Arrestohet autori i vrasjes në Këlcyrë, plagos edhe një polic

14 Maj 2013, 22:18Kronika TEMA

Policia e Përmetit ka mundur të arrestojë Jetjon Veizin, i dyshuar për vrasjen e 28- vjeçarit Andi Naçi, një ditë më parë.

Gjatë përpjekjeve për ta arrestuar, ai ka plagosur një polic me thikë. Veizi ka qëlluar edhe me armë në ajër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një taksi, ndërkohë që fillimisht dyshimet e para u hodhën mbi të afërmit e ish- gruas së tij, me të cilën Andi kishte bërë divorc.

Por kjo pistë duket se ka rënë.

Veizi është arrestuar në Këlcyrë, ndërkohë që i janë sekuestruar një pistoletë dhe dy thika.

Autori është nga Përmeti dhe jetonte në Tiranë. Ai ishte dënuar tre herë për vjedhje me armë./ep

6 komente në “Arrestohet autori i vrasjes në Këlcyrë, plagos edhe një polic”

  1. Ermal H. says:

    Do i shkulin veshin dhe do e nxjerrin se ju duhet per zgjedhjet!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

    1. EMI says:

      e kuptoni o njerez se ne cfare shteti afrikan jetojme? kaos , kaos kaos gjithandej! kjo qeveri duhet te rrezohet e duhet te vihet nje shtet prej verteti

  2. DUAM SHTET says:

    JENA BO ME KEQ SE AFGANISTANI KA SHTET APO NUK KA.DHE TE VIJE PARTIA SOCIALISTE NE PUSHTET TE NGREJE TATIMET POR VETEM SHTET TE KEMI SE DHE KESHTU NUK SHTYHET MO .

  3. Ha ha ha says:

    U sulen ca budallenj duke thene se vrasesi ishte malok nga Burreli etj budallalleqe, por doli se maloku na paska qene permetar! As krimi e madje as budallalleku nuk dallohen ne baze krahine… Kesaj here koinciduan ne menyre perfekte.

  4. permetari says:

    Permetaret dallohen per njerez te kulturuar, te urte te qete por ka edhe ndonje dru te shtrember qe prish imazhin e ketij vendi te mrekullueshem ku njerezit jetojne ne harmoni e jane teper tolerante.Si permetare ndjehemi te befasuar nga keto ngjarje te ralla.

  5. valiko says:

    Jeton Veizi eshte nje budalla i dhunshem qe duhej te ishte ne psikiarikun e Vlores dhe eshte i njohur nga i gjithe populli i Permetit por per rastin konkret besoj po te kete gisht mund te kete vetem targen e bashkepuntorit Vrasjen nuk e ka bere ky person sepse duke qene i njohur ne Permet do indetifikohej menjehere nga shoferi i taksise pra ne taksi ishin njerez te aferm te ish gruas se tij te cilet sipas kanunit te tyre nuk duronin divorcin qe ky kishte bere me ish gruan e tij sa per bashkepuntor mbase po se Jeton Veizi me viktimen ishin komshinj dhe njiheshin shume mire vrasesi e kishte ndjekur viktimen qe nga Gjirokastra dhe ne uren e Leklit hipi ne makinen qe udhetonte viktima dhe ne hyrje te qytetit te Kelcyres i kerkoi shoferit te urinonte dhe pasi zbriti nga taksia i drejtoi pistoleten viktimes dhe e vrau e me pas u largua ne drejtim te lumit per te nderuar makinen disa metra me tej. Permeti eshte nje qytet i vogel dhe ngjarje te tilla ndodhin rradhe per te mos thene nuk ndodhin fare dhe nje vrasje e tille ben buje ne kete qytet banoret e tij jane te dashur me njeri tjetrin dhe vuajne kur dikush peson nje fat te tille besoj se policia do ti indetifikoje vrasesit e vertete dhe te mos jape informacione qe shperqendrojne vemendjen nga vrasesit e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje