Topi: Duhet rrotacion politik. Shteti në duart e një individi

11 Qershor 2013, 11:39Politika TEMA
Topi: Duhet rrotacion politik. Shteti në duart e një individi

Bamir Topi, në cilësinë e tij si kryetari i Frymës së Re Demokratike, iu përgjigj pyetjeve të Ballës dhe analistëve të ftuar në studio, Arjan Vasjari, Mark Marku dhe Andrea Stefani, duke hedhur dritë nga incidenti i fundit i ndodhur në Roskovec të Fierit, ku u rrah brutalisht kandidati i FRD-së përkëtë qark, Mithat Hoxha, e deri tek llogaritë e tjera elektorale e peshës që zoti Topi pret të ketë FRD në këto zgjedhje dhe pas tyre.

Sokol Balla – Zoti ish-president, mirësevini në studio. Do të donim të nismin bashkëbisedimin me lëndimin e kandidatit tuaj, Mithat Hoxha në Qarkun e Fierit. Lëndimi në atë gjendje që pamë në telekamera ishte incidenti më i rëndë i kësaj fushate. Çfarë mund të na thoni diçka më shumë, ndërsa ka pasur edhe replika mes jush dhe policisë, e cila ka justifikuar mungesën e saj të veprimit me mungesën e denoncimit?

Bamir Topi – Ky është një episod mjaft i rëndë, që nuk ndikohet vetëm nga gjendja e zotit Hoxha, por edhe nga mënyra se si u realizua si akt, një akt i befasishëm, kur ai po kthehej në banesë pas një aktiviteti partiak dhe elektoral. i takon zotit Hoxha që të bëjë interpretimin e duhur, unë nuk intrepetoj situatën, por nga informacionet e marra nga ai dhe familjarët, bëhet fjalë për një situatë të paralajmëruar, ndaj i besoj edhe plotësisht variantit të tij. Dje jam shprehur në emër të tij, që policia ka qenë e lajmëruar për një situatë dhe natyrisht, pas aktit të kryer kur zoti Hoxha u transportua në sitalin e Fierit, një spital shtetëror, edhe sikur të mos kishte dijeni, policia duhet të ishte informuar. Madje sipas familjarëve, policia ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme nga larg. Gjendja shëndetësore është në përmirësim, por ai ka një frakturë të bazës së hundës, kockës në sy që do të thotë se dhuna ka qenë ekstreme, pikërisht në limitin kur mund të pësonte një dëmtim të parikuperueshëm apo t’i kërcënohej edhe vetë jeta.

Sokol Balla – Ju keni fajësuar motivet politike si shkaktaret e kësaj ngjarje të rëndë. Jeni i sigurt për këtë?

Bamir Topi – i gjithë konteksti është politik, këtë e dëshmojnë edhe vetë familjarët apo aktiviteti i Hoxhës në një zonë problematike si ajo e Fierit, zonë që ka shfaqur një lloj polarizimi e madje është një qark që sipas të dhënave tona, të dhëna që jemi me të vërtetë të kujdesshëm, FRD ka sot një mandat të siguruar në bazë të mbështetjes sonë, por duhet të vijë 23 qershori që ta certifikojë pasi sondazhet nuk janë përfundimtare.

Sokol Balla – Përse sipas jush, politikisht situata është kaq e ndezur në Qarkun e Fierit?

Bamir Topi – Kjo meriton një analizë shumë profesionale, pasi edhe protagonizmi i politikës në Fier ka qenë i shprehur. Nëse politika do ta sjellë situatën në normalitet, ju siguroj që edhe njerëzit nuk do të kenë më arsyet e tyre që të jenë problematikë mes tyre. Pamë situatën e krijuar në zgjedhjet lokale, ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme politike e pak më tej, edhe në vitin 1996 në Libofshë, gjithmonë ka pasur probleme të kësaj natyre dhe unë gjithmonë akuzoj politikën për krijimin e kësaj situate, pasi nuk shoh ndonjë faktor tjetër ekstrapolitik për këto fenomene.

Sokol Balla – Duke marrë të mirëqënë se arsyet e këtij sulmi janë politike, atëherë sipas jush, arsyeja është intimidimi i strukturave tuaja partiake? Si e kanë pritur bashkëpunëtorët tuaj në terren këtë ngjarje?

Bamir Topi – Natyrisht që kanë qenë të dëshpëruar për faktin e ndodhur, më shumë janë intertesuar për shëndetin e Hoxhës dhe nuk kanë parë ndonjë intimidim për të mos vazhduar aktivitetin e tyre normal politik. Mendoj se njerëzit kanë demonstruar një karakter politik të qartë e nuk kanë qenë të frikësuar nga pesha e pushtetit, edhe pse pavarësisht presioneve të politikës kanë qenë prezente, njerëzit janë angazhuar. Janë njerëz jashtëzakonisht prezentë dhe me karakter të fortë për të përballuar ngjarjen.

Mark Marku – Duke ndërhyrë mbi çështjen e këtij incidenti, tashmë ish-deputeti Marku Marku, në cilësinë e analistit tha: “Edhe nëse nuk është një rast politik, më duket rast i rëndë pasi ai është kandadat dhe në një fushatë kur masakrohet një kandidat, është në çdo rast e rëndë. Policia duhet të ketë një strategji që të garantojë lirinë e lëvizjes së kandidatëve. Unë nuk mund të them që ka qenë apo jo politike, por mundet që në fushatë për arsye jopolitike, një kandiat mund të goditet dhe është shumë e rëndësishem që kandidati ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda kushteve normale. Arsyet e vërteta të këtij sulmi mund t’i zbulojmë vetëm kur të kapen fajtorët. E dyta, policia duhet të jetë më reaguese sepse mendoj që është një mesazh shumë i keq pamja e atij kandidati të dëmtuar. Një mesazh i keq ndërsa fushata futet në fazë finale dhe mund të acarohet e të ketë akte më të shëmtuara e të dhunshme, ndaj duhet të reagohet shpejt.

Andrea Stefani – Në ndërhyrjen e tij mbi temën e dhunimit të kandidadit të FRD-së në Qarkun e Fierit, Stefani theksoi se edhe një herë, edhe kjo çështje vjen si rrjedhojë e mosfunksionimit të shumë institucioneve shtetërore si të pavarura. “Riktheksoj këtë gjë, pavarësinë e institucioneve të shtetit. Edhe në të folurën e përditshme, edhe në sjelljen e përditshme, ka edhe politikanë që ngatërrojnë qeverinë me shtetin. Shteti është shumë më i madh se qeveria, që është e përkohshme, por janë edhe disa institucione që kanë një pavarësi me ligj për të zbatuar kushteturën edhe ligjin. Drejtues të policisë shndërrohen në shërbëtorë të bindur të qeverisë pasi kështu emërohen në punë, duke u afruar me politikën e ky është anormaliteti që Shqipëria duhet ti japë fund, pasi një drejtues policie duhet të dijë që ka si detyrë të garantojë kushtet për veprimtari politike të të gjithë shtetasve, opozitës e pushtetit në mënyrë të barabartë e të paanshme.

Bamir Topi – Duke rimarrë fjalën, Topi shtoi: “Ju kujtoj që në Qarkun e Fierit, deputeti Xhindi humbi jetën në rrethana tërësisht të mistershme e sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë apo zbardhje e asaj situate. Duket si një çështje e lënë në harrese, e përderisa ekziston një precedent historik në atë vend, duhet të tregohej një kujdes shtesë. Këto ngjarje, jam treguar i kujdesshëm për të mos e lidhur me asnjë parti politike. Nuk kemi asnjë të drejtë të futemi në akuza që e ka bërë filani apo jo, por ajo që kërkojmë sot është që çdo parti politike të distancohet e të bashkohet kundër dhunës.

Sokol Balla – Ndonëse ju jeni treguar i kujdesshëm për të mos fajësuar direkt asnjë prej forcave politike, duket se rivaliteti juaj më i ashpër është me Partinë Demokratike e ndonjëherë, lufta brenda llojit është më e ashpra.

Bamir Topi – Nuk duhet ta kufizojmë me këtë lloj interpretimi. Ne jemi faktor edhe në Fier, por nuk mund të kufizojmë betejën me një parti apo një tjetër. Ne kemi objektivat tona dhe që në fillim jemi krijuar si parti opozitare, por duke qenë si parti e qendrës së djathtës, jemi futur me parime të forta reformatore e kjo është arsyeja se edhe pse natyrisht jemi për një rotacion politik, e ky vend ka nevojë për këtë. E përtej rotacionit duhet edhe një rotacion elitash në vazhdimësi të gjeneratave të reja.

Bamir Topi kishte ndërtuar një raport konstruktiv në marrëdhënien brenda partisë me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por kur Bamir Topi u zgjodh president në vitin 2007, pakkush besoi se kjo marrëdhënie do të zgjaste, por as që do të krisej vetëm një vit më vonë.

Megjithëse shkarkoi Theodhori Sollakun, një vendim që paraardhësi i tij, Moisiu s’e kishte bërë, Topi do të përplasjes vetëm një vit nga marrja e detyrës me Sali Berishën. Përplasja e parë ishte ndryshimi i Kushtëtutës sipas propozimeve të Edi Ramës, për të pasura më vonë me hetimet për Gërdecin dhe carja përfundimtare, 21 janari 2011.

Gjithë këto përplasje kishin bërë të qartë se Topi nuk do të kandidohej më nga ish-partia e tij për të qenë në krye të presidencës, ndërsa vetë presidenti i asaj kohe në muajt e fundit të mandatit të tij bëri të qartë se karriera e tij në politikë nuk do të mbyllej me kaq. Ai iu bashkua Frymës së Re Demokratike, parti e themeluar në prill të 2012-ës nga të larguar të PD-së. Në shtator të 2012, Topi bëhet kryetar i saj.
Në përfundim të datës së regjistrimit të koalicioneve, si PD dhe PS nxituan të mbledhin sa më shumë aleatë mes tyre. Në një deklaratë publike, Ridvan Bode, i ngarkuar nga kryeministri Berisha për ndërtimin e aleancës së djathtë, dërgoi një ftesë publike edhe për FRD-në.

Pas kësaj ftese ka patur 24 orë heshtje nga FRD, ndërsa një ditë më vonë është zhvilluar një takim mes Topit dhe ambasadorit Arvizu. Në takim sigurisht është folur dhe për politikë dhe fill pas këtij takimi, publikohet vendimi i FRD-së për të hyrë e vetme në garën elektorale të 23 qershorit.

Por pse hezitoi FRD për të pranuar apo refuzuar ftesëne  PD dhe a pati ndikim takimi me Arvizun? Topi tha: “FRD nuk është krijuar nga unë, FRD është krijuar më datë 30 prill të 2012, madje në një periudhë më shumë se 1-vjecare jam akuzuar se kam kthyer presidencën në një institucion partiak dhe është aluduar për Aleancën Kuqezi. Unë kam deklaruar se i qendroj konsekuent detyrës time si president dhe përsa kohë do të jem president nuk do të diskutoj në zyrën e kryetarit të shtetit të ardhmen time politike. Këtë nuk e thashë për t’i mbushur mendjen Sali Berishës, por një raport që e kam me veten time për një instuticion që unë po luftoj edhe sot për t’i kthyer në standarde, si këtë institucion ashtu edhe të tjerat të shtetit. Pushteti ka një detyrë të ndihmojë këto institucione. Që nga momenti i deklarimit si pjesë e FRD-së kemi qenë koherentë, nuk kemi pritur ftesë. Ne vlerësojmë cdo lloj ftese, por ne kemi qenë koherentë dhe në të njëjtën linjë, që do të dilnim të vetëm në zgjedhje”

Sokol Balla:  Sa ndikim pati ambasadori Arvizu në vendimin për të dalë të vetëm në zgjedhje?

Bamir Topi: Kemi bërë një bisedë politike, por ju garantoj që nuk ka patur asnjë lloj indikacioni për të na thënë që dilni të vetëm në zgjedhje.

Andrea Stefani: PD sot drejtohet në mënyrë autokratike. Kemi parë historikisht që shumë herë kanë ikur nga Sali Berisha, figura të shquara të PD, duke nisur me ‘karrikethyerit’, dhe janë kthyer prap tek ai dhe të gjithë duke justifikuar këtë marrëdhënie. Unë mendoj që nuk mund të ketë marrëdhënie me një person që sot i thua stalinist me të drejtë, dhe të mbash marrëdhënie me partinë që ai drejton. Të gjitha partitë kanë të njëjtat parime bazë. Cfarë garancish ofroni ju që nesër nuk do të rilindë një marrëdhënuie mes jush dhe Berishës?

Bami Topi: Marrëdhënia në politikë nuk mund të kushtëzohen nga personalizimi. Nuk është vlerësimi i një individi, qoftë ky kryetar i partisë për të mbajtur qendrim. Por brenda këtij komunikimi ka edhe njëlloj personalizimi, sepse këto raporte janë thyer kur unë kam qenë president dhe ai kryeministër. Janë thyer në publik. Unë jam njeri jashtëzakonisht parimor, marrëdhënia është cënuar rëndë personalisht.

Arjan Vasjari: Nëse më 24 qershor, deputetet e Topit, do të jenë përcaktues për rotacionin, pra për ikjen e PD dhe ardhjen e PS, cili do të jetë qendrimi i Topit dhe FRD-së?

Bamir Topi: Këtë pyetje ka muaj që po e marrim, dhe unë ju them që ne garojmë për zgjedhjet politike të 23 qershorit, për herë të parë, dhe unë nuk dëshiroj të kushtëzoj asnjë lloj lëvizje, jo për 1 deputet e për 2, por ne garojmë për të qenë prezentë me grupin tonë parlamentar në Kuvend dhe të mos jemi apendiks i kërcimit të oreksit të njërit apo tjetrit. Ne mund të kthehemi në një faktor shumë të rëndësishëm, pavarësisht numrit të deputetëve. Unë jam për rotacion politik dhe ky individ të ikë nga ky pozicion. Ne nuk kërkojmë rotacion për t’i hapur rrugën dikujt tjetër. FRD kërkon të vendosë ekuilibër forcash në këtë parlament të çnatyralizuar. Me individin Sali Berisha, Bamir Topi e ka mbyllur marrëdhënien, qoftë private, qoftë politike. Kur kam qenë në PD, kemi kundërshtuar, por kemi qenë të pafuqishëm sepse ishte problemi i numrave. Unë këtë bisedë nuk e kam me demokratët e thjeshtë. Ata mund të afrohen tek partia jonë, një parti e qendrës së djathtë që nuk kemi devijuar nga parimet që është ndërtuar dhe themeluar Partia Demokratike.

Andrea Stefani: Nëse ju plotësohet kushti i largimit të Sali Berishës? Unë besoj që kjo është pak, sepse Sali Berisha mund të drejtojë me komandë nga shtëpia. E them sepse kam eksperiencën e LSI-së dhe Metës. Meta iu nënshtrua një agresioni të fortë dhe të padrejtë nga PS në atë kohë. Gabimi i Metës, faji i Metës ishte që bëri pakt me Berishën duke hedhur poshtë parimet. Në kontratën që bëri me Berishën, nuk vuri kusht atë që kishte kërkuar, Kushtetutën, rishikimin e ndarjes së pushteteve. Topi mund të cojë në shtëpi Berishën, po garancitë?

Bamir Topi: Mos e kalojmë bisedën në planin hipotetik. Janë situata që nuk lidhen mbi parimet që bazohet funksionimi i FRD. Ajo parti sot, PD, është parti individ dhe fakti që unë e kontestoj këtë marrëdhënie, nuk ka asnjë shans që të ndodhë. Kjo tregon shumë, një deklaratë që mund të analizohet nga ju, interesi im sot është interesi publik, orientimi i FRD në publik që të jetë në funksion të rregullimit të strukturave të shtetit. Sot ky shtet ka probleme të jashtëzakonshme me autoratirizmin dhe dominimin që një individ po i bën këtij shtetit.

Mark Marku: Ka një logjikë politike dalja më vete. Brenda PD ka njerëz që mendojnë ndryshe nga lideri që nuk gjejnë hapësirë. Nëse unë do kthehesha, nuk do të rikthehesha në të njëjtat rrethana ose më keq. A ka një projekt të së dtjathës ndryshe nga e djathta e sotme? Mua më intereson lëvizja e Topit vetëm tek rindërtimi i së djtahtës dhe pakëson arrogancën e PD-së së përqendruar në pak individë. Partitë tona, kanë një problem, nuk kanë pluralitet figurash, edhe FRD ka 1 ose 2 dhe pyetja e fundit, nëse do varej rotacioni i shtetit nga vota e Topit, do ta jepje votën për rotacionin?

Bamir Topi: Ka shumë figura brenda FRD-së. Ky perceptim është krijuar sepse hapësirat mediatike janë jashtëzakonisht të vakta. Megjithë përpjekjet e mia për të qenë figura të tjera të FRD-së është e pamundur edhe unë kam probleme me hapësirën mediatike. Sa i përket linjës së të djathtës, ju siguroj që një nga elementët më të rëndësishme të FRD është reformimi i së djathtës, ne e kemi paraqitur në programin tonë. Ne nuk kemi frymën autoritariste. U takon demokratëve që të shohin një të djathtë të vlerave që kemi harruar.

Ku siguron të ardhurat FRD?

Bamir Topi: Spoti ynë është shumë modest dhe ka më shumë elementë të retrospektivës dhe elementin e ri. Ne nuk jemi frekuent me spotet tona, ndoshta pa hyrë në analizën e fondeve që kanë partitë e tjera, ne jemi partia që ka shpenzuar fondet më modeste në këtë fushatë, fonde nga njerëz që dëshirojnë të mbështesin FRD. Unë në ligjerata kam akuzuar partitë, për shpenzime marramendëse në fushatë.

Arjan Vasjari: Shikoj një FRD që ka ndërtuar në mënyrë të qartë identikitin e forcës kundër Sali Berishës, por identiteti i saj, që dmth një parti e qendrës së djathtë, unë s’e shikoj ende, sepse nëse FRD mendon për të nesërmen e saj, nuk e shoh të mundshme ekzistencën e saj jashtë marrëdhënies me PD?

Bamir Topi: Nuk e lidhim të ardhmen tonë politike me marrien në konsideratë apo jo të faktorit Berisha. Ai është në partinë e tij dhe nëse do ta merrja në konsideratë do të isha në partinë e tij. Ajo që më intereson më pak sot, aq më pak nesër është e ardhmja dhe fati politik i një personi. E nesërmja nuk mund të kushtëzohet, pavarësisht vlerave që ka, vlerave që ka patur, sjellja jonë politike nuk e kushtëzon të ardhmen me një figurë të caktuar. E nesërmja për ne nis tek verdikti i qytetarëve. Unë uroj që ajo të mos kushtëzohet nga një figurë. Vjen një moment që duhet të largohesh për t’i hapur rrugë gjeneratave të reja.

Andrea Stefani: Bie dakort me atë që tha Topi që s’lidhet e djathta me një person. E djathta e ka lidhur gjithmonë veten me sistemin. Ta lidhesh sot të djathtën me Berishën, kjo është arkaike ndaj shpresoj që FRD të instalojë parimet e së djatthës. Por ju zoti Topi keni firmosur dekretet për amendimet e Kushtetutës, ndoshta akti më i mirë për një president në atë kohë mund të kishte qenë dorëheqja. Cfarë ju detyroi të firmosnit disa dekrete që na sollën këtu sot?

Bamir Topi: Sipas kuadrit kushtetues të asaj periudhe, presidenti zgjidhej me 3/5. Me ndryshimet e 21 prillit ndryshimet kushtetuese morën 115 vota, dmth një shumicë shumë herë më e madhe se sa numri që duhej për zgjedhjen e presidentit.

Andrea Stefani: Një president i zgjedhur nga populli mund të ndalonte këtë?

Bamir Topi: Jo. Si president ke të drejtë ta kthesh vetëm njeherë, ndërsa parlamenti ka të drejtë ta votojë sic është dhe quhet e miratuar.

Pse është larguar Biberaj nga FRD?

Bamir Topi: Nuk mund të them që ka një akt largimi të zotit Biberaj. Ai është pjesë e FRD-së dhe është i ftuar në cdo moment. Jo gjithmonë mund të kënaqë jeta politike në disa zgjidhje apo zgjedhje që bëjnë forumet. Ne jemi një parti liberale në komunikim. Në aktivitetin tim politik, jo vetëm me parti politike, por dhe në administratë nuk kam larguar njeri. Kjo parti nuk duhet të marrë atë pozicion për të cilën ka kritikuar të tjerët. Nga goja ime asnjëherë nuk ka dëgjuar kush dhe as nuk do të dëgjojë sinjalin e largimit. Unë mund të kritikohem për të kundërtën që jam më shumë liberal se c’duhet.

Mark Marku: Ka një perceptim që konsideroheni si forcë me ambicie më shumë të lokalizuar sa kombëtare?

Bamir Topi: Ky përceptim i gabuar vjen dhe për shkak të mospasqyrimit të medias të aktivitetit të FRD-së. Qysh kur FRD u krijua më 30 prill, Televizioni Publik Shqiptar, TVSH nuk e ka prononcuar qoftë edhe njëherë të vetem emrin e kësaj partie. Nuk e ka transmetuar as edhe një sekondë. Unë falenderoj mediat private që janë jashtëzakonisht larg me atë mentalitet arkaik që ka TVSH sot. Ju e dini zoti Marku, kjo jo vetëm që është e papranueshme, por është e dënueshme sepse është një televizion që operon me taksat e shqiptarëve. Ai televizion, pavarësisht që është një makineri e vjetër, infrastrukturën e ka në cdo cep të Shqipërisë, madje të kalojë edhe hapësirat dhe imazhi që krijon një televizion i shtetit është totalisht e papranueshme dhe e dënueshme që ky televizion që komandohet totalisht nga kryeministri, t’i bëjë një dëm të jashtëzkonshëm demokracisë. Ne si parti jemi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Arjan Vasjari: Më thoni dy elementë të PD dhe PS sa i përket programit ekonomik që i kundërshtoni dhe cila është alternativa?

Bamir Topi: Ne nuk kemi shpikur ndonjë model ekonomik. Partitë politike shqiptare kanë huazur dy modele. Në këndvështrimin tim nuk ka model të gabuar, por mënyra se si zbatohet modeli. Ne jemi për një taksë të tipit të sheshtë, por të cilësuar në funksion të biznesit dhe problemi këtu nuk është se si e huazon, por se si e aplikon. Këtu nuk ka një klimë normale për biznesin.

Andrea Stefani: Prekëm AK në bisedë. Në fillim është folur sikur do ishit pjesë e asaj partie. Si është e vërteta dhe cfarë marrëdhëniesh keni tani?

Bamir Topi: S’ka patur asnjë të vërtëtë, me zotin Spahiu, marrëdhëniet janë korrekte, midis dy njerëzve që kanë punuar, nuk ka asnjë komunikim në sensin e bashkëpunimit politik, nuk ka patur asnjëherë, biles kur unë jam shprehur duke kundërshtuar thëniet e kryeministrit i kam thënë që koha do të tregojë që ato që thoni nuk janë të vëerta. Sot nuk ka asnjë bashkëpunim me AK. Kemi diferenca në programin për politikë të brendshme, por sidomos në politikën e jashtme. Ne mendojmë se ndihmojmë shqiptarët në rajon vetëm nëpërmjet integrimit në BE. T.CH/

10 komente në “Topi: Duhet rrotacion politik. Shteti në duart e një individi”

  1. kolonisti says:

    ej Ed Rama, Bam Topi, Lik Meta etj:

    a do te na e hiqni qafe ket shiritpreresin apo jo ? ka vite qe shiritpreresi fle me gershere ne dore – eh c’heq lili me kete shiritpreresin!

    Ky kujton se populli ha zhavorr – i eshte bere truni rruge – rruge – rruge – i qifja udhet thone pleqte e mencur.

    O shiritpreres – populli do te te beje nje hale te madhe diku andej nga prapa dajtit – ti bej gati gersheret me pre shiritin –

    1. bbb says:

      Ate Lik Meten kot e ke vene…se Lik Meta e mbajti Salen 4 vjet ne pushtet, dmth i dha mundesi sales te priste shirita edhe per 4 vjet me shume…

  2. tironsi says:

    Bravo Z. Topi! Keni treguar qytetari dhe intelektualitet. Jemi me ju qe te shporrim nje here e mire hienat e politikes me anti-shqiptarin e Vicidolit ne krye.

  3. Shtegtari says:

    Duhet rotacion, plotesisht dakord me ty o Bame Topi, po duhen edhe TOPE per nje rotacion e per te hequr qafe Berishen.
    Veç kam frike se ty dhe Rames u a ka ngene macja TOPET

  4. Perse i zbusni gjerat, perse nuk i thoni pa dorashke shteti nuk eshte thjeshte ne doren e nje individi , pore ne dore te njemn krimineli dhe te nje tradheteri dhe nhajduti. Ket thuje jo sukur e the ti.

  5. Ajet Delaj says:

    June 12,2013
    JO CDO GJE NE RREGULL PER ATA QE KANE NJE MINIMUM INTELIGJENCE.

    Intervista ne DW e Conny McCormack, që kryeson misionin vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR.

    DW: Misioni juaj ka shprehur shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon një “motivim i saktë ligjor”.
    Conny McCormak: Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshëron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë t’i kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.

    Kur kreu i misionit te OSBE/ODHIR znj. Conny McMormack thote qe zgjedhjet nuk mund te behen pa kompozimin e KQZse dhe dhe politika hesht . Shqiptare kjo heshtje eshte kriminale pasi me koshience kampet politike po ju dergojne ne perplasje me arme per interesat e tyre me se paku meskine.
    Une e kuptoj se eshte pothuaj e pamundur per ta botuar ne shtypin e Tiranes te shkruar apo online pasi edhe “Tema” e “pamvarur” online e z Baze eshte vene ne sherbim te Rames pa kushte.
    Kryetaret e perjetshem Berisha-Rama nuk mund te realizojne zgjedhje te lira e te ndershme pasi njeri duhet ti perkase historise por jane gati ta pergjakin karriken e tyre me gjak shqiptaresh vetem ata te mos largohen.
    Zgjedhje pa albiter nuk ka bere kush gjer tani ne Europe apo Ameriken demokratike kete po e bejne vetem Berisha-Rama edhe kur albitri nderkombetar thote hapur se nuk mund te behen.
    Realisht e kuptoj Berishen ne kembenguljen e tije per te mbajtur pushtetin pasi per kete ka punuar shume ne te tera drejtimet , ne ekonomi, zaptim te te tera institucioneve kushtetuese deri edhe te KQZse qe ligjerisht duhet te jete si vullnet consensual me me shume se 2/3 .
    Une nuk arrij te kuptoj Ramen qe me nje kembe pretendon te marre pushtetin ne fushen me gjith albiter te Berishes. E thashe me nje kembe se tjetra eshte “kumara” Meta e derguar aty per interesat dhe sigurine e Berishes.
    Per te verteten nuk kam hallin e Rames pasi per te verteten nuk kan ndonje ndryshim esencial me Berishen por problemi eshte se a do njihen zgjedhje te tilla dhe a do qetsohet situata me dorheqjen e Rames pasi realisht Rama as qe do te fitoje.
    Nese realisht zgjedhjet njihen e cdo gje kalon ne qetesi jam gati ta thyej penen (jo tastieren e kompjuterit) e te bashkohem qetsisht me “opinionistet” shqiptare te “pamvarur” e lideret politike qe njeri po shkon i sigurte drejt mandatit te trete e tjetri po ben sherbimin e fundit misionit te tije prej sherbetori.
    Mua realisht nuk me intereson fituesi por procesi si mision i ndertimit dhe implementimit te demokracise pluraliste ne Shqiperi pasi fatekeqesisht shqiptaret akoma jane ne demokracine popullore me nje parti.
    Demokraci jasht parimeve , vlerave, rregullave te shoqerive perendimore e kryesisht ato Amerikane nuk mund te kete ashtu sic nuk ka pasur as ne te kaluaren ndoshta shqiptaret bejne shpikje te reja pasi vazhdojne akoma nen mesimet e shokut Ramiz duke eksploruar rruge te pashkelura (per ne North Corea)
    Ajet Delaj
    New York
    May 29, 2013
    “CDO GJE NE RREGULL”
    Studioni me vemendje tre paragrafet e meposhtem te marre nga pergjigjet e z Jonathan Moore.
    Nuk deshiroj ti komentoj pasi po e le per ju komentet por mund te them qarte se Shqiperia eshte pluralizem me nje parti, tamam sic ka thene nje zyrtar i larte Amerikan diku rreth 13 vjet te shkuara.
    Sali Berisha mund te rrije ne pushtet sa ti doje trapi me kete opozite te kapur e te tredhun. Fundi perse te mos rrije kur demokracia se bashku me institucionet funksionojne e zgjedhjet e lira e te ndershme jane te garantuar , kete e thone “opozitaret” Rama-Meta
    Suksese z Berisha
    ——————————————————————————————————————-
    Jonathan Moore: Ambasada tashmë ka folur zyrtarisht për incidentin dhe hetimin e atij incidenti. Është e ditur që SHBA ka ndihmuar vlerësimin e provave në atë rast dhe këtë e ka diskutuar me Zyrën e Prokurorisë. Ekzistojnë çështje më të gjera lidhur me kontekstin e atij incidenti dhe arsyen pse po protestonin njerëzit. Në fund të fundit, do të donim që të mbizotëronte shteti ligjor dhe që këto raste të hetohen e ndiqen penalisht si duhet. Ishte një tragjedi e madhe dhe kemi u shprehur ngushëllimet tona familjeve të viktimave.
    —————————————————————————————————————————–
    Jonathan Moore: E dyta ishte një pyetje interesante hipotetike por më lejoni t’i përgjigjem të parës në fillim. Nuk shoh ndonjë dallim mendimi midis ambasadës tonë dhe Uashingtonit. Flasim me të njëjtin zë. Ambasadori ynë ka drejtuar procesin teksa po zhvilloheshin ndryshimet në KQZ, punoi shumë fort për të përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në përpjekjet për t’u siguruar që gjërat të qëndronin sipas standardeve në KQZ. Përsëris, të gjithë e dini si u zhvilluan dhe si ndodhën gjërat. Nuk është çështje dallimi mendimesh mes njerëzve në këtë dhomë. Reagimet e mëpasme dhe zhvillimi i perceptimeve tona janë ndikuar shumë nga opinioni i opozitës. E thashë këtë në Uashington në prill dhe po e them përsëri në Tiranë në maj; e dëgjova nga Z. Meta dhe Z. Rama – ata po ecin përpara me entuziazëm të madh drejt zgjedhjeve, me besim të madh. Mbi bazën e kësaj, do të ishte e çuditshme që Shtetet e Bashkuara të bëheshin zëri kryesor që ankohej për çështje lidhur me KQZ-në, nëse njerëzit në Shqipëri ndihen rehat me këtë situatë të pafat.
    ———————————————————————————————————————————–
    Jonathan Moore: Çdo shqetësim se zgjedhjet mund të vidhen është shumë serioz. Prandaj, përsëris, ka një përpjekje kaq të gjithanshme vëzhgimi. Nuk kam dëgjuar nga udhëheqësit politikë në Shqipëri se zgjedhjet do të vidhen. Siç e përmenda më parë, kam dëgjuar shumë besim në fitoren në zgjedhje.

    Ajet Delaj
    NEW YORK

  6. albaneca says:

    z. Topi u kujtuashume vone te flase, kur u be president ju duk vetja sikur ja hodhi berishes! per lik meten jam dakort qe mbajti llumin ne pushtet dhe nuk duhet te ishte ne kualicion me ps-ne! ! tani e ka rradhen populli ti hedh fjalen e tij!
    Ate qe votojne sali berishen te gjejne vende e te futen mbas 23 qershorit, ose mos ta votojne fare!!!

    Vdekje s….t liri popullit

  7. albaneca says:

    saliu ne keto vete vjete pervec se shiti detin greqis,hidrocentralet turkut token ne porto romano serbit, vonoi nohjen e kosoves(po atyre mir ja u ben se kosovaret jane te trashe!), masakroi popullin me ane te ministrise se brendeshme duke vrare e prere polica e shqipetare dhe poshtoroj shqiperine dhe emrin e saj neper bote gje tjeter nuk bere! prandaj edhe them qe kush voton saline bene pjese ne te njejte denime qe ka im eshte kriminel po si ai! dhe mbas 23 qershorit te gjej vend se edhe vrima e miu nuk do fshehi dot!

  8. Res Pekt says:

    Ne debatin e mbremshem i nderuari zoti Topi tregoi edhe njehere aftesite e tij profesionale te shoqeruar me urtesine dhe modestine qe e karakterizon. Shpjegimi i qarte, i kuptueshem dhe plot besueshmeri qe ai i beri ngjarjes se dhunshme qe mund te kishte patur si pasoje edhe vdekjen e aktivistit te partise, si dhe menyra se si ai beri lidhjen e kesaj ngjarje te rende (barbarizem mesjetar do te ishte me e sakte) deshmon me se miri se ish-presidenti i Republikes eshte misheron virtyte te larta njerezore dhe eshte nje nder politikanet me te pjekur dhe me te matur qe ka vendi yne. Me demokrate te vertete sic jane Topi dhe Oketa e djathta shqiptare do te kishte patur nje te ardhme me te sigurte.

    Besoj se Fryma e Re Demokratike do te jete surpriza me e madhe e zgjedhjeve te 23 qershorit dhe nese ndodh keshtu shpresoj qe ajo mos te beje koalicion me pushtetaret e sotem vandale por me opoziten. Uroj qe demokratet e zhgenjyer t’i harrojne njehere e mire ngritjen unikate te dy gishtave lart e votojne FRD-ne me numrin 66 per te miren e tyre personale, per te miren e vendit dhe te popullit.

    Nese keta te zhgenjyer nuk jane te bindur akoma per mosvaresine dhe suksesin e mundshem te FRD-se dhe do te vazhdojne te lepijne kockat qe u hedh , atehere ata do te kthehen automatikisht ne vegla qorre te keqperdorimit te pushtetit nga uzurpatoret e organeve te pavarura me te rendesishme dhe nga pergjegjesit kryesore per vrasjet nga shperthimet e Gerdecit dhe vrasjet e 21 janarit.

    Kush ndjen dhimbje per keto ngjarje kaq tragjike dhe nuk mban qendrimin e duhur ne momentin e duhur eshte njeri pa dinjitet dhe pa moral. Keta njerez me falni per shprehjen populli i quan ndryshe copa mishi me dy sy.

  9. BERISHA KA NJE MELLEF NGA VITI 1997, ME SA DUKET KERKON TA REALIZOI NE KETE FILLIM SHEKULLI.

    Shqiperia eshte ne fillimin e dyte te shekullit te Pavarsise. Shekulli qe kaloi ajo pati mjefte peripeci. Qetsi degjoi nga viti 1944 deri ne vin 1990. Natyrishte ky sistem ishte diktatorial, ishte i izoluar, pore ama edhe sipas DASH ishte nje sistem kompakte dhe kopaktesoi kombin shqiptare.
    Erdhi koha dhe sistemi u be i ndergjegjeshem per ndyshim.Vet me vullnetin e lire te tije i hapi rruge pluralizmit politike.
    Si Garanci per kete ishte pa medyshje SHBA.Jo pa qellim populli shqiptare ja shtroi rrugen me qelima vizitorit te para Amerikan z. Xheimes Bejker.
    Pra shqiperia kerkoi bes teke demokracia Amerikan per te ndertuar demokracin ne shqiperi.
    Edhe sote ne planin e pergjitheshem Amerika eshte garanci per demokracin ne bote ndersa shqiperin mendojme qe e ka ne plan te pare.!
    Pore nje gje eshte me sa duket ne shqiptare duke mos ditur lojen demokratike nuk shkon kurre ne mende qe ne kete sistem demokratike lobimi qenka i ligjeshem.
    Keshtu sote po degjojme qe lobuesi Podesta qenka nje ambasador mbi ambasadorin Arvizu. Kete e them me bindje te plote.
    Duke u nisur nga Mellefi qe ka Berisha qe ne vitin 1997 ku agresivitati i tije kunder popullit te vet u nderprer nga revoltat popullore me sa duke Berish per 8 vjet e rimarrjes se pushtetit punon per kete qellim.
    Keshtu Berish loz tere guret qe ne shqiperi, te ndizet konflikte.
    Per kete me largimin e LSI-se Berisha largoni Komisionerin e saj te cilin vete e kishte miratuar.Per pasoje per kete shkelje kushtetuies dhe opozita terheqe komisioneret e Vet.
    Ketu Opozita therret faktorin nderkombetar dhe ate Amerikan ne vecanti per te ven ne vede drejtesin. Dhe ja se c`ndodhi.
    Reagimi i Ambasadorit Amerikan.Duhet rikompozim i KQZ ndersa Berisha ase qe tundet nga istikami per kete problem. Pas dy ditesh vjen ne shqiperi Podesta dhe pas podestes vjemn ne shqiperi z Jonathan Moore. I cili mban dy qendrime te kundet.
    -Ne takim me Z.Rama thot Ne opoziten nuk e lejm veten ajo ka ndihmen tone. Pase dy ditesh i mohon te tera dhe diten e kater Mustafa Nano analis deklaron. Koha e shpenzuar me z Jonathan Moore. Ishte kohe e humbur.
    Tani z. Dajti.! Ku ta gjejme ne te drejten tone.? Kush do ta vej piken mbi i. Per ironin e fatit edhe para z Jonathan Moore. Nje deklerat teper shokues beri edhe Elton Engel Senator i perjetshem Amerikan i cili the. Nuk me intereson se kush eshte ne KQZ dhe sa antar ka Rendesi ka te zbatohet ligji. Hajde o dajti tani dhe gjeje te verteten e kesaj situate. E si do veproj Edi Rama ne keto kushte.?
    2. Ambasadori Evropian deeklaron. KQZ munde te vazhdoje edhe me 4 antare. Ndersa OSBE /ODIR thote se eshte e pa MUNDUR CERTIFIKIMI I ZGJEDHJEVE.
    Kush duhet te leshio ne kete drejtim. ?Kush prishi raporte ne kete Drejtim?. Kush po provokon ne ket drejtim.? Perse po provokon ne ket drejtim.?
    Perse ace e veshtir qenka per Berishen te rikthej ne KQZ antarin e LSI-se te cilin vete e ka ven dhe padrejtesishte e ka hequr! Po perse behen keto o Dajti.?
    Ti e thua mire qe kjo behet edhe per te gjakosur popullin e pafajshem Pore opozita nuk ka fai Fain e ka Berisha qe bashke me Podesten, lobon kunder interesabvet demokracis ne vendin tone. Fain e kane Monopolel qe kerkoj te ruajne satukojne e tyre ku Berish u ka krijuar nje shtrat te rehatshem jo vetem ne shqiperi pore edhe ne Ballkan duke u perdor shqiperia si trampoline. Fain e kan edhe Qarqet antishqiptare te cilet me mire e duan nje Berish qe nuk klursen ase copa te Atedheut se sa nje Ram qe i dergon ne Gjykaten Kushtetues. Faine e kan o Dajti edhe ata shqiptaro Amerikane te cilet iken ne bishte te Nazizmit dhe deri sot ata ndejten ne gjumin letargjik dhe tani qe u doli gjum,i ata kerkojn larje hesapesh se ata u duket se akoma jane ne lufte duke luftuar Partizanet. Kehstu pra i gjith ky kompleksitet te qon ne konkluzionin perfundimtar se Berisha kerkon gjak shqiptare.
    Kete Berisha e kerkoi ne vitin 1991 ne Shkoder.
    Kete Berisha e kerkoi ne vitin 1997 me renjen e shtyetit.
    Kete Berisha e keroi ne vitin 1998 me vrasjen e A.Hajdarit dhe me grushtin e shtetit ne sebe te tije kundesh shqiperis.
    Kete e kerkoi ne vitin 20011
    Kete e kerkoi edhe me vjedhjen e votave. Pore z. Dajti deri tani Partioa Socialiste e shqiperise e ka shmangur me sukse. Te shofi do te jete ne gjendje ta shmange perseri ket situat tejet te rrezikshme qe krijoi Berisha me keto struktura qe ti numerova me larte.? Le te shofim. Edi Rama eshte i afte, pore Berisha eshte provokator dhe ka mbeshtetjen e te gjitha atyre stukturave qe te thesh me larte.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje