Edhe në vitin 2005 Berisha premtoi 250 mijë vende pune (epo këto tetë vite nuk ka qenë në pushtet)

12 Qershor 2013, 11:17Politika TEMA

Sikur të mos ishte në pushtet prej tetë vitesh, kryeministri Sali Berisha premton të njëjtën gjë që kishte premtuar edhe tetë vite më parë, kur ishte në opozitë.

Gazeta Shqip ka marrë në shqyrtim deklaratat e Berishës në vitin 2005 dhe tani në vitin 2013.

“Në projektin e saj për ndryshim, mazhoranca e re dhe qeveria e saj synojnë të krijojnë mundësi për punësim të çdo shqiptari. Papunësia, veçanërisht afatgjatë dhe e pashpresë, si urbane dhe rurale, e veçanërisht në nivelet alarmante të saj mes brezit të ri, trashëguar nga qeverisjet socialiste, përbën një kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit. Papunësia dhe mungesa e shpresës për punë është një nga faktorët kryesorë të eksodit masiv emigrator të shqiptarëve”, do të shprehej Berisha 8 vite më parë.

Ndërsa në Konventën e Demokratëve për Punësimin të zhvilluar pak ditë më parë, Kryeministri Berisha, tha se “punësimi është shtylla kryesore e programit të PD-së në katër vitet e ardhshme. Punësimi e pagat më të mira janë qëllimi më madhor i çdo reforme të programit të PD-së. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit për gjithë shqiptarët”.

Por si është e vërteta?

Sipas të dhënave të vetë INSTAT, që i manipulon sipas orekseve të Berishës, në fund të mandatit të parë, numri i të punësuarve kishte rënë nga 932 mijë në 900 mijë. 250 mijë vendet e punës nuk ishin askund.

Ndërkohë, gjërat u përkeqësuan edhe më shumë në mandatin e dytë, që është një nga më të vështirët sa i përket pikëpamjes ekonomike. Këto katër vite në Shqipëri humbën edhe 51 mijë vende të tjera pune, ashtu siç e pranonte vetë INSTAT, përpara se të detyrohej të ndryshonte shifrat./ep

39 komente në “Edhe në vitin 2005 Berisha premtoi 250 mijë vende pune (epo këto tetë vite nuk ka qenë në pushtet)”

  1. Elton says:

    edhe ilir meta ka ngritur fushaten elektorale mbi punesimin, edhe ilir meta ka qene 4 vjet zv kyeminister…

    1. Arbeni says:

      Or zoteri, Salu ka qene 8 vjet ne opozite ne mendjen e tij. Edhe pse ka vjedhur leket e shqiptareve ai prap mendon sikur eshte ne opozite, ka qene aq shume kohe ne opozite saqe eshte mesuar vetem duke share kundershtaret e jo duke punuar per popullin.

      1. arjeta says:

        Saliu tha qe do shkurtonte shpenzimet qeveritare per te mireadministruar financat shteterore, nderkohe qe saliu shkurtoi vendet e punes, la 51 mije shqiptare te papune.
        TE nxjerrim saliun te papune, per te punesuar shqiptaret.

      2. D12 says:

        sa ka rrejt sala nuk mbahen mend fare se jane pa fund kjo eshte arsyeja qe kete radhe PD ka per te marre me pak vota se cka marre ne te gjithe historine e saje por ka per ti bere mire edhe PD e ndenjura ne opozite do te shpetoj edhe ajo nga sali mashtruesi

      3. Serxhio says:

        Berisha ka tete vite qe vetem premton, por meqe mosha ben te veten, ka filluar ta zere skleroza dhe prandaj perserit serish te njejtat premtime te pambajtura dhe ky eshte nje cikel qe tenton te perseritet, prandaj eshte koha qe ta ta largojme saliun dhe t’i japim mundesine te qeverise nje parti e cila jo vetem premton, por ka treguar qe di te mbaje premtimet e dhena.

      4. esht sfacato fare says:

        berisah esht njeriu me sfacota qe ka pjedhe kjo tok shqiptaret me krimineli dhe me pushti

        dhe a e dini pse??

        sepse nuk i vjen fare turp edhe pse e ka cuar shqiperin ne ket gjendje edhe pse ska realizuar asnje premtim

        vazhdon akoma te premtoj te njejtat gjera dheeee te kerkoj voten ton po na dhen asnje shpjegim pse si ka realizuar premtimet!!

    2. dani says:

      ehhhh sa gjera ka premtuar gjyshi pensionist asgje nuk ka mbajtur dhe asgje perseri nuk ka per te mbajtur sepse nuk ka per te pasur kurre mundesine te jete perseri ne pushtet

      1. Egla says:

        rahas masakrave të bëra në jetën në jetën e popullit të tij, ai smundi të rrinte as pa u vetëpasuruar po në kurriz të popullit. Populli nga ai është përdorur vetëm si instrument prej nga ku mund të pasurohej e pasurohej jo vetëm ai por dhe vetë familja e tij biologjike e ajo politike. Kjo duket qartë në çdo shitje të pasurive kombtare, në çdo marrveshje për shitje pasurish ku, klientët e tij merrnin githçka me konkurencë zero. Që nga tederat më të thjeshtë e gjer tek ata më të kamurit, sekserët dhe klientët e tij bënin kërdinë. Rastet janë që nga Alb Petrol e gjer tek minierat e vdekjes ne Bulqizë. Janë këto miniera që mund ta kthenin jetën e këtij komuniteti në një minierë ari e në të vërtëtë, pazaret e këtij plaku e kanë kthyer në minirën e vdekjes.

        1. Andrea says:

          ne nje kohe kur e gjithe bota eshte ne krize per pune me duket e idiotsi te kerkosh llogari se pse ne shqiperine e vogel nuk ka pune. Greqia, spanja portugalia po falimentojne kurse edvini premton 300 mije vende pune. as e ka haberin 8 vjet se cfare po ndodh me shqiperine por nga ana tjeter premton rilindje.

      2. tomka says:

        saliu ka shume kohe qe ka pjerdh nga trute e kokes kete e kane kuptuar te gjithe dhe prandaje nuk ka shance te marri me votat e shqiptareve, shqiptaret duan rilindje duan te shpetojne nga mashtrimet

    3. timi says:

      saliu ka deshtuar ne te gjitha gjerat qe ka premtuar jo vetem qe nuk krijoje 250mij vende te reja pune por shqiptaret sipas vete INSTAT qe kontrollohet nga PD kane humbur 51mije vende pune. duhet ndryshim nuk mund te vazhdohet te rrime te degjojme perrallat e gjyshit me antiplumb.

      1. deda says:

        Aferat e tijj pas ardhjes në pushtet e gjer më sot u bënë dita ditës më vrastare. Mjafton të përmëndim tragjedinë e Gërdecit ku 26 të pafajshëm humbën jetën e qindra të tjerë mbetën të gjymtuar. Dhjetra familje u veshën me të zeza përjetsisht e kjo, falë biznesit të “djalit të babit”. Asnjë përgjegjës su dënua për këtë masakër. Vrasja për familjet e Gërdecit u ribë me vendimet e njëpasnjëshme të gjykatave në disfavor të tyre e në mbështetje të Familjes.

    4. genci says:

      berisha ka kohe edhe 12 dite te vazhdoje te mashtroje sepse pas 23qershorit do ti duhet te jape llogari perpara drejtesise per vjedhjet dhe per te gjitha krimet qe ka bere.

    5. Flogerti says:

      Ai që ka ethet më të mëdha e që mundohet ti kalojë me “ gam –gam style” në facebook e nga ana tjetër mendon të fitojë zemrën e të rinjve në rrjetin social, por që gabohet rëndë, është padyshim Sali Berisha. Ne të rinjtë, jo vetëm që se qasin këtë plak matuf, por përkundrazi, për gjithçka të mbrapshtë e regresive që ai ka mbjellë në këtë vend në këto 20 vjet kërkojmë shpagim. Ne të rinjtë sot duam ti rikujojmë anembanë Shqipërisë e mbarë popullit se Sali Brerisha, kjo figurë e gërryer fizikisht e moralisht ka kaq shumë hesape për të larë me popullin e tij

    6. alesia says:

      -Na vrau e rivrau
      Historia e këtij të krisuri nis dhe vjen gjer në ditët e sotme me duar të përgjakura. Pas ardhjes së dyshimtë nga dyert e komunizmit në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që mbante në çantë teserën e Partisë së Punës e bashkë me të dhe urdhrat e dhënë për dënim me vdekje, arrin të bëhët President. Punët i çoi aq keq, saqë në vitin e zi 1997 nga rënia e piramidave vendin e çoi drejt luftës civile.

    7. guri says:

      po dihej nga te gjithe qe nuk kishte per ti mbajtur premtimet sala sepse e ka pasur perhere dhe vazhdon takete vesin e ndyre te genjeshtres kjo eshte arsyeja sepse me 23 qershore te gjithe do te votojne per PS dhe programin e saj realist per nje rilindje shqiptare

    8. miri says:

      nuk mund te fajesojme zv kryeministrin kur urdherohet per ato qe duhet te beje nga kryeministri… nuk e kuptoni qe saliu e ka kthyer shqiperine ne diktature ku behet dhe thuhet ca do ai????

    9. Maksi says:

      Premtimet e tija jan shuuuum te bukra po aq te bukra sa arrin te mbaj me material portokallin dhe 2xl dhe alpazar me material per tu tallur me saliun dhe bemat e tij te medhaja qe skan te rreshtur !! sidoja bej pas 23 qeshorit i shkreti se sdo ket eme ca te genjej thjeshte se cdo do i dali ne shesh dhe seshte se do ti pelqej ama per ne do jete gje e bukur se do marim vesh maskarain ca ke bere

    10. ka mundesi says:

      @Elton!

      Meta ka qene 4 vjet zv/kryeminister,por se ka lene Saluja qe te hapi vende te reja pune.Tani qe eshte ne opozite te shohesh ti se sa vende pune do te hapi!

  2. ALIU says:

    saliu gjithmone premton premton premton po genjeshtrat i kane dale sheshit
    nuk ka asnje shqiptar qe te besoje ne premtimet e tij per punesim
    shqipetaret duan dike qe ti besojne
    shqipetaret duan nje rilindje ekonomie dhe vende te reja pune!
    VOTO PS VOTO NR29!

  3. Dalina says:

    berisha nuk ka me se cfare te japi.cikli i tij prej diktatori mbaron kete 23 qershor.edhe ai vete e di se nuk ka se cfare ti japi me shqiperise.ne kemi nevoje per fytyra te reja qe i perkasin kohes se gjasme asaj qe quhet demokraci e te rritemi me idera inovatore e me pune qe do te na cojne perpara e drejt europes secilin prej nesh.Nuk mjaftojne vetem rruget e tunelet per te ndetuar nje shtet.Duhen shume gjera qe ne sot nuk i kemi e berisha nuk na i siguroi dot.nuk ja heq njeri meritat si politikan prej 22 vjetesh por sot duket gjithnje e me shume se kaq ishte cikli i tij prej kyeministri.i takon tjeter kujt mundesia per nje qeverisje me te mire dhe per te bere ato qe zoti berisha nuk ishte i afte ti bente sepse ne ide e ne mendime ka ngelur gjithmone ne komunizem dhe ne kete moshe e ka shume te veshtire te dali nga vetja.

    1. Daku says:

      Oj Dalina ke fol persembari femra si ty duhet te jene patjeter ne politike PS duhet te te gjej dhe te te kandidoje patjeter per zgjedhjet e ardhshme Bravo.

  4. dali says:

    Ia kemi thene te gjitha ketij njeriu deshtak.gjeja e vetme qe mund ti themi eshte qe kete 23 qershor te largohet me nder e pa shume llafe sepse nuk ka se cjep me ky njeri lind e rritur e arsimuar ne komunizem.boll me me fytyren e berishes.seriozisht veprimet dhe fjalet e ketij njeriu na bejne thjesht per te qeshur.pjesa me e madhe e njerezve tallet me te sepse thjesht nuk di me si te qeverise.

    1. Nora says:

      Ato muaj të zinj për mbarë popullin tonë s’do të shqiten kurrë nga mëndja e popullit i cili u vesh me të zeza për faj të tij, i cili s’duhet thjesht “të shporret”, por të paguajë haraçet një më një. Për të mos harruar marrveshjet me armë me serbët të cilët po vrisnin popullin tonë, shqiptarët e Kosovës. Ai ishte më serb se vetë serbët në ato kohë të zeza për kombin tonë. Pas gjithë këtyre mënxyrave që i bëri kombit, populli i dha shuplakën e merituar në zgjedhje, por hija e tij su zhduk dhe si lugat u sorollat për 8 vite me radhë duke lehur e bërtitur siç e kanë për zakon të marrët. S’harrohet 14 shtatori i 1998 kur i marri hyri në kryeministri me tank, pasi për të institucionet kanë qenë përherë tmerr, në qoftë se s’janë të uzurpuara prej tij. Pas lëngatash të shumta në vitin 2005 vjen në pushtet, jo sepse ai fitoi, por ngaqë kundërshtari i tij humbi.

  5. Ersi says:

    hahahah sala ka filluar te kete halucinacione e i duken tgjithe njerezit e duan kete njeri akoma.ky njeri vuan nga deliri i madheshtise.oh more sali qe nuk zure njehere mend.populli ta dha pushtetin ne mirbesim para 8 vjetesh e ti e shkatarrove ate me duart e tua e se doje te perfitoje sa me shume nga shqiperia e kete jo se nuk e ke bere por pervec kesaj ke sjell e ke perhapur neper gjithe shqiperine nejrez te paafte e injorante qe as gjuhen shqipe nuk e dine.arsim0,tekonologji0,uje e drita0,njerez me halle:infinit,vrasje pa tu dridhur qerpiku:pafund,korrupsion:infinit. ja kjo eshte e gjitha ajo qe i ke lene e i ke bere vendit keto 8 vjet.Ne nuk duam me te jetojme keshtu.Kete ta kesh te qarte.eshte viti 2013 e per mua eshte turp kur diskutohen per materialet jetesore e me vjen turp qe nje popull shqipar e perfaqeson nje njeri si ju.

  6. toni says:

    berisha sa here qe ka zgjedhje mbetet takuar vetem duke genjyer… vetem duke premtuar… vendet e reja te punes jane nje enderr per cdo qytetar por me saliun si kryeminister nuk mund te kemi asnje vend pune sepse ai harron ato qe premton

  7. arbenita says:

    Ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret e dine mire q papunesia eshte ne shifra alarmante Berisha genjen me letra duke punesuar sa me shume shqiptare ne buqesi, ose i shkruan pra si te vetepunesuar, por nuk mund te genjehen shqiptaret kaq leht sepse nuk kemi nevoje per shifra kur realiteti flet vete…..Rilindje

  8. rea says:

    Voto Skuadren e Rilindjes sepse ajo ka nje program te detajuar dhe dinjitoz, ka nje plan konkret per hapjen e sa me shme vendeve te punes, per te gjithe ata qe sot enden rrugeve me shpresen e nje te ardhmje me te mire, e ardhmja eshte Partia Socialiste…

  9. rei says:

    Berisha dhe politikat e tij te deshtuara te punesimit, kane sjelle nje papunesi te madhe dhe per pasoje nje krize te thelle ekonomike dhe varferi ne shtepit e shqiptareve te thjeshte, duhet ti themi ndal pushtetit te tij te papunesin per te Rilindur shqiperin.

  10. dea says:

    Me 23 Qershor une vtoj skuadrene Rilindjes per punesim permes meritokracis dhe jo teseres se partis, parave dhe miqesis…Rilina kekon pune, dhe jo ecejake neper bulevard me diplome ne xhep….RILINDJE

  11. kevi says:

    Voto skuadren e Rilindjes per me shume punesim, per te rinjte dhe per cdo njeri qe sot eshte i afte per pune, por q puna nuk i ofrohet….Rilindje per punesimin dhe jo deshtimin Berishjan

  12. arbenita says:

    Papunesi jo vetem qe nuk eshte ulur, por vitet e fundit te qeverisjes se deshtuar berishjane eshte rritur ne shifra alarmante, sot vetem 1 me 3 te rinje eshte i punesuar….Duhet ndryshim, duhet Rilindje

  13. tanja says:

    Berisha si gjithmone ne cdo fushate vetem premton, por asgje nuk ben, asnje premtim nuk realizon….Duhet Rilindje per ti thene ndal genjeshtrave te Berishes. voto numrin 29 hapi rruge shqiperis europiane.

  14. pegi says:

    Po si nuk ka turp ky palo burre qe flet per punesimin, kur te gjtihe e dime qe nga 2005 e deri me sot shifrat e papunesin kane ardhur gjithmone ne rritje, Berisha ka deshtuar me punesimin e shqiptareve ashtu sic ka deshtuar ne cdo fushe tjeter

  15. AMBRA says:

    Mjafton te shikosh sheshin 1 maji ne Elbasan se si mbushet cdo dite me njerez qe presin per pune me lopata ne dore dhe atehere e kupton fare qarte se sa i larte eshte numri i papunesis.

  16. borana says:

    Ne 2005 Berisha premton zhdukjen e papunesin dhe sot ne 2013 pas 8 vitesh te politkes se tij te deshtuar ka sjelle nje papunesi alaramante, nje papunesi shume me te madhe se ne 2005..Ky eshte politikanei sharlatan qe premton dhegenjen cdo dite….Rilindje

  17. klara says:

    Ne 2005 Berisha premtoi hapjen e 250 mije vende pune, e cfare beri ai gjate qeverisjes se tije 8 vjecare me vota te vjedhura? jo qe nuk hapi vende te reaj pune, nxorri edhe 250 mije te tjere pa pune….Ky eshte deshtimi i tij me i madh, punesimi…Rilindje

  18. bledi says:

    keto 8 vite ka qene ne pushtet dhe ka bere me shum se askush tjeter.ka punsuar shum , ka punuar shume per kete vend.po nuk eshte ketu fundi se do vazhdoje prap.

  19. Kruja says:

    ik plako po te rreshqet toka nen kemb, ta morri pushtetin “Edvini”, ku shkuan gjithe ato vetmburrje per ‘burrerine’ tende! se do te mbash pushtetin me cdo mjet qe mos e marrin ‘komunistat’ ehhhheeeee nuk te besojn as mbesat, po te rrezon ‘Edvini pa brek’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje