Vdes pas katër ditësh në spital 45-vjeçarja që u dhunua nga bashkëshorti. Viktima Lumturi Selimi, nënë e dy fëmijëve nga fshati Alikok, gjeti vdekjen në spitalin e Vlorës mëngjesin e djeshëm.
Mësohet se goditjet e marra në kokë nga sende të forta kanë qenë të parikuperueshme për Lumturi Selimajn, e cila humbi jetën në duart e mjekëve në spitalin rajonal të Vlorës.
Debatet mes bashkëshortëve kanë nisur me fyerje në drejtim të njëri-tjetrit, ndërkohë që gjithçka ka degjeneruar më pas në dhunë fizike nga ana e 49 vjeçarit në drejtim të bashkëshortes së tij.
2 fëmijët e çiftit, një djalë dhe një vajzë 11 dhe 15 vjeç, pasi kanë dëgjuar debatin, janë zgjuar dhe munduar të qetësojnë prindërit e tyre, por kjo gjë e ka acaruar akoma më shumë Gëzimin.
Ai ka marrë një vare me të cilën copëtonte gurët dhe ka goditur me të, gruan e tij, Lumturien, 45 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime në të gjithë trupin.
Goditjet në kokë kanë qenë ato që i kanë shkaktuar dëmtimet më të mëdha gruas, duke e çuar në gjendje kome. Kur ka parë bashkëshorten të mbuluar në gjak, ai ka lajmëruar policinë duke e njoftuar për krimin e kryer duke menduar se ajo kishte vdekur.
Efektivët e policisë kanë parë që 45 vjeçarja jepte ende shenja jete ndërkohë që e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e Vlorës. Sipas mjekëve gjendja e saj u raportua tepër e rëndë si pasojë e frakturave të shumta në trup.
Për shkak të plagëve të shumta, Lumturie Selimi humbi jetën, ndërsa burri, i dyshuari kryesor për vrasjen e së shoqes, ndodhet në pranga për akuzën e “vrasjes me dashje”, e mbetur në tentative./A.XH
Ja edhe nje episod makaber,qe demostron permjerejen e shtetit te se drejtes ne breket e dhjera te dr.krimit.
Nese do te kishte denime shembullore per dhunen ndaj qenjes humane,nuk do te ndodhnin,tash e 23-vjet,keto qamete.
ky po thellohet si veprim ishalla do kemi ndryshim e ndergjegjesim qe kush nuk bashkepuno ne cift te divorcohen e jo ne terror e vdekje
Jetojme Ne kohen e koleres dhe kjo eshte normale kur Ne krye eshte nje kalermadh si Saliu me partine e tij.
Me kte ngjarje te merren politikanet plehra jo me fushata leshi.Shikoni ku esht katandis ky vend leshi.
Kjo eshte injorance rref gruan per vdekje edhe hyn ne burg hahaha kjo eshte injorance,leje grun ne pun te vet ndaje shiko jeten tate or malok .
Allahu e meshirofte kete moter, dhei thefte kurrizin atij qafiri!
Amin Neti njerzit qe skan frig ALLAHUN bejn keto krime se perndryshe ka zgjidhje cdo problem por alkoholi,droga shiqimi ne harame bien per cdo dit kto rezultate lendojn perjet zemrat e femijve te vet,kto femij dy her kan mbet jetima…
TE QIFSHA RROPT GEZIM SELIMI