Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimja është fëmijë-djall, bën telefonata anonime nga burgu

10 Maj 2013, 10:02Kronika TEMA

Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vjet burg Nazime Vishën për akuzën “vrasje me paramendim”, nga të cilat do të vuajë 10 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, bashkëshortja e viktimës Fiqiri Muça nuk është e kënaqur nga vendimi.

Mynyre Muça, nëna 40- vjeçare e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, ka dëshiruar dënim me burgim të përjetshëm për 18-vjeçaren, e cila i vrau të shoqin 45-vjeçar, pas një afere intime për katër vite me radhë. Shtëpia përdhese e familjes Muça në fshatin Kullë të Manzës ishte katandisur edhe më e varfër nga ç’e lamë nga morti i 9 muajve më parë, raporton Panorama.

“Jo, nuk jam aspak e kënaqur. Nuk mund t’ia hedh dot poshtë punën që ka bërë Prokuroria për çështjen. Na kanë qenë në shtëpi, kanë marrë dëshmitë disa herë etj. Megjithatë, prisja që ajo (Nazimja) të mbetej pas hekurave përjetë. Ajo duhet të dënohej maksimalisht, jo të dalë që andej në më pak se 10 vjet. Ajo vrau birin e një nëne, një bashkëshort, vrau babain e 5 fëmijëve, që sot janë jetimë dhe po vuajnë për copën e bukës. Nazimja vrau gjithashtu edhe përdhunuesin e saj…”, shprehet ajo.

Sipas saj: “Ajo ka bërë të gjitha llojet e intrigave për t’u martuar me Fiqiriun, për ta ndarë nga mua dhe fëmijët. Dhe ia arriti qëllimit, veçse për së vdekuri. Burri im po kalbet në varr, por ajo duhet të kalbet në burge”.

Nëna 40 –vjeçare pohon se Nazimja është një fëmijë- djall.

“Nazimja është një fëmijë? Fëmijë-djall, ndoshta. Ohhh, ju nuk e njihni. Ju nuk e dini se çfarë është në gjendje që të bëjë ajo. Gjyqtarët mos ta shohin si viktimë, pse bën si e pafajshme dhe fshihet pas moshës. Ajo është “nëna e intrigave dhe e mashtrimit”. Ajo bëri lëmsh për 4 vjet dy familje, që ishim edhe krushqi. Edhe tani që është në burg, na merr në telefon dhe nuk flet”, akuzon Mynyrja.

Ajo shprehet se askush tjetër nuk mund t’ju bjerë numrave të tyre veç asaj, pasi Nazimja i di përmendësh numrat e tyre. Gruaja aludon se nëse Nazimja del nga burgu, mund ta vrasë sërish familjen e tyre.

“Po doli nga burgu, ajo mund të vrasë sërish në familjen tonë. Na kanë ardhur “haberet” (informacionet) që ka thënë se “kur të dal nga burgu, do t’i shfaros një e nga një”. Ajo u mësua me vrasje dhe ngaqë nuk i ecën planet e veta, intrigat e veta, nuk ka për ta lënë kurrë me aq. A e keni parë edhe kur del në gjyq, se si kapardiset”, nënvizon Mynyrja.

Sipas saj, Nazimja duket: “sikur po shkon në sfilatë mode dhe jo se po del për t’u gjykuar për vrasje. Kishte shkruar edhe një letër, sa kur e dëgjova desh theva televizorin nga nervat. Më vinte inat se si ajo (e shan me fjalë të rënda), përpiqej t’u hidhte hi syve edhe gjyqtarëve për t’u hequr si e pafajshme. Por po doli ajo nga burgu, mjerë familja jonë, por edhe ndonjë familje tjetër që ajo do t’u futet në mes. Se ajo është mësuar, nuk rri dot pa shkatërruar ndonjë familje, pa bërë intriga”./A.Xh

22 komente në “Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimja është fëmijë-djall, bën telefonata anonime nga burgu”

  1. fl says:

    Efektet e telenovelave alla-turke ne miletin e lodhur

    1. JC says:

      Fatkeqesisht shoqeria Shqiptare ka humbur aftesine per te gjykuar edhe ceshtjet me elementare.

      Si mund te quhet nje pedofil viktime? Ai meritonte plotesisht ate qe i beri Nazmija dhe ajo duhej lene e lire qe te zene mend te tjeret per nje fenomen te tille.

      Ptu, shoqeri e poshter qe mbron kriminelet dhe denon te dhunuarin.

      1. filan fisteku says:

        ……kjo vajza 16 vjece, i shkruante sms perdhunuesit te saj 45 vjec “ha shume qe te kesh fuqi, te me q”””” fort”…..ah kto katunaret sa te pafajshme duken!!!

  2. ina says:

    edhe nese eshte ashtu, yt shoq e ka bere. ne vend qe ta mbash veten tende sa me larg atij njeriu, del jep edhe komente. ne kete vend cmenduria e njerezve nuk njeh me kufi…

  3. neti says:

    allah allah, u prish dynjaja u cthur mileti.

  4. tourkofagos says:

    Korrak allvanie. Kur mua me kelleu papa Maqis, as e denoi njeri as e vrau njeri, rrojti sa i deshi trapi. Ju korrake e erdoganit nuk behi dt njerez, jeni te trashe e kopace.

  5. pinxho kapellja says:

    ueeee qauri i derrit . Mendova se te kishte bire bari tek varri, nejse shyqyr qe u bere i gjalle nje here.po ku ke hukbur more vlakas , na ke lene si me te shkrete ne forum?

  6. berti says:

    Ngjarje e rendomte per tu komentuar por kjo zonja Mynyre ka shum te drejt.Prandaj duhet ta besojne te gjithe.Ka shum monstra si puna e ksaj Nazimes qe hyjn te burrat e martum e te fmijet.Denim kapital per kto plena.

  7. LOLA says:

    po mire kjo qe jep intervista te tilla ska turp cfare do kjo tashti qe ti japim dekoraten e deshmorit atij pedofilit qe e kishte per burre kjo po sikur tua bente njeri femijeve te saj sic ja beri burri i kesaj kesaj vajze cfare interviste do jepte valle kjo????
    po ti moj mynyre duke e ditur qe burri jot per 4 vite rresht bente te tilla gjera cfare bere ti apo ne mengjes kjo vajza dhe ne darke ti hapnit kembet si ste vjen turp qe del neper gazeta dhe jep deklarata te tilla ai yt shoq edhe vdekjen e kishte pak

  8. alban4eva says:

    berti, a e ke idene cfare po thua??? si paska te drejte Menxyrja?? dhe vajza na qenka moster!!!
    na paska hyre vajza te burri i martuar. ai burri i martuar qe thua ti, po te ishte burre, i vinte zinxhir pantallonave dhe nuk tradhetonte gruan me 5 femije ne shtepi.
    por ai nuk ishte burre, por “bur”.. dhe mire iu be. e meritonte. kjo Mnexyrja, do ishte mire te mbulohej nga turpi, qe burri i saj kishte dashnore te mitur dhe qe e torturonte. jo te dale ne TV dhe te na shese moral.
    por injoranca eshte semundja me e keqe e njeriut, kot nuk e kane thene.

  9. Dihet... says:

    Dihet se me dhune mund ta dhunosh nje femer por jo 4 vite.Pra,Nazmia eshte fajtore dhe meriton denim maksimal e jo meshire.kam dhimbje veç per gruan dhe femijte e viktimes ndersa,N.V. e meriton fatin e F.M. sepse,burgu eshte pak per kete grua qe fillon te beje sex ne moshen 14 vjeçare.

  10. Kurim Mjeksor says:

    …sa kur e dëgjova desh theva televizorin nga nervat. Më vinte inat se si ajo (e shan me fjalë të rënda)…

    Po t’i behet drejte analiza ketyre thenieve mendoj se vejusha ka nevoje per kurim mjeksor.

    Paska hequr te zite e ullirit e shkreta vajze. Do zoti del nje i meshirshem qe te vere doren ne zemer per te mituren duke u bazuar dhe zbatuar sic duhet te drejten ligjore.

    Kam bindjen se ai person qe do kete kete kurajon dhe shpirtmiresine per te bere te mundur rigjykimin e ceshtjes pas 23 qershorit do te ngrere lart vlerat e tij morale dhe do fitoje shume pike.

  11. Xen Berish Muzulmani says:

    aaaaaaaahhhh ! Rendon fjala, rendon !
    Jazik bir shahin ! Nxirre o Allah te verteten ne shesh !

  12. vjosa says:

    Pse flisni kot o njerez,pasi askush nuk e din te verteten,nuk e mbroj Nazimen por as nuk e gjykoj,si dashka femija ne moshen 14 vjecare te bej sex,kur nuk din ne rradhe te pare se c’eshte as televizori,apo bazoheni ne rinine e sotme jo 14 vjecare por edhe me te reja fillojne marrdheniet,edhe a i keni degjuar deklaratat e me hereshme te te akuzuares,se shume here ai monstra i vdekur e ka kercenuar nese do fliste apo do i tregonte dikujt,per ata gorille pak ka qene plumbi,ai meritonte
    nje demin me te rende,me e terheq zvarre neper gjithe Shqiperine deri sa ti dale shpirti i djallit…po ashtu e meriton edhe gruaja e tij te njejtin denim …

  13. BESA nga AMERIKA says:

    Me dhimbesh moj moter Minyre per at burr te zi qe ke pas jeto tash e lir e mos gjyko Nazimen,hiqe perden e shiqo me mir a ke 3 vajza???pse se binde ftyrziun se Nazimja esht me e vogel se vajzat e tij..LIRI NAZIME HEROINES,VDEKJE PEDOFILAVE.

  14. Arben Ahmeti says:

    Nazimja eshte shendoshur ne burg, apo me duket mua ?

  15. XHOZI says:

    JO VETEM ESHTE SHENDOSHUR,TI KE TE DREJTE PO DHE ESHTE ZBUKURUAR ESHTE BERE SIKUR PO DEL PER TE REKLAMUAR “YNERET” QE KA BERE. MBESHTES PLOTESISHT KETE ZONJEN ,NENEN E FEMIJVE TE ATIJ MOSTRESE ,MEGJITHATE NUK ESHTE E DREJTA IME TA GJYKOJ,PO GJITHSESI NGJARJEN E VESHTROJ NGA PIKPAMJA E GRUAS DHE NENES DHE CDO NJERI NGA NE NE KETE PIKE DUHET TA GJYKOJE,TE DY SI FIQIRIU DHE NAZMIA KANE GJETUR NJERI- TJETRIN….

  16. une says:

    Mynxyrja nuk ka faj se te pakten kur ishte gjalle ai mavria i jepte ndonje cope buk kalamaqve, tani ajo me 5 femije ku te mbytet. Sa per Nazimen nuk ja ndjen fare asaj se eshte dhunuar qe femije, ajo e shikon Nazimen si kucedra qe i mori nga goja ate cope buk qe mavriu sillte ne shtepi. Sa per moral e dashuri apo turp nuk behet fjale fare, FUKARALLEK-MASKARALLEK

  17. nardone says:

    nuk marr vesh nje gje,per 4 vjet nuk ka pas asnje ankese per viktimen,asnje raport ne polici,pastaj kjo ka kunje me zhduk krejt familjen dhe e ben se pas 10 vjetesh eshte bere profesioniste,ka dicka qe nuk shkon,kesaj ka mundesi vertet nuk i jane realizuar deshirat dhe kerkon akoma gjak ne vend qe te mbaje pozicionin e saj si viktime.

  18. Budallai says:

    Une si i trashe qe jam them se Fiqiriu eshte viktime e Nazimes dhe jo Nazimja qe hiqet si viktime e tij.Zonja Mynyre mendon drejt kur thote se ajo eshte djall.Kur isha ne konvikt ne shkolle te mesme,une dhe nje shoku im po mesonim ne klase dhe aty na vjen nje vajze e nje klase dy vjet me poshte se ne, e tille si Nazimja ,e cila futet ne klase,mbyll deren dhe fsheh celesin dhe na thoshte, gjejeni.Po ku ta gjenim ne kur ajo vetem nje fustan kishte veshur se ishte qershor,pervec te mbathurave te saj.A nuk ishte ky nje provokim per ta kapur ate vajze,e cila nuk ishte me shume se 14-15 vjec.Si mendoni ju ,nuk ka vajza te tilla provokuese,qe kur kapen nga meshkujt ,thone pastaj,na perdhunoi X apo Y.Ajo vajza vetem te meshkujt e kishte mendjen,sepse mbeti ne klase dhe e debuan nga shkolla dhe konvikti.Mos i beni gjithmone fajtore meshkujt per kapjen e femrave,se shpesh femrat vete i provokojne meshkujt.

  19. LIKJA says:

    NAZIME ARTISTE E VERTET TI JE CELSI LUMTURIS TE DIN SHPELLARET SE PUSHKA VRET,NDERI I NJE FEMRE ESHT I VLEFSHEM SA JETA 1 PER 1 E DEMTOVE TE DEMTOI.ALLAHU TE RUJT BUKUROSHE HIJE TE KA BURGU.

  20. bentirona says:

    Nese ka nje viktime ne kete rast,eshte kjo nene me femije,sa per autoren e krimit ajo duhet denuar si maxhorene ne moshe,sepse cdo gje e ka bere me vetedije,qe do te thote se nuk i ben pershtypje nje vrasje tjeter sepse nuk eshte e perdhunuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje