Sali Berisha: Të dashtun miq! U kam thënë që Rama i shkon gjithmonë afër fitores, por në fund barazim del. Dhe kur del barazim, asht detyra jonë me e marrë fitoren. PërPara!
Bujar Nishani: Nuk më kujtohet emri i atij lojtarit që bëri golin për ekipin tonë, por di të them se Berisha nuk kishte faj për golin që hëngri. Unë jam shumë i gëzuar që kryeministri Berisha pranoi ta shikonim bashkë ndeshjen dhe të ulej afër meje në stadium. Në disa raste ai më përshëndeti dhe buzëqeshi dhe këto ishin momentet më të lumtura gjatë ndeshjes.
Ridvan Bode: Ishte rezultati më i mirë i pritshëm. Vërtet nuk morëm tre pikë, por mbi të gjitha nuk harxhuam 200 mijë euro kot për futbollistët, që ua premtoi Doktori. Kjo është një shenjë po ashtu që zgjedhjet do të dalin barazim, që do të thotë fitojmë ne.
Rajmonda Bulku: Edhe një nga fisi im, që ishte në ndeshje, nuk ishte në lartësinë e duhur. Kisha gjysmë ore që ja bëja tik- tak, tik –tak, po afron fundi dhe ai nuk e kishte mendjen derisa hëngri gol.
Jozefina Topalli: Si asht e mundun mar zot që ky Basha dhe në lojë merr karton të verdhë se e kap topin me dorë. Si s’mundet ky njeri me njoftë ligjin ni herë. Dhe don me kenë dhe kapiten pa le.
Lulëzim Basha: Është e pafalshme që të lësh fitoren për 3 minuta. Ndeshja duhet të shtyhej derisa të bënim ne gol, pasi vullneti i tifozëve duhet respektuar. Nuk e kuptoj si nuk kërkoi trajneri jonë, që pas golit, të lejohej të bëhej dhe gol me dorë. Si mund të lësh ndeshjen barazim?!
Edi Rama: Djemtë e Kombëtares ishin të shkëlqyer në fushë, por ata nuk e dinin se në shkallët e stadiumit ishte ngjitur katragjyshi me antiplumb, që është tersi i gjithë shqiptarëve. Fati e keq e solli për herë të parë e të fundit në stadium t’i ngrinte buzëqeshjen në buzë tifozëve. Më 23 qershor Rilindje!
Ilir Meta: Kot sa lodhet Rama dhe Berisha. U kam thënë që barazim del loja. Jemi ne ata që vendosim. Për sa kohë që do më lini jashtë, s’keni për të fituar. Ne ecim më shpejt!
Skënder Gjinushi: Për të shkatërruar Shqipërinë mjafton një Berishë, për të shkatërruar kombëtaren ishin dy. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Bamir Topi: Kështu është kur në vendin tim në tribunë ulen njerëz nga shpellat, që nuk dinë ç’është qytetaria.
Kreshnik Spahiu: Loja ishte një shembull i pastër i marrëveshjes Rama- Berisha. Njëri bëri gol, tjetri hëngri gol dhe Shqipëria me këta do mbetet në vendnumëro. Kemi 22 vjet me këto pazare. Vetëm kuqezinjtë bëjnë ndryshimin.
Nard Ndoka: Kur del barazim një ndeshje, as ke fituar, as ke humbur!
Hahahaha kjo e Nard Filozofit i ve vulen kesaj komedie. Sa turp te jesh miku i ketij.
HA HA HA, E FORTE:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/caro-sali-cocciante.html
Ni korigjim desha me ba.
Un nuk tham ashtu si e ka shkru Merja. Fjalija jeme e sakt asht kshtu.
“Kur del barazim ni neshje, as ke fitu, as ke hup”
Falemners per mirkuptimin.
RAMA BERI GOL,BERISHA AUTOGOL PASARE NE KURIS TE PPULLIT KUR KE TRAJNER NJE ITALIAN
komenti me i bukur eshte i Nard Ndokes..!!! hahahahahahahahaha…!!
Hahaha sa i llogjikshem Leonardi
hahahahahahahah shume e forte kjo. sidomos nard ndoka (filozof)
Spartak Ngjela- Shikoni…Berisha po shkatrron edhe ndeshjet e futbollit duke futur adashet e vet ne loje per te marre benefice politike…ky njeri duhet ndaluar.
Nasip Naco -Pa Ilir Meten sulmues te majte nuk fiton do kombtarja
Majlinda Bregu – Me golin qe shenoi Rama, per pak na prishi me Ebropen…rofte Berisha qe beri autogol dhe i gezoi ata te Evropes
Arben Malaj – Po te lozte Koco Kokdhima, Shqiperia humbte
Dritan Prifti – Ilir Meta zduhet pranuar as ne trbunat e stadiumit se punon per kunderhstarin
Pandi Majko – Vetem aleanca e 21 janarit e con Shqiperine ne boterorin e Brazilit
E persosur,
Embelsira (Ndoka) lihet per ne fund
HA HA HA HA HA HA HA
topalli;”Si asht e mundun mar zot që ky Basha dhe në lojë merr karton të verdhë se e kap topin me dorë. Si s’mundet ky njeri me njoftë ligjin ni herë. Dhe don me kenë dhe kapiten pa le”.
po ja nxin basha topallit.
ky Nard Ndoka e zvendesoi denjesish ate Lek Plepin eshte kethyer ne gastor i politikes shqipetare si gastoret e mbreterive dhe si ben pershtypje si njeri i trashe qe eshte.