“Asnjë nga partitë politike nuk ka përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë një përfaqësues nga invalidët e punës, ndërkohë që askush në programet sociale nuk ka një pikësynim kryesor apo të dhëna të sakta për atë çka do të bëhet me invalidët e punës që janë 60 mijë veta dhe kanë 3 veta që votojnë në familje. Natyrisht askush nuk mendon për 180 mijë vota”.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri, për GSH.
“Së pari ne kemi diskutuar në lidhje me gjendjen ekonomiko-sociale. Me gjithë rritjen 4% të pensioneve, që nuk i përgjigjet ligjit, “Për sigurimet shoqërore”, sepse rritja e pensioneve duhet të bëhet paralele me rritjen e çmimeve, gjendja ekonomike e invalidëve të punës është shumë e rëndë. Të ardhurat e tyre janë nën minimumin jetik, me më pak se 2 $ në ditë për frymë. Kështu që detyrimisht ne morëm në analizë këtë fenomen. Morëm në analizë dhe problemin që forcat politike kërkojnë mbështetjen tonë. Ndërkohë që askush në programet sociale nuk ka një pikësynim kryesor apo të dhëna të sakta për atë çka do të bëhet me invalidët e punës që janë 60 mijë veta dhe kanë 3 veta që votojnë në familje. Natyrisht askush nuk mendon për 180 mijë vota”, shpjegon ai.
Omuri tregon se: “Në datën 24-26 qershor në Athinë është mbajtur asambleja, ku janë gjithë deputetët e Parlamentit Evropian dhe pyetja e parë që mua mu bë nga një deputet gjerman ishte: z.Omuri, partitë politike kanë përfshirë në axhendën e tyre çështjet sociale për shtresat e margjinalizuara dhe sidomos invalidët e punës? Duke qenë se ne në një farë mënyre duhet të jemi disi diplomatë i thashë, që deri diku nuk është përfshirë ashtu si duhet, ndërsa pyetja vazhdoi më tej: ka në gjirin e partive përfaqësues nga shtresa tuaj dhe unë i thashë për fat të keq “jo” sepse nuk kisha si t’i thosha “po”.”
Sipas tij mospërfillja ndaj kësaj kategorie është shumë diskriminuese, por nga na tjetër përfaqësues të politikës kërkojnë votën e tyre.
“Që të jem i sinqertë, mua më kanë ardhur kandidatë të djathtë dhe pyetja e parë që unë iu kam bërë është: Ju lutem, që unë t’u them kolegëve të mi të votojnë për ju, çfarë do të bëni? Le që nuk kam çfarë tu them sepse ju ngritët pensionin vetëm 4%, ju merreni vetëm me biznesin, ju me Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2012 hoqët ndihmën ekonomike për invalidët e punës etj, etj. Atëherë çfarë kërkoni? Ose më thoni të paktën a keni një kandidat që të jetë invalid pune ashtu siç e kanë vendet përreth nesh që kanë një bashkëpunim me ta. Për të qenë i sinqertë, deri diku ka pasur interesim nga grupi i majtë. Grupi i majtë ka ardhur, na kanë takuar, ka marrë një model, ka marrë shqetësimet dhe e ka shprehur që ne do bëjmë diçka për aftësinë e kufizuar, por se sa nuk e dimë. Kryetari i opozitës për policët thotë: E kanë kaq dhe do ua bëjmë kaq. Kurse te ne nuk e ka bërë këtë”, thotë Omuri.
Omuri thekson se: “Ka mundësi që deri në datën 16 qershor, nëse s’do ketë ndryshime ne do të sabotojmë zgjedhjet sepse të lësh 180 mijë veta pa përfaqësi, gjendja e të cilëve dihet se si është, kjo është e papranueshme”./A.XH
Do ti sabotojne ?!-Ato i saboton vetem saliu,keta vetem mund t’i BOJKOTOJNE,kete kane dashur te thone apo jo?
Nje Fatos Lubonja ne versionin invalid. Sherbetor i plote i Saliut.
Thelbi intervistes tij eshte: e djathta na mashtroi dhe na keqtrajtoi, e majta na premtoi ca gjera por nuk e dime sa do ti mbaje. Meqe asnjera nuk me beri mua deputet jane te dyja njelloj. PERPARA (me bojkot)!.
ME KETE SABOTIM JU VETEM SA MBANI GJALLE NE KEMBE SALI BERISHEN, ME VJEN KEQ PER FATKEQESINE TUAJ POR TJU VI TURP NESE NUK SHKONI DHE TA NDESHKONI ME VOTE ATE QE JU KA LENE NE HARRESE!
E kuptojme qe ti OMURI qenke invalid,por tamam-tamam,qenke komplet TOROLLAK!!!
Meqenese nuk te beri gje Berisha ti nuk ke besim as tek Rama!!!
Po mire,o GJYSMAK NJERI(kot nuk quhesh invalid,por nga trute),ne se nuk merrni pjese ne zgjedhje,mos kujtoni se do te fitoni me shume????
Mjere shqiptaret qe kane patur nje ARMIK te tyre kryeminister si Berishen dhe MJERE invalidet,qe kane kryetar nje GJYTYRYM jenicer i Berishes!!!
Invalit ne shendet,po me kete qe thua qenke invalit ne koke.
Sabotojme zgjedhjet thote:!!!!!kete don Saliu qe ju mos te merrni pjese.
Jashte shoqerise shqiptare ishit,ashtu beni prape.
Deshe qe te behesh depute eeeeeeh,shiko -shiko qarratai.
Nuk dua te perdor shprehjen e popullit sakat nga trupi,sakat nga shpirti.Rrini urte o mavri,respektoni njerzit tuaj qe ju sherbejne e mos u hapni bythesh per te bere politike.Sigurisht qe ky nuk eshte mendimi i atyre te semureve,por i ketij gorilles qe vuaka per tu bere deputet.
Zoti Omuri perderisa ankoheni nga qeveria e djathte se ju ka hequr ndihmen ekonomike dhe ju ka lene ne varferi, mos votimi i anetareve te shoqartes suaj eshte ne kundershtim me ate qe deklaroni.Keni shansin te provoni te tjeret ose rrini aty ku ishit ne mos me mosvotimin tusj kur te vije e majta ne pushtet, normalisht nuk mund te keni asnje pretendim per permiresiminin e kushteve tuaja te jeteses.Prandaj ju keshilloj te shkoni te votoni qe te gjithe bashke te realizojme rrotacionin e domosdoshem te pushtetit se me mire do te behet per te gjithe.
nuke mbrohen interesat e invaliteve ne kete menyre
sabotim apo bojkotim?tek e para i jepni voten Saliut.teke dyta i hiqni vetes edhekarrocelat.VOTONI!