“
Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi. Por ai e shkrepi për së dyti me një shpejtësi të madhe , aq sa unë dhe viktima nuk patëm mundësi reagimi”. Kështu është shprehur taksisti Robert Çoka, i cili ditën e djeshme ka marrë në taksinë e tij dy pasagjerë për të udhëtuar drejt Përmetit.
Pasi kanë kaluar Grtykën e Këlcyrës , shumë afër qytetit, pasagjeri i panjohur i ka kërkuar taksistit që të ndalonte me pretekstin se do të kryente nevoja personale . 46 vjeçari ka ndalur makinën , por sipas dëshmisë së tij dhënë në polici , vrasësi ka hapur derën , dhe kur nuk kishte dalë ende nga makina plotësisht, ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës Andi Naçi inspektor i Agjencisë së Mjedisit në Gjirokastër.
Sipas policisë pista kryesore e hetimit ka të bëjë me një hakmarrje të mundshme , pasi viktima kishte një histori personale të komplikuar..
Mësohet se 28 vjeçari ishte baba i një fëmije një vjeç e gjysmë dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me origjinë nga Burreli. Ata nuk ishin divorcuar ende ligjërisht, megjithatë mesohet se ndarja kishte qenë e paqtë.
Siç shkruhet në gazetën “Panorama”, dyshohet se të afërm të bashkëshortes e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë vrarë atë për hakmarrje./A.XH
Po ctu desh a derezi qe ngaterohesh me burrelsa. Po pse pak femra kishe na zona jote a i vrare ?
merre nusen MALOKE po deshe…….
sa gjynaf po keta njerez te trashe kafshe fare jane donin ti jepnin te motren me zor i shkreti femije qe ngeli pa baba dhe nena qe ngeli pa djale dhe dreqi i hengert keta shtaze te ndyre qe skane per tu bere kurre njerez