Dojaka në Elbasan: AP do ketë katër deputetë në Kuvendin e ri

11 Qershor 2013, 14:51Politika TEMA

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka vijuar takimet elektorale.

Të martën, kreu i AP-së ka zhvilluar takime me mbështetësit e Aleancës Popullore në Elbasan.

Dojaka tha se Elbasani është një nga qarqet me mbështetje të gjerë qytetare për Aleancën Popullore.

Dojaka deklaroi se çamët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për 23 qershorin.

Gjatë takimit me mbështetësit në Elbasan, Dojaka tha se Aleanca Popullore do të përfaqësohet me 4 deputetë në Kuvendin e ri pas 23 qershorit.

Në qarkun e Elbasanit, Aleanca Popullore përfaqësohet nga Erion Softa.

Partia “Aleanca Popullore” është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ajo ka në thelbin e saj si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhjen e çështjes çame.

7 komente në “Dojaka në Elbasan: AP do ketë katër deputetë në Kuvendin e ri”

  1. lini says:

    Ne parlamentin e ri pa berishen kryeminister mund te kete cdo lloj deputeti qe do mundohet per te cuar shqiperine derejt nje zhvillimi te metejshem

    1. Alban says:

      Shqiperia ka vetem nje alternative dhe ajo eshte e majta. Cdo parti qe eshte ne koalicionin me te majten do te jete ne parlament.

      1. Iris says:

        Ky esht koalicioni me i fuqishem qe eshte krijuar deri me sot ne

        politiken Shqipetare. Jane parti te cilat kane te gjitha nje synim

        te vetem, Shpetim e Shqiperis nga kthetrat e diktatorit Berisha

        dhe zhvillim e vendit ne menyre qe codkush te kete mundesin te jetoj

        ne siguri ekonomike dhe fizike, detyrat kryesore te nje shteti te

        pergjegjshem demokratik.

        ne te githa keto te mesiperme, berisha dhe PD kane deshtuar.

  2. sherifi says:

    Po shume mire,4 deputet ky,35 deputet ilir meta,20 deputet fatmir mediu,nga 4 deputet ato dy partit e tjera te cameve,4 deputet nard ndoka,10 deputet bamir topi,8 deputet kreshnik spahiu,dhe me dhjetra parti te tjera nga 2-3 deputet,ne zgjedhje marin pjese nja 70 parti.
    simbas sondazheve ps dhe pd nga 80 deputet dhe parlamenti i ri na del jo me me 140 deputet po me mbi 400 deputet.

  3. arber says:

    Nga deklaratat e kryetareve te cdo partie del se kuvendi i ardhshem i Shqiperise do kete mbi 300 deputete. Nuk e kuptoj sesi ngrene keto pretendime absurde aq me teper qe behet fjale per grup shum te percar.

  4. tea says:

    Aleanca popullore eshte partia Came e vertet dhe jo patia e pazareve te Muhedini dhe Idrizit per perfitime personale ne kurriz te popullit te vuajt Cam.

  5. DAJTI says:

    Jeni beri te gjithe njesoj, ju pordhitikanet tane.
    Cameria digjet Dojaka krihet.
    Pse nuk e sqaron elektoratin qe pretendon te perfaqesosh per arsyen e vertete te hyrjes ne politike.
    Thuaji qe firmat i ke ne falimentim, e vetmja mundesi per te mbijetuar ishte te harxhoje fishekun e fundit me AP.
    Ke zgjedhur rrugen e gabuar per tu rimekembur, nuk luhet me ndjenjat e mijera cameve per te vene
    miliona me vone.
    Personalisht je i destinuar te deshtosh, ceshtja Came do mbijetoje pavaresisht pa skrupullsise tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje