Vajza e argjendarit: Drejtësia duhet të kyç në qeli Viktor Gushin

25 Maj 2013, 09:18Kronika TEMA

Viktor Gushi, i cilësuar si serial-killer, ndodhet në qeli, përballë treshes së gjykatësve, të cilët së shpejti pritet të jain verdiktin final, për 44 vjeçarin që terrorizoi mbarë opinionin publik me rrëfimin e tij tronditës, për mënyrën se si vepronte për të grabitur paratë në banka e biznese, duke mos kursyer as jetët e njerëzve të pafajshmë.

Vajza e argjendarit Rrapo Sinanaj pret drejtësi për jetën e hubur  të babait.

“Drejtësi në këtë rast për mua që jam vajza e Rrapos është t’i pritet koka në atë formë që ta shikojnë të gjithë  shqiptarët; drejtësi sipas ligjit penal shqiptar që të kuptohemi njëherë e mirë e bardha mbi të zezë (neni 141 I k.p, është në rrethana cilësuese neni 50 pika h) dhe i) është burgim i përjetshëm.Çdo minutë që çdo gjygjtar, avokat apo çdokush tjetër fantazon se mundet t’ia shkurtojë ditët në qeli nuk është as më shumë e as më pak se mungesë ABSOLUTE drejtësie dhe jo Relative “ shprehet Rinelda.

Sipas saj është çmenduri që një vrasës të gjejë sërish lirinë.”Mendoj se duhet të jesh shumë i guximshëm që një person në funksion të vendosjes së drejtësisë të bëjë këtë gjë, që e thënë ndryshe është të nxjerrësh vrasësit në qarkullim dhe çfarë është më e keqja  me vetëdije të lotë. Këto nuk janë shaka që botohen tek “çudira shqiptare’, por janë çmenduri totale!”, tregon ajo

Rinelda pohon se dënimi për vrasësin për të atin është mbyllja përjetë pas hekurave të qelisë.

“Çfarë duhet të bëjë një kriminel më shumë se kaq që të marrë një burgim të përjetshëm dreqi ta hajë!!!Edhe atëherë kur vetë ligji e thotë nuk ekziston avokat apo zot në këtë botë që ta nxjerrë para kohe, pse duhet të rrimë me merak që trupit gjykues i kanë zënë trutë erë s’e kuptoj”, thotë ajo për “GSH”në.

Gushi akuzohet për dy vrasje dhe  16 grabitje, në Tiranë dhe disa rrethe të vendit./A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje