Gruaja që e kafshoi burri:Tri herë e denoncova për dhunën , por e lanë të lirë e më rrahu

2 Maj 2013, 09:44Kronika TEMA

Nëna e tre fëmijëve , e cila u dhunua  nga ish-bashkëshorti që e kafshoi në fytyrë  për motive xhelozie, tregon se problemet e vërteta me ish- bashkëshortin filluan pas divorcit.

“Pas ndarjes  filloi të bëhej xheloz. Gjatë martesës nuk ka qenë ndonjëherë. Ishte i dhunshëm sepse luante bixhoz.La gjithçka në bixhoz, pronat që kishte në Kombinat, kursimet tona, paratë që fitonim me dyqanin, madje edhe shtëpinë që jetojmë tani .Më është dashur  të marr kredi që të mbaja shtëpinë  dhe të mos na e merrnin borxhlinjtë. Duhet të paguaj edhe 18 mijë euro kredi. Tri herë i jam drejtuar për ndarje gjykatës  dhe jam tërhequr sepse vinte më lutej, më premtonte që do ndryshonte  dhe unë e falja. Shkoja te njerëzit  e mi, vinte edhe atje u premtonte edhe atyre që do ndryshonte. Sa  rrinim nja dy muaj pa sherre , prapë fillonte me të vetat. Ka qenë shumëiI dhunshëm. Edhe atëherë kam bërë denoncime  dhe i kam raportet e Mjekësisë  Ligjore , sepse atëherë nuk i jepnin shumë rëndësi dhunës ndaj gruas  dhe kot se bëje denoncime. Kam shkuar disa herë  te Spitali Ushtarak, te “Nënë Tereza’’, ku kam marrë mjekim nga plagët  që më shkaktonte ai.” , shprehet  45 vjeçarja Suzana Elezi.

Ajo shprehet se e ka denoncuar tri herë dhunën  e ushtruar ndaj saj dhe sërish  e lanë të lirë.

“Episode e dhunës kanë qenë të vazhdueshme , por pas divorcit u bënë  edhe më të rënda. Që pas divorcit ai më sulmoi rëndë një ditë dhe më çau dorën me një nga ato veglat që përdorim për punimin e varreve. Unë e  denoncova te Komisariati 6 për këtë rast, madje edhe u dënua nga  Gjykata  e Tiranës . E dënoi gjygjtarja Fatmira Hajdari me 18 muaj burg. Por unë e fala  kur shkoi çështja në Apel, se më premtoi se nuk do të bënte më veprime të tilla. Po edhe kisha frikë nga fqinjët, sepse ishte edhe mentaliteti i tillë. Veç të tjerash, ai edhe më kërcënonte. “Po kur të dal nga burgu, ku do shkosh?”, më thoshte . Para kësaj  ai pati bërë  edhe 3 muaj burgg për armëmbajtje pa leje. Ligji parashikon te 3 vjet ose 5 vjet për këtë vepër penale, por ai doli me korrupsion, se ndryshe nuk kishte si të dilte. Mua më thoshte: “Unë dola se kisha armë pa leje, për këtë  që më bën ti prapë do dal. Ku do shkosh ti pastaj ?”

Elezi rrëfen për bashkëshortin një sërë rastesh , ku ai ka ushtruar dhunë mbi të, por rastin e fundit e rrëfen kështu : ‘’Atë ditë po shkoja te varrezat e  Sharrës  sepse do të pastroja një varr. Ai më kishte ndjekur  nga pas  sepse dyshonte se e tradhëtoja. E ku ta tradhëtoja unë, me të vdekurit në banesa? Po aq ja priste atij. Mbi varre më ka dhunuar. Më kapi për flokësh, më kafshoi tek qafa dhe te buza “ Ta tregoj unë motelin ty. Ti për të tjerët je , për mua nuk je”. Kështu më tha copë. Se çfarë moteli  kishte në varreza, hajde  shpjegoja atij, se nuk merrte vesh. Ishte thejsht fiksimi i tij. Unë në varreza punoj, pastroj varret, ushqej fëmijët”, tregon Elezi për gazetën “Panorama”.

Ajo tregon se atë ditë i ka shpëtuar nga duar dhe ka telefonuar 129-tën. Pas arrestimit të tij ,uron që  drejtësia të vendosë drejtësi./ A.XH

2 komente në “Gruaja që e kafshoi burri:Tri herë e denoncova për dhunën , por e lanë të lirë e më rrahu”

  1. neti says:

    Allahu e shkaterrofte ate qafir moj moter!

  2. alban4eva says:

    jo allahi, por Zoti i madh e denofte ate kafshe me fytyre njeriu..!! kurse allahi le ti hedhe ndonje rrufe netit ne tru te vogel..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje