Ish-bashkëshorti kafshon gruan në fytyrë, doja ta shëmtoja që të mos kishte burrë tjetër

1 Maj 2013, 09:34Kronika TEMA

Një 52 vjeçar  kafshon  ish-gruan e tij në fytyrë  dhe në qafë duke e përçudnuar. Autori i krimit, sipas Policisë , është një person që ishte urdhërua nga  Gjykata e Tiranës  të mos i afrohej  më shumë se 50 metra ish-gruas së tij, të cilën e dhunonte vazhdimisht. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë  në fshatin Sharrë të Tiranës, ku Nuredin  Vladi, për motive  xhelozie  ka sulmuar ish-bashkëshorten , duke e kafshuar  në buzë, vesh dhe qafë  aq sa i ka shkëputur  lëkurë me mish nga fytyra.

“E bëra  me dashje me vetëdije  të plotë, që ta shëmtoja  dhe të mos kishte  asnjë burrë tjetër, meqë ajo ishte e vendosur të mos jetonte  më me mua”, është shprehur në Polici i arrestuari  Vladi.

Po ashtu edhe gruaja  ka pohuar për gazetën “Panorama” se arsyeja se pse ishte divorcuar nga Vladi , ka qenë dhuna e vazhdueshme  që ai ushtronte ndaj saj, pasi ishte shumë xheloz.

Pasditen e djeshme , e plagosuara  ka lënë spitalin  dhe është  larguar  në shtëpinë e saj në Francë./A.XH

1 komente në “Ish-bashkëshorti kafshon gruan në fytyrë, doja ta shëmtoja që të mos kishte burrë tjetër”

  1. Askushi says:

    Kjo nuk qenka ndonje gje e madhe.Shume vite me pare nje burre i hodhi gruas se tij per ta shemtuar nje tenxhere me uje te valuar ne fytyre,sepse ajo perdite e merziste duke i thene se ishte shume e bukur dhe se ai s’ishte gje para saj dhe ai e shemtoi ate per gjithe jeten ,duke i thene ,kjo eshte bukuria jote.Kurse Edi Rama e perkedheli Egin Ceken pak te veshi per t’i thene se eshte ende i vogel per te thene gjera te medha dhe u be dhe po behet gjithe kjo gurgule,ku jane ngritur ne kembe dhe po gumezhijne,shtypi,media dhe Parlamenti biles,me urdher te Sulltan Saliut, ka ngritur edhe nje komision hetimor,qe ka marre emrin Komisioni i Veshit per te denuar Ramen se nuk di te perkedheli ashtu sic duhet se nuk perkedhelet njeriu nga veshi,por nga faqet ose nga poshte. Ish-demokrati i flakte Azem Hajdari ne kohen e tij u shkerdhente nenat dhe gjithe ckishin ne shtepi te gjithe deputeteve te opozites,duke filluar nga foshnjat e deri tek pleqte.Kurse nje deputeti te Ps-se i futi koken tek bolet e tij per t’i treguar se ai s’ishte burre dhe parlamentaret e pozites benin sehir dhe qeshnin .Kurse Zhosefina i perdhel deputetet e opozites duke u thene rojave te salles,kapeni mor me shqelma per bythe dhe nxirreni jashte,ose Eh mor Sajmir,pse nuk ta mban te flasesh me,apo sepse yt ate u kap me droge ne makine,ose qepe gojen ty atje,se i them xhelatit Sali qe ta kepuse qafen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje