Dojaka: Vetëm një Shqipëri më e mirë për të gjithë është një Shqipëri më e mire edhe për ne çamët

19 Maj 2013, 20:47Kronika TEMA

 

Mandatet e komunitetit çam në parlamentin e ardhshëm janë cilësuar këto kohë si një nga surprizat e mundshme të 23 qershorit. Me kalimin e Shpëtim Idrizit në listat e PD-së, komuniteti çam është riorganizuar nën drejtimin e Aleancës Popullore, lëvizja politike që drejtohet nga Artur Dojaka.

Sipas disa sondazheve të fundit, janë të mundura mandate deputetësh të komunitetit çam në Fier e Vlorë, por nuk përjashtohet një luftë e fortë për mandatin e fundit në Tiranë e Elbasan. Kreu i AP-së Artur Dojaka i ftuar në konventën dy ditore të PS-së “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshim rrënjësor” që ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve, tha ndër të tjera se “kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tona dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë”.

“Ne jemi sot në këtë koalicion sepse besojmë te ndryshimi. Ne duam një Shqipëri më të mirë. Një Shqipëri më të mirë për çamët nuk mund të jetë e tillë pa qenë një Shqipëri më e mirë për të gjithë. Mjaft më me pseudo-kauza dhe pseudo-politikanë që bëjnë sikur përfaqsojnë kauza, por në fakt përfaqësojnë vetëm interesa private meskine.  Mjaft më me marifete dhe falsifikime ordinerësh në çështjet që përfaqësojnë interesat tona më të larta kombëtare – tha Dojaka.

Ai shtoi se “Aleanca Popullore vjen sot në këtë aleancë të madhe të fitores për të mbrojtur vendosmërisht: interesat e ligjshme dhe qytetare të komunitetit çam. Aleanca Popullore vjen sot në këtë aleancë të madhe të fitores për të mbrojtur po kaq vendosmërisht të drejtën e pronës dhe vlerat e familjes si vlera të gjithë shoqërisë. Deputetët e pas 23 qershorit të Aleancës Popullore ndihen krenarë që ndajnë që sot këto vlera brenda këtij koalicioni gjithëpërfshirës. Ne do na keni krah sa herë do thirren në apel interesat kombëtare të vendit” – u tha të pranishmëve në fjalën përshëndetëse kreu i ri i komunitetit çam.

 

7 komente në “Dojaka: Vetëm një Shqipëri më e mirë për të gjithë është një Shqipëri më e mire edhe për ne çamët”

  1. BESNIK CAMI says:

    Artur, mos harro nga vjen. Jeni nipat e Abaz Dojakes, mos na zhgenjeni edhe ju si ai langaraqi i patentave Shpetim Idrizi

    1. gano says:

      obobo nipat e abaz dojakes dallkaukut…………………………

  2. Fleks says:

    E mire!

    Po per rezoluten came,cfar bete ju.

    Njohet ate qe ish fshehur ne siratar prej 9 vjetesh.

    Apo pretendoni per ndonje rezolute te re.

    Se PDIU ish jashtezakonisht e kenaqur nga njohja e kesaj rezolute

    Zemren ka vene dhe PDIU,te shohim kush do fitoi.

    Megjithese ajo pune o mor vesh qe me 24 Prill.

    Kur nuk futet dot ne thes AK-ne.

    Duke ju lene me 15% me pak elektorat.

  3. Dardan says:

    Ike ore ndytesir ti ke hyre ne kualicion me pasardhsin e Napoleon Zerves dhe na flet ketu per Camerin. Si po te ecen bashkpunimi me vangjel Dulen race e ndyre ti nuk je Came.

    Camet u persekutuan e Masakruan vetem e vetem pse ishin Musliman dhe ky hyne ne kualicion me Ortodokse Rumune e Greke dhe flet per Cameri.

  4. Cami says:

    Do te isha shume i kenaqur si CAME qe jame,e patriot qe Aleanca Popullore dhe PDIU te jene nje GRUSHT i vetem.
    Se nqs vazhdohet,ne kte rruge vetem percarje ka,midis vete ne CAMEVE.
    Prandaj uroj dhe deshiroj ne nje mirekuptim ne mes Komunitetit CAME.
    Une vete qe po shkruaj jame ne mergim ka shume vite,por kjo lloj situate qe po ndodh nuk me pelqen!
    Dua te shtoj edhe nje dicka tjeter,Prinderit e mije kane qene ne jete te jeteve nga gjysher e stergjysher Came ne vendin e tyre,ndodhi ajo qe ndodhi ne 1944 e u shperngulen ne Shqiperi,ku edhe aty lindem ne.Mirepo ndodhi c,ndodhi ne femijet e tyre merguam neper bote,sic edhe jame une vete,mirepo ne mergim ku ndodhem kame femije te lindur ne diaspore,tani i bej pyetje vehtes,si perfunduam keshtu,dhe perse po ndodh kjo gje?Jo vetem me ne por edhe me shume Shqipetare si une…
    Atehere si mund ti vehet emeri nje situate te tille?
    PRANDAJ THEM QE JU ALEANNCA POPULLORE si edhe PDIU kerkoni te veheni ne nje grup te vetem,e lerini thashethemet ne xhiro,por shikoni KAUZEN ne te cilen ndodhemi ne vete CAMET ne kete moment.
    O se jo ktu nuk flitet mbi ceshtjen mbare kombetare,por per njerez te shitur ne rradhet tona,te kauzes qe ne po kerkojme.

    Ju flm

    Cami Diaspore.

  5. Zigur Qari says:

    si tha arabia saudite: ambasador cam? jo se duam mbajeni vete

  6. DAJTI says:

    Ishte e nevojshme te ndaheshit ne dy parti?
    Apo dhate vetem nje prove qe jeni me te vertete Shqiptare, ne emer te
    ceshtjes lufte per karrige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje