Kur i han pulen atij tjetrit, tenden duhet lidhesh per kembesh!”
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te bente dhe ca vite te tjera burg?
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te kerkonte falje ksaj familje?
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te shperngulej nga Laci?
    A mos do ishte me mire qe ata leke qe i hodhi benzine/nafte makines dhe bridhte rrugeve te Lacit (sikur te ishte Che Guevara)pas lirimit te burgut, te i blente karramele per femijet e lagjes?

    Ju te dashur komenntues e keni te lehte te llomotisni pa e vene veten tuej ne poziten e tyne.

  19. Ore te nderuar mbase keni uje ne venat tuja dhe llomotisni sipas qejfit, po dashte Zoti ju provofte dhe juve me te tilla perballje. Bravo dreqi per komentin e tij, “Njerëzit e kërkojnë të drejtën si duhet dhe kur shteti nuk vepron si duhet, atëherë njerëzit i drejtohen vetëgjyqësisë!” ndikimi i Kanunit do jete sekondar ne rast se kemi drejtesi te pa korruptuar… vertet si nuk pyet njeri si e fitoi lirine ky Besart Ndreu kur sipas kodit penal te Republikes se Shqiperise vetem per armembajtje pa leje denohesh deri ne 7 vjet plus per plagosje me dashje nga 3 gjer ne 10 vjet . Si e shpjegoni kete te nderuar te emancipuar antikanunore? Populli thote “Kur i han pulen atij tjetrit, tenden duhet lidhesh per kembesh!”
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te bente dhe ca vite te tjera burg?
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te kerkonte falje ksaj familje?
    A mos do te ishte me mire qe ky i ndjeri te shperngulej nga Laci?
    A mos do ishte me mire qe ata leke qe i hodhi benzine/nafte makines dhe bridhte rrugeve te Lacit (sikur te ishte Che Guevara)pas lirimit te burgut, te i blente karramele per femijet e lagjes?

    Ju te dashur komenntues e keni te lehte te llomotisni pa e vene veten tuej ne poziten e tyne.

    1. Jam krenar qe jam FSHATAR says:

      Pershendetje o Malesor krenar!
      Nese Besarti -ndjese paste- u denua per plagosje, ka kryer denimin dhe ishte ne liri, kjo nuk do e thote qe duhej te fshihej sepse i jepte bezdi vrasesit Tuci. Ligji parashikon 7 vjet maksimumi i denimit, por kjo s’do te thote qe patjeter duhet te aplikohet ne maksimum pasi verehen rrethanat lehtesuese. Sipas teje, duhet te ishte denuar 7 vjet per armembajtje pa leje, 17 per plagosje, po Tuci qe vrau dhe plagosi nje, sa duhet te denohet? Pastaj secili shpreh mendimin e tij per Kanunin pasi vet vrasesi pohoi se ka kryer kete krim ne baze te Kanunit i cili ne permbajtjen e tij njeh dhe faljen aq me teper qe Zoti i ndihmoi dhe nuk vdiq askush. Vete Tuci pohoi se Ndreu i kish kerkuar falje dhe nuk kane dashur ta falin. Atehere pse Tuci me familjen nuk e zbatokan Kanunin per te falur, por vetem per te vrare?? Tuci vrau Ndreun , vehten e tij dhe familjaret e tij, te ardhmen e tij….Po ta mendojne te gjithe si ai dhe shume te tjere, do te zhduket fara e shqiptarit, me saktesisht veriu i Shqiperise, dmth, do te mbetet Shqiperia “pa trima” dhe do te ngele Kanuni pa u aplikuar. Shpresojme te mos i ndodhe askujt te plagoset ose te vritet, por sipas teje eshte me mire i vrare apo i plagosur? Malesoret duhet te vene ne funksion trurin dhe jo armen sepse dhe nje femije 5 vjec ti japesh nje arme, te vret, atehere kjo do te thote trimeri? Jemi ne 2013, bota ka bere evolucion te papershkruar, keta vriten si ne vendet e Afrikes. Kur do te civilizohet Shqiperia dhe malesoret??? Po te jete keshtu duhet ti urojme: vrafshin njeri tjetrin, u zhdukshin e na lenshin ne paqe ne te tjereve qe duam te jetojme pa lufte dhe dhune…

  20. shvejk says:

    Ne shkollat fillore do futen si lende te detyruara kinezcja dhe mesimi permendesh i kanunit.

  21. durresi says:

    sa trima qe jeni bo mer pasardhesit e leke dukagjinit .pse nuk merrnit gjak ne kohe te Enverit ju?apo se ju varte ke shtylla ai?mungesa e shtetit sjell kto gjera .

  22. arjani says:

    57per qind e te rinjve shqiptare ANALFABETE……pershendetje te gjitheve!!!!!!

  23. Treviso says:

    Per durresin, per kulturen qe tregon nuk je durrsak.Ne kohen e Enverit nuk u merrte gjaku se s’te lejonte shteti. Ishte shteti qe e merrte gjakun dhe u mbyllte per pak ore. Sot eshte shteti qe e ka lejuar ligjin e Lek Dukagjinit. Eshte shtet fashist qe ndihmon kriminelet dhe i ngren me detyra te larta shteterore. Mos funksionimi i drejtesise te detyron te zbatosh Ligjin e Leke Dukagjinit qe jame plotesisht kundra tije, por shteti te detyron qe ta zbatosh. Vetem ne Shqiperi kriminelet levizin pa ju trembur syri se mbrohen nga shteti. Policia e shtetit eshte e ndare ne polici fashiste qe ben ligjin dhe polici popullore qe jane viktimat.

  24. mos e beso po ndeshe says:

    Ju flisni sepse nuk e dini se si kane ndodhur ngjarjet.
    Sikur Besar Ndreu dhe shoket e tije qe sot ndodhen ne burg per nje tjeter vrasje te ndodhur me 14 prill ne lac ku humbi jeten nje djale i ri prind punetor dhe i perkushtuar do kishin treguar meshire kur albert tuci ju kerkoj me lot ne sy qe te mos i vrisnin ate dhe djalin e axhes se tij duke ju shaka dhe eshte tallur me te.Alberti atehere ishte vetem 17 vjec kur Ndreu i doli ne prite dhe albertit i ka rene te fiket nga goditjet qe ka marre nga grupi kriminel.Kush eshte ai qe do ti falte nese dikush do ja traumatizonte femijet ne ate menyre me tre pistoleta ju si keni pare femijet se si jane rrahur brutalisht ate dite 14 marsi.
    Turp te keni qe jeni aq te pa afte dhe te pa shkolluar sa perdorni ato fjale neper komente.Mbyllni gojen dhe shikoni qe te ruani femijet dhe grate qe nje dite te bukur te mos ja u perdhunoje ose rrahe ndonje kriminel si Besart ndreu me shoke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. O
    Oligerta

    Sot pas 10 vitesh vendosa te kerkoj per ket qeshte si 10 vjet me madhe po i drrejtohem Pelasgias qe kishte then " I lumte gishti se e ka cu si burrat . Besarti kte e ka plagos shume keq dhe ky ka qene duke vdek para 2 vjetve . Ky e ka cu si burrat , e vrau ene u vetdorezu ! Kush ka gjak shqiptari i jep te drejt ktij , kush ka uje ne vena fol kot ." Ta kishe njoh ti Besartin nuk do kishe guxim ti flisje kto fjal ta dije ti pse i ka plagosur nuk do flisje kto fjal ama ai u tregua trriim i plagosii perball duke e njohur mir se kush ishte Besarti por e vran ne pabesi e vran dhe i lan nje femi jetim nje femi qe e perqafon cdo dit foton e tij la nje nen qe qan cdo dit per te. Para 3 muajsh i ndrroj jet edhe i ati ne nje aksident dhe ti ke guxim ti flasesh ato fjal ste vjen turp ty dhe te gjithve ju te tjerve. Motrat e tij nje vella te vetem e kishin me te vertet ai ishte nevrik por kishte zemer te madhe per te gjith. Po te ishte gjall e ti kerkoje ndihm kurr sdo te te lente ne balt por nuk i njohim njerzit vetem me te degjuar. Ata shpetuan dhe ai nuk plagosi 3 plagosi vetem 1 dhe u kerkoj falje dhe ata e shtin ne tok si duke shkatrruar nje familje. Nuk e di nese ti do e shikosh ndonje her komentin tim por di te te them qe mos luaj me lotet e nje femije per baban e saj mos luaj me lotet e nje nene per djalin e saj e kishte djal te vetem vetem tek ai gjente mbeshtetje e tani edhe burri i vdiq e nese do ishte ne varrim te tij kur tha "Me iku Besarti tani mu mbyll dera fare nuk pres me njeri nga ajo rrug" do te te binin lotet ashtu sic po me bien mua kur po shkruaj keto rreshta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje