Gjykata e Lartë greke vendos ekstradimin e Arben Frrokut

7 Qershor 2013, 14:31Kronika TEMA

Pas shumë zvarritjesh, Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, do të ekstradohet nga Greqia për në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë greke.

Sipas vendimit të gjykatës, ekstradimi i Frrokut do të ndihmojë zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 24 shkurt.

Frroku është arrestuar në Selanik më 25 shkurt, dhe vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për ekstradimin e tij.

Fillimisht ishte Gjykata e Selanikut ajo që vendosi ekstradimin e Frrokut, por vendimi u apelua nga ana e avokatit të tij.

Tashmë pritet që nga dita në ditë ai të ekstradohet në Tiranë./b.l

4 komente në “Gjykata e Lartë greke vendos ekstradimin e Arben Frrokut”

  1. Cekuri says:

    Shume bukur ishallah e mbajne fjalen.Ka shtet greku jo llafe!

  2. tani says:

    dhe po ska te greku ,gjen shtet te dyfeku..

  3. Justice for all. says:

    Mosssss! I ngeli xholi ne dore Saleh plehut!!

  4. dru says:

    Patjeter qe do e ekstradojne,nuk eshte turkofagos,kete nuk e ekstradojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje