Doktori ishte për vizitë në Jug dhe të dielën në drekë mblodhi gjithë kandidatët për Vlorën dhe Gjirokastrën dhe po i pyeste për fushatën. E nisi në fillim me Rulin.
-Si është situata në Gjirokastër, i tha.
-Nuk jemi dhe aq keq, i tha. Në Lazarat janë hapur tarraca të reja dhe është shtuar toka pjellore. Edhe mbledhja e plehut organik është shtuar dhe po ua blejnë plehun dhe fshatarëve më të largët ku shkonte dëm gjithnjë. Me ujin kanë pak problem, por u thashë bëni durim se vitin tjetër do ketë me bollëk.
-Këto tarracat janë iniciativë private apo i kemi financuar ne nga qeveria, tha Doktori.
-Është e përzier, tha Ruli. Ata nuk duan lek, duan vetëm leje që gjoja po mbjellin ullinj dhe gjithë financimin e bëjnë vetë.
-Po çfarë mbjellin, tha Doktori.
-Ata mbjellin një bimë që e ka fletën si ulliri, por po ankohen se ajo rritet shpejt dhe thahet brenda vitit dhe ata detyrohen ta mbjellin çdo vit.
-Mos është gjë hashash, i tha Doktori, se këtë nuk e toleroj.
-Ç’faj ka bima ku mbin o Doktor, i tha Ruli. Ata nisen për mirë, po vend i mallkuar, nuk u bëhet si ulli që s’u bëhet.
-Shiko se mos na bëjnë ndonjë skandal, i tha Doktori.
-Mos ki merak, i tha Ruli. Ia kemi lënë republikanëve si zonë. Votat e tyre tek ne përfundojnë, por po pati telashe, themi janë të Mediut. Ti e di që Mediu nuk mërzitet shumë për hashash. I ka kaluar që në rini këto halle.
-Genc, ke ba një gabim të madh, i tha Doktori. Si mundesh ti të më ndash mue nga Lazarati dhe Mediu të mburret me simbolin tim politik?
-I ka fushata këto Doktor, i tha Ruli. Jo gjithmonë njeriu mund të thotë me zë të lartë kë do më shumë. Dhe Mediu me qejf e kishte hapur spotin elektoral me këngë të Eli Farës, por nga halli e ka hapur me të Vaçe Zelës.
-Ashtu…? Mirë ka ba. Dakord, po ti nuk ke ba mirë. Duhet mos me e lëshu Lazaratin dhe duhet mos me u kompromentu me ndonjë gja që bëjnë aty.
-Doktor, unë jam përpjekur që ta marketizoj biznesin e tyre. U kam thënë plehun do ta blini brenda qarkut, punëtorët do t’i merrni brenda qarkut, duhet të jeni korrekt me pagat, ujin duhet ta blini brenda qarkut. Kaq na intereson ne. Seç bëjnë ata brenda në fshat, s’kemi pse përzihemi. Por nuk e di pse tek Mediu kanë shumë besim që kur ka bërë këtë sloganin “Besojmë në Zot, Atdhe, Familje”.
-Tani Genc, shiko! Ata nuk kanë shumë punë me Zotin.
-E di Doktor, e di që nuk kanë, por thonë që derisa Zoti fali Mediun që vrau 26 vetë, ne na fal kollaj se s’kemi vrarë njeri. Nga atdheu po janë të kënaqur se nuk u ka rënë më qafë. Tek familja po mbështesin gjithë shpresat se është biznes delikat… kështu që u ka ngjitur shumë si slogan.
Doktori u vu në siklet nga Ruli dhe u kthye nga Ben Ristani që është deputet i Sarandës dhe Delvinës.
-Ti si i ke punët?
-Po mirë, ka të drejtë Ruli, tha Beni. Këto vajzat që takoj unë këtej thonë fjalë të mira për këtë mallin e Lazaratit. Mirë duket.
Ha ha ha ha ha ha ha ha:
-Ç’faj ka bima ku mbin o Doktor, i tha Ruli. Ata nisen për mirë, po vend i mallkuar, nuk u bëhet si ulli që s’u bëhet.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html
ahhaahahahahahahaah “Dhe Mediu me qejf e kishte hapur spotin elektoral me këngë të Eli Farës, por nga halli e ka hapur me të Vaçe Zelës…” nje perl hahahah po mbaj barkun me dore
Kimete, nuk ja ke qelluar. Mua me duket ekskluzive kjo fjali: “…thonë që derisa Zoti fali Mediun që vrau 26 vetë, ne na fal kollaj se s’kemi vrarë njeri”
jo jo nuk harrohen te renet e 21janarit !! mediu vrau 26 , kurse berisha me lulin vrane 4 !!!
HAHAHHAAAAHHA SA E MADHE .ME E BUKURA E KESAJ JAVE
EH MORE GENC PO PSE KRUHESH ME ELKEN TEME DHE ME HASHASHIN E RINISE, KETO GJERA I PERKASIN TE SHKUARES TANI UNE KAM PROJEKTE MADHORE NEPER DUAR MERREM ME BIOMASEN ME RICIKLIM MBETJESH …. EDHE FEMRASH ME PESHKIM KASTRAVAECI, KARKALECI DHE NGJALASH.
LAZARATIN DO TA BEJ SI GERDECI POR KESAJ RRADHE ME FITIM SE ATEHERE PLASI BOMBA TANI DO PLASE HASHASHI SEPSE NE KUADRIN E MBROJTJES SE BIODIVERSITETIT DHE PYJEVE DO TA SHPALL LAZARATIN ZONE TE MBROJTUR NGA POLICIA DOKTORI DO MA MIRATOJE VENDIMIN DHE CUNAT DO PUNOJNE PASTAJ PER QEJF
Policia kishte kapur nje fshatar ne veri sepse kishte mbjelle 3 dynim hashash. I kopsiten letrat dhe e cuan ne gjykate.
Gjykatesi: – Fol i pandehur ke mbjelle hashash?
I pandehuri : Para se te pegjigjem a te bej nje pyetje?
Gjykatesi : – Fol
I pandehuri: A rrotullohet toka?
Gjykatesi: – Po e pastaj?
I pandehuri: Ja pra. Une kisha mbjelle miser ,por u rrotullua Toka dhe misri im doli ne Lazart e hashashi i Lazaratit ne aren time.
le te shkoj berisha ne lazarat ,e te bej fushat ,ta shikoj sa eshte rritur ulliri,
Ironike eshte se mbjellja e bimes narkotike eshte futur ne Lazarat ne kohen e qeverisjes se PS, nga klane te PS qe e shfrytezuan si zone qe skishte shtet e benin para. Nuk ka pasur me pare, psh para 97 mbjellje te saj ne lazarat, diku pas viteve 2002 eshte futur aty.
Agron, nuk eshte e vertete! Lazarati ka votuar gjithnje DJATHTAS! mos na ngaterro tani!