Vret me thikë adoleshentin, pas luftës virtuale me armë në internet

14 Maj 2013, 09:25Kronika TEMA

“E vrava pasi u zumë për lojën në internet se kush e kishte vrarë  njëri –tjetrin. Më shau. Nuk mund t’i duroja fyerjet , ndaj e vrava’’.

Kështu është shprehur  18 vjeçari Xhulio  Xheka , pasi ka qëlluar me thikë në zemër  15  vjeçarin  Fatos Daçi, pas lojës  virtuale që kanë bërë në intermet teksa kanë luftuar me armë.

“Isha duke biseduar  me një shokun tim këtu në anë të rrugës, vetëm kur dëgjuam një të bërtitur. Kthejmë kokën dhe pamë një fëmijë  ishte shtrirë në tokë dhe po e mbulonte gjaku, ndërsa një tjetër disi më i madh  dhe më i bëshëm, po vraponte  përmes pallateve me thikë. Shkuam për të ndihmuar fëmijën. Na kapi paniku, pasi plaga nga po rridhte gjaku ishte  në zemër. Kërkuam ndihmë nga personat që kishin aty pranë bizneset dhe e transportuam për në spital’, shprehet për gazetën “Panorama ‘ një banor.

Edhe persona  të tjerë kanë pohuar se sherri ka nisur pas lojës në internet , teksa kanë nënvizuar se të dy adoleshentët ishin banorë të së njëjtës lagje, dhe nuk e frekuentonin shkollën./ A.XH

5 komente në “Vret me thikë adoleshentin, pas luftës virtuale me armë në internet”

  1. ina says:

    mallkuar qofshi te gjithe ju qe keni hapur keto lojra neper lagje. mallkuar qofte i gjithe ky sistem i ndertuar mbi fitimin, ku per para behet cdo gje: i ofrohen lojera qe eshte provuar qe prishin ekuilibrat psikologjike te njerezve edhe femijeve. eshte urgjente qe njerezit te ngrihen e te kerkojne mbylljen e lojerave/llotarive/basteve sportive neper lagje qe po shkaterrojne familje e nje brez te tere.

  2. Argita says:

    Kete klime ka perhapur kjo qeveri,vrasje ,vjedhje , grabitje,varferia ne maksimum ,femijet nuk shkojne ne shkolla ja rezultati.me kete qeveri ecet perpara.vrasje perdite ,kriminelat nuk kapen.ata qe jane kapur I jepet leje qe te ikin nga burgu.mjere ne qe na ka zene.zoti na shpetofte nga bandat e saliut

  3. Zgjo Huni says:

    E paimagjinueshme se ky eshte katandisur brezi i ri. “Lojrat e luftes ne internet behen shkaktare per vrasjen reale te nje adoleshenti.” Kjo eshte e tmerrshme!

    Zgjohuni o njerez dhe protestoni ne shesh kundra kermave qe ne vend qe te marrin masat e nevojshme per te mbrojtur jeten e njerezve te pafajshem, manifestojne me paturpesine me te madhe duke bere shpenzime te pallogaritshme vetem per tu coroditur mendjet tuaja.

    Poshte gopseket e paskrupullt qe tallen me jeten e njerezve!

  4. valter says:

    Duhet ber peticion per mbylljen e te gjitha lorjave, i shkaterruan shqiptaret.

  5. ermiri says:

    Ja pasojat e analfabetizmit funksional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje