Ne shqiptarët jemi mësuar që pushteti të na përdorë si të dojë e kur të dojë për fushatë elektorale. Por kësaj here pre e abuzimeve të pushtetit për fushatë elektorale kanë rënë të huajt.
Më saktë një fondacion suedez ka mundësuar restaurimin e shtëpisë- monument të Babametove në Gjirokastër, por krejt papritur kanë parë se puna e tyre është reklamuar në një spot elektoral të Partisë Demokratike (VIDEO ME POSHTE) si një punë që e kanë bërë ata.
Për këtë arsye, Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” ka reaguar me një deklaratë, duke theksuar se PD po u përvetëson punën. Ata theksojnë gjithashtu se trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët e mbarë njerëzimit.
DEKLARATA
“Përpjekjet restauruese u ndërmorën nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnerët e saj në Shqipëri – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës (GCDO). Procesi i matjes dhe dokumentimit, si dhe zhvillimi i gjithë projektit restaurues shërbeu si trajnim për arkitektë restauratorë të rinj shqiptarë. Investimi final kap shifrën e 160.000 euro, pjesa më e madhe e së cilit u mundësua nga Bashkëpunimi për Zhvillim me Suedinë, si dhe falë një kontributi më të vogël nga Packard Humanities Institute, nëpërmjet GCDO-së. Falë Bashkëpunimit për Zhvillim me Suedinë u siguruan dhe 12.000 euro shtesë, të cilat shërbyen për kthimin e monumentit të porsa-restauruar në një hostel, i cili përfshin gjithashtu dhe hapësira gjysmë-publike të gatshme për tu dhënë me qira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje, Partia Demokratike nuk mund të përvetësoje arritjet e këtij projekti!
Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjenerua. Por Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj i shërbejnë vendit duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimit, moshës, orientimit seksual, gjinisë apo kombësisë.
Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët dhe si e tillë na përket të gjithëve, pavarësisht bindjeve Demokratike, Socialiste, Republikane, apo të ndonjë partie tjetër në Shqipëri, ashtu siç duhet të jetë përbashkët përgjegjësia për mbrojtjen e saj.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChwB) e konsideron trashëgiminë kulturore si një përbërës të domosdoshëm të së drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe si një pasuri e përbashkët për mbarë njerëzimin pavarësisht kombësisë apo besimit”./ep
Para restaurimit
Pas restaurimit
JU LUMSHIN DUART O SUEDEZ! VARI LESHT DEMOKRATEVE SE NUK UA PJERDH NJERI ATYRE!
keta jane mbeturinat e partise demokratike qe si gjithmone kane te njejtin avaz,vjedhin leket, vjedhin meriten, vjedhin mundin, vjedhin suksesin e tjetrit! turp tju vi mbeturinave te pd dhe mos befshin hajer me se na e shpifen
po pse jane kaq te pacipe xhanen..se kuptoj dot domethene sesi guxojne te jene kesi rrace mashtrueshis..
ahhaahahah te shkretet ju nuk e dinit me ke kishit te benit.keni shpetuar mire me kaq ?
prandaj duhet zhdukur nje here e pergjithmone ne 23 qershor qe vendi te rilinde dhe merita te shkoje atje ku duhet
PO U ANKUN SUEDEZET…NE NA VJEDHIN DITE PER DITE BUKEN QE HAME E E LAME 20 VJET ATY NE KEMB …
hahahaha doli sali hajduti prap, do presi shiritin dhe do premtoj 10 000 monumente…hahhahaha
Te shkretet suedeze….nuk e kuptojne termin Parti-Shtet. Hahaha. Si thone? Mbeshtetjen e Ministrise e vleresojne pooor nuk e kuptojne c’lidhje ka PD ketu?!
Ps: Hostel perkthehet shume bukur ne fjalen shqipe = Bujtine!
Shum fakte po dalin qe ai po vjedh lek dhe vazhdon te mos ndalet nga gjykata qe gjasme eshte e pavarur !! Nuk e kuptoje ca provash don me gjykata qe te hapi ceshtjen kundra PD !! Dhe per me teper jan dhe te huaj qe skan lidhje me politiken tone te mjeruar qe ka ngel ne dore te berishes!! Gjynaf po na e hedh posht kulturen dhe historin e te parve tane duke i vjedhur leket !! ku te paret tane kan luftuar per keto treva
Kjo shtepi,e restauruara, me ben krenare per para-ardhesit tane.
Nje falnderim zemre per fondacionin”Trashegimia kulturore pa kufij” per kete kontribut te shkelqyer ne ruajtjen e vlerave me te bukura qe te paret,jo vetem Babametot,na kane lene.
Sa per qeverisjen,,,,,,e vetmja alternative e saj ka qene dhe mbetet kuserimi i puneve te te tjereve.
duket se anijes se PD po i futet uji nga te kater anet. ja edhe mijte e fundit qe po hidhen nga anija para se te mbytet. kjo organizata e drejtuar nga nje boshnjake bashkeshortja e nje ish funksionari te larte te ministrise se ekonomise ka 8 vjet qe bashkepunon ngushte me PD lokale dhe qendrore. tenderat e restaurimeve te kesaj shtepie jane fituar nga kunati i sali berishes. po keshtu edhe tendera te tjere te kesaj organizate jane fituar nga kunati i sali berishes. perse ankohet zonja nga Bosnja? ajo me PD ka punuar gjithe keto vjet
Ne 22(njezet e dy vjet) nuk ka pasur as nje kontribut per kete monument kulture nga qeverit e te gjitha ngjyrave!Ju lutem mos na perzjeni ne fushata dhe gallata.
epo qe te te vidhet edhe merita, vetem nga S-halè kafsha mund te pritej dicka e tille…!!!
une bej punen, kurse ti vjen me vone me kamera dhe e nxjerr ne TV qe e ke bere ti kete pune. ky eshte kulmi!!! S-halè kucedra duhet te qerohet nga pushteti dhe me pas te futet ne burg me jete, vetem kjo eshte zgjidhja..!!
Shtepite me tuullaa o sa ka lezeeet.
Parti neee neenaaa joonee perjeeete.
Ore pse ja fusni kot. Qeveria apo PD-ja (per fat te keq ne end jemi Parti-shtet) ka bere nje panorame te qytetut . Kjo nuk do thote se cfare shihet ne ekran eshte veper e saj ose ajo pretendon autorsine. Shkoni flisni pak me socialistet dhe bashkine e Gjirokastres dhe do ndeshni te njejten gje. Kujtoni se keta te tjerat jane ndryshe o te shkrete???!!!
Ky veprim e nxjerr qeverine shqiptare lakuriq,ashtu sic eshte ne te vertete.Kjo qeveri ka pervetsuar pronat e shqiptareve,per te huajt ajo nuk preukupohet,ne fund te fundit te mos vinin…!!!!!
PO Dhemblanin e shkaterruar nga ju ne 1997 a e rregullut ,po Memaliajn, po Tepelenen ,po Tocin po Shkozen dhe Sevasterin e Vlores dhe gjithe Laberine E Kurveleshin e grus se LULIT , po Leskovikun Permetin, Kolonjen Korcen Devollin Dardhen Voskopojen Pogradecin , Delvinen , BERATIN, SKRAPARIN, Bulqizen ; Mallakastren MATIN ose Burrelin ,Peshkopine AI KENI RREGULLU JU TE ” P D” ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Kush e ka njohur profesorin e madh te matematikes. Prof. Babameton ne shkollen 8 nendori. Nxirrte nxenes matematicien.
Dhe besim erindi ishte I madh.
Unë i kam njohur të dy, Babameton dhe Erindin.
Prehen në paqe jo larg shkollave ku mësuan.
Pas ketij restaurimi,ka mundesi qe t’i dal PRONARI i vertet.
viva Chvb dhe boshnjakja, se te ishte per ne, kishte rene edhe Babameto se bashku me te tjerat.
problemi qendron qe keta jane mesuar te vjdhin, por te pakten kete nuk po e bejen MOTEL
Vetem nje gje eshte strumbullari i gjithe problemit: Ne Shqiperi nuk ka b…. njeri qe te zbatoje ligjin, vetem ligjin.
Shikoni se si fillon deklarata e tyre: Përpjekjet restauruese u ndërmorën nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnerët e saj në Shqipëri – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës … Pra ia fusin vetes suedezet me kete deklarate, se qe ne fjalin e pare pranojne qe e kane bere bashke me Ministrine e Kultures. Kjo eshte e qeverise.