I zhytur në borxhe, vret vetën 37 vjeçari

24 Maj 2013, 10:20Kronika TEMA

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi e ka pasur të pamundur të shlyej borxhet. Pilo Çorape është gjendur i vetëvarur në pyllin e Semanit, në Fier.

Nga hetimet paraprake mësohet se gjendja e rëndë financiare dhe borxhet e kanë detyruar 37- vjeçarin të vetëvritej.

Ndërkohë që viktima rezultonte i zhdukur që mbrëmjen e së enjtes.

Pasditen e djeshme, viktima ka telefonuar bashkëshorten e tij duke i thënë se do të do e vriste vetën për shkak se nuk lante dot borxhet.

Ngjarja

“Nuk kthehem më në shtëpi. Do të vras veten. Nuk mund të jetoj më. Nuk mund të laj borxhet”.

Këto kanë qenë fjalët e fundit që Pilo Çorape ka thënë pasditen e së enjtes.

Sipas informacioneve të policisë së Fierit, 37- vjeçari ka telefonuar bashkëshorten e tij, ku e ka paralajmëruar se do t’i jepte fund jetës.

Gruaja menjëherë ka denoncuar në polici duke dëshmuar  telefonatën e dyshimtë të Pilos.

Sipas saj, i shoqi kishte thënë se do të vriste vetën pasi kishte sasi të konsiderueshme parash borxh.

Pamundësia për të larë detyrimet financiare e ka detyruar 37- vjeçarin drejt aktit ekstrem, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme policia nuk ka mundur të gjejë viktimën për të parandaluar vetëvrasjen.

Pilo Çorapja nuk i është përgjigjur telefonatave, ndërkohë që kanë dështuar edhe kontrollet që i janë bërë zonës për gjetjen e tij.

Vetëm të premten pas mesdite, pranë zonës së plazhit, në pyllin e Semanit, policia ka mundur të gjejë të varur në një pishë, trupin e 37- vjeçarit.

Nga hetimet paraprake mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Paraprakisht policia e ka klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje, ndërkohë që ka përcaktuar si motiv kushtet e rënda psikologjike të 37- vjeçarit./l.ç

14 komente në “I zhytur në borxhe, vret vetën 37 vjeçari”

  1. Ben Chicago says:

    Pse nuk prite dhe pak o Pilo mavria,Sa te vinte ne pushtet Edi,Kocua dhe Angjeli dhe do hanje me luge floriri???

    1. klea says:

      o QIKAGO e lexon artikullin ti? Nuk iku me pushime tani qe eshte me Saliun dhe nuk i pelqeu jahti. Atij perbindshit ja kemi heq vizen, po ju qe i veni nga mbrapa jeni me keq

    2. DREJTESI says:

      @Ben Chicago

      Ik ore debil! Ketu iken jeta e njeriut,ti behesh cinik. Kaqol!

      Edhe dicka tjeter. E pa faleshme per policine humbja e kesaj jete. Sot, kompanite celulare kane mundesi per te percaktuar vendndodhjen e nje abonenti me nje saktesi 100%. Por kjo tregon paaftesine totale te kesaj policie klienteliste dhe “ngarkesen” e madhe te tyre ne keto dite te fushates se “Korrje-shirjeve”.

      Sikur ne ate minute pas telefonates se gruas, te ishte ndjekur procedura me kompanite e telefonise celulare,ky veteflijim nuk do te kishte ndodhur!

    3. Kjo eshte fytyra e vertete e ben sali shpelles.

  2. genti says:

    Thashe se ishte nje drejtor tek albsigu ne tirane se ai eshte i mbyt ne borxhe… po qenkam gabuar.

  3. denkoka says:

    PO ME ANE TE CELULARIT,NUK E GJURMONIN DOT TE SHKRETIN??
    POLICI HUBA BUBA..

  4. eri says:

    “Nuk jane konstatuar shenja dhune”?? Ca prisnit, te rrifte veten para se te vetevarej? Polici bythe.

  5. dritani says:

    Fatura e kesaj shoqerie te shqyer qe e ka mendjen tek rrobat firmato, makinat, iPhone, para te kollajshme pa pune, baste etj.
    Prandaj nuk duhet harruar koha e tollonit per me qenë me këmbë në tokë…

  6. Besa says:

    U prehtë në paqe shpirti i tij! Ngushëllime për familjen! Ngado që lexoj gazeta do të shohë njerëz që tallen apo shajnë. O njerëz të dashur ka shumë e shumë njerëz që vuajnë për bukën e gojës dhe janë të detyruar të marin borxh. Por jemi mësuar rehat me gjëra që na vijnë të gatshme dhe nuk i kuptojmë vuajtjet e këtyre njerëzve.

  7. te trashegohesh says:

    Ben chicago kujrova se ishe martuat dhe kishe marre emrin e gruas se po shkriaje me emrin ermal a ermut.
    Ngushellume familjes.
    Jete e renduar

  8. bbb says:

    Booo. Si e vrau veten? Po pse nuk priti edhe 30 dite? Se per 30 dite fillon “RILINDJA”!!! Behet Nasipi minister ekonomike dhe Idhi Manjanka minster rendi…

    1. Kur nuk i dha sise bregu,ku te mbante shprese tek xhozi!?.

  9. kel ukaj says:

    Or Ben Cikago nuk ka nevoje fare per kompani, mund ta gjente edhe nje qytetar çfaredo pasi kete sherbim e realizon me kompjuter e internet thjeshtesisht. E kur e di edhe Une keto marifete qe as kam mundesi e kohe te njoh kompjuturin merre me mend te tjeret. Po mos zotni ne shqiperi nuk ka polici po ka stalljere e bari e nuk mund te pretendojme me shume.

  10. Levizje!...Une jam po ti ku je!... says:

    Shperndarja e te ardhura monetare ne Shqiperi stimulon pangopesine e mafjozeve dhe shterngon rripin e atyre qe punojne dhe marrin pak,si dhe te atyre qe nuk kane mundesi të punojne!Do ndryshuar sistemi! Levizje!…partite politike jane banda kriminale kunder qytetarit,zyra pune të monizmit ku militantet largojne militantet ndersa kryekapot pasurohen dhe vegjetojne korrupsion edhe per 20 vjet!Ti zhdukim!Por me pare duhet zhdukur kryebanditi Sali qe shkaterroi industrine dhe vrau punen!Viktime e partive politike ky qytetar shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje