Sandri sot u gdhi me dhimbje koke. Doktori i kishte nisur që në mëngjes këtë mesazh: “Nuk ka problem që ai zotëria është bërë me Edi Ramën, por më vjen keq për ty që ta përdor TV Edi Rama nga mëngjesi në darkë. Emisioni dje ishte një turp”.
Sandri, i shqetësuar nga sms, tentoi të lidhej me Doktorin, po ai nuk ia hapi telefonin. Shkoi në zyrë dhe thirri të parin Bejten.
-Ore, e ke parë çfarë ka pasë ky Fevzo k… dje në mbrëmje se më ka futë në sherr me Doktorin?
-Ça të thotë vllai ty, tha Bejtja. Ky që kur nuk i flet më Doktori, e ka nda mendjen me ja nxi jetën. Kish thirr Nard Ndokën dhe Fahron për të mbrojtë Doktorin, për t’i treguar atij se tani që ka ikë Fevziu, ja me kë ka ngelë. Doktori ça s’ka bë me ja çu Fahron në emision Fevzos e nuk e ka pranu kurrë. Dje e mori me dashje.
-Po ca ka thënë ai k… që Doktori është në gjysmën e moshës…
-Po e ka pasë për pushtetin. D.m.th është 22 vjet në pushtet, do jetë dhe 22 të tjera, i tha Bejtja.
-Po ky Nardi ça tha ky?
-Nardi tha që unë futa në mjekësi fjalën reformë. S’e kisha dëgjuar më parë, tha.
-S’ka faj, ku ta dëgjonte më parë, tha Sandri. Po ky Fevzo k… paska rrjedhur fare.
-Po s’e kuptoj këtë Doktorin pse e ka marrë kaq ters, se Lul Bashës i kishte pëlqyer.
-Pse, ça të tha Lul Basha, tha Sandri.
-Më tha që Fahro kishte qëndrime realiste dhe kur bënte kritika për PD-në.
-Po ça kritikash bëri për PD Fahro?
-Akuzoi Olldashin dhe Boden që janë agjentë të Edi Ramës pasi ky i fundit nuk i ka sharë në fushatë.
-Ah, ky Luli k… mbeti, tha Sandri. Fahro ka inatin që Bode i ka mbajtë dhjetë përqindëshin e rrugës që s’ka bërë dhe Olldashi s’i ka dhënë më tendera, Luli mendon se po mbështet Lulin. Puna është si t’ia mbushim mendjen Doktorit, që ky Fevzo e ka bërë pa qëllim të keq se na mori më qafë.
-Ta zgjidh unë këtë punë, i tha Bejtja. I them Fahros t’i thotë Lulit që ky t’i thotë Doktorit që emisioni ishte shumë mirë.
-Po pse mo, ç’e di Doktorin ti, k… mos të kuptojë si ishte emisioni? Unë kam hall se Fevzo e ka bërë vërtet kastile që të diskreditojë Doktorin. Do të krefë pak dhe Ramën se ka dy intervista këtë javë më të, një për jetën private, një si kryetar i PS. Doktorit i ka ikë truri se e merr si tradhti tonën. Sot më livroi Ben Imami 300 milion lekë nga një repart i Zallherit dhe më tha që fol dhe një herë me Doktorin se nuk m’u duk mirë kur fola herën e fundit. Kam frikë mos na presin dhe lekët.
-S’di ç’të them, i tha Bejtja. Duhet të kesh respekt për lekët. Derisa lekët na i paguajnë nga një repart ushtarak si Zallheri, e kemi detyrim me i qëndru Doktorit si kapterë. Po na i pagoi nga akademia, e meriton të sillemi si oficerë.
-Ore, si t’ia bëj deri më 23 unë, se pastaj e zgjidhim ndryshe. Kam hall se na bën ndonjë gjëmë deri atëherë. Se ky Fevzo k… nuk rri dot pa sajuar ngatërresa. Dhe këtë kishim mangët tani. Mirë që ka bë mut TV duke ftu Faron, po hajt sqaro dhe komplotet e tij.
urrejtje dhe neveri per fytyra si blendi bashke me fahri ne tv klan
Ore po eshte disident Faro, jo shaka!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html
po ai lleshi nuk eshte mire nga trute ore…gjynaf i shkreti
Sa pjellor je mo Mero…hahahah “-S’di ç’të them, i tha Bejtja. Duhet të kesh respekt për lekët. Derisa lekët na i paguajnë nga një repart ushtarak si Zallheri, e kemi detyrim me i qëndru Doktorit si kapterë. Po na i pagoi nga akademia, e meriton të sillemi si oficerë.”
Blendi Fevziu ka rrjedhur, por gjynah se po mer me qafe dhe TV KLAN. Per vehte sa po shoh ne TV qe del Blendushka apo Opinioni nderoj kanal menjehere!
“….Nardi tha që unë futa në mjekësi fjalën reformë. S’e kisha dëgjuar më parë, tha…..”
Ha ha ha ha ha ha ha ha, na kenaqe Mero, kjo fraze e ketij IDIOTI TE LINDUR eshte ajka e shkrimit
300 milione leke nga reparti i zall herit ja me cfare lekesh mbahet ky palo tv me te cilin ushqehen bythe lepiresit e S.B
mero, ta dua humorin
Po ç’komplot mund te beje Fevzo ziu qe deri dje bente vjersha per Enverin dhe sot ka tete vjet qe i lepin bythen Berishes. Mbreme, bashke me ato bibat qe kishte ftuar ne emision (hiq Moniken qe as vete nuk po e kuptonte se cfare donte aty) i mbeti goja ngjyra mavi, majmuni i shprehjeve te doktorit.
Aman o Mero, shkruaj ndonje gje per sondazhin e Fevzos se kush nga grate e politikes vishet me bukur, se na meku fare ky qe hiqet si Armani i Shqiperise.
Mero je njesh, rrofsh se na kenaqe